Visar Ymeri

Ymeri: Asnjë vendim madhor për Kosovën nuk po e marrin dot pa miratimin e Aleksander Vuçiqit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shprehur bindjen se asnjë vendim madhor për Kosovën nuk po e marrim dot pa miratimin e Aleksander Vuçiqit, kryeministër i Serbisë. “Dialogu në Bruksel dhe produkti politik i tij Lista ‘Srpska’ (si pararojë politike e plotësim emërtimi i konstruktit institucional ‘Zajednica’) po e bëjnë qeverinë e Serbisë faktor vendimmarrës të patejkalueshëm në Kosovë”, ka thënë Ymeri. Sipas tij, nënshtrimi politik na e pamundëson pavarësimin ekonomik. “Energji elektrike këmbejmë më shumë me Serbinë se sa me Shqipërinë. Mallra më shumë blejmë prej Serbisë se sa prej Shqipërisë. Vendimin për Kodin telefonik për Kosovën, përmes marrëveshjes në Bruksel, regjimi ia lë në dorë tërësisht Serbisë. Policia e Serbisë hyn në territorin e Kosovës kur të dojë”, ka thënë Ymeri. “Në UNESCO nuk na pranuan për shkak të fushatës raciste të Serbisë e dështimit amator të Thaçit. Anëtarësimi në UNESCO do të nënkuptonte ndarje nga Serbia sepse trashëgiminë kulturore e historike e kemi të uzurpuar nga Serbia”. Ky shtet nuk po largohet nga Serbia. Kjo është fatkeqësia e parë. Njëkohësisht po kërcënon të na largojë nga Shqipëria. Kjo është fatkeqësia e dytë”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …