Monthly Archives: October 2016

Enver Hoxhaj: Shqipëria të mos përzihet në punët tona të brendshme, nuk na nevojitet mbështetje e Tiranës (!)

Enver Hoxhaj

Pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi  Rama në Beograd, ku ndër të tjera janë prekur edhe çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe ajo e kompleksit metalurgjik të Trepçës, ka reaguar ministri i Jashtëm i Kosovës,  Enver Hoxhaj. Në një koment për një medium në Maqedoni, Enver Hoxhaj …

Më shumë...

Sot u mbajt në Prishtinë marshi protestues kundër dhunës ndaj një vajze në Rahavec

Sot u mbajt në Prishtinë marshi protestues kundër dhunës ndaj një vajze në Rahavec

Sot, në Prishtinë u mbajt një marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave, duke marrë shkas nga rasti i fundit në Ratkoc të Rahovecit, kur axha u pa duke goditur pa mëshirshëm vajzën e vëllait të tij. Marshi protestues është organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kishte nisur …

Më shumë...

Aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarë të tyre protestuan para ndërtesës së Burgut të Lypjanit

Aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarë të tyre protestuan para ndërtesës së Burgut të Lypjanit

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë të aktivistëve të arrestuar, sot para ndërtesës së Burgut të Lypjanit kanë protestuar dhe  kanë brohoritur gjatë kohës së shëtitjes së burgut, emrat e  Atdheut, Astritit dhe Egzonit. Në një njoftim të Vetëvendosjes thuhet se përmes një zërimit të lartë që mund ta dëgjonin …

Më shumë...

Aleanca e Gruas së Kosovës, ka shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare

Aleanca e Gruas së Kosovës, ka shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare

Aleanca e Gruas së Kosovës, degë e AAK-së, ka shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare të ushtruar ndaj vajzës në fshatin Ratkoc komuna e Rahovecit. “Është e pa pranueshme dhe nuk duhet të tolerohet nga askush, dhuna në shoqërinë tonë. Nuk ka asnjë arsyetim dhuna”, thuhet …

Më shumë...

Degët e LDK-së reagojnë kundër kërcënimit të drejtorit komunal të arsimit në Lipjan

LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë një takimi kanë reaguar kundër kërcënimit me armë zjarri të drejtorit komunal të arsimit në Lipjan, Rasim Hasani. “Degët e LDK-së konsiderojnë se ky sulm i kryer në objektin e Komunës së Lipjanit, është kërcënim i hapur dhe serioz ndaj jetës së drejtorit …

Më shumë...

Policia e Kosovës ka mbyllur 19 kazino e bastore në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka mbyllur 19 kazino e bastore në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët dhe zyrtarët e doganave, ka mbyllur 19 kazino e bastore në rajonin e Ferizajt. Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e rajonit të Ferizajt, mbyllja e tyre është bërë pasi që dyshohej se në ato lokale, zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të …

Më shumë...

Gëzim Hajdinaga: Bashkimi i forcave në koalicionin shqiptar, gjithsesi është një hap para

Gëzim Hajdinaga: Bashkimi i forcave në koalicionin shqiptar, gjithsesi është një hap para

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga, kryesues nga Lista që përfaqëson koalicionin “Me një qëllim”, të përbërë nga Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare-Tuz, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, ka folur për pritjet dhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje dhe për bashkimin …

Më shumë...

Ymeri: Versioni aktual i demarkacionit cakton një kufi të ri të Kosovës me Malin e Zi

Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, konsideron se marrëveshja për caktimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, nuk bën shënimin e kufirit, por cakton kufij të ri të Kosovës. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e kanë nxjerr në pah ekspertët. Vetëvendosja ka paraqitur propozimin e saj …

Më shumë...

OVL e UÇK-së, është duke mbajtur Kuvendin e Katërt zgjedhor

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke mbajtur Kuvendin e katërt zgjedhor, në “Swiss Diamond Hotel”, në Prishtinë. Ky Kuvend i rregullt mbahet në kohën çështja e veteranëve ka filluar të marrë kahe të palakmueshme jo me fajin e tyre por me trefishimin e numrit, …

Më shumë...

Turqia ftohet të investojë në Kosovë

Një delegacioni i Kosovës udhëhequr nga zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati dhe ai Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi, në Bursa të Turqisë, u takuan me krerët e Odesë së Tregtisë të këtij qyteti. Ata, me këtë rast realizuan biseda dhe prezantuan mundësitë e investimeve …

Më shumë...

Hoti: E kemi dyfishuar buxhetin për veteranët e luftës

Kryeministri Hoti raportin e Parlamentit Evropian e cilëson të ndërtuar mbi teori konspirative dhe jo real

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në “Klan Kosova” ka thënë se buxheti për vitin 2017 është buxhet zhvillimi dhe i përmbushjes së të gjitha obligimeve të disa viteve në shumë sfera. Ai ka deklaruar se rritja e arkëtimit nga Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës si dhe një disiplinë në …

Më shumë...

Edi Rama në përgjigjet e gazetarëve, pas vizitës në Nish ka veçuar edhe një “petrit selim”

Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq

Në mbarim të Forumit të biznesit Serbi-Shqipëri në Nish, kryeministri, Edi Rama ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve. I pyetur në lidhje me reagimet që kishte dhe ka krijuar ky takim, sidomos nga Petrit Selimi i PDK-së, i cili  thotë se Rama ka rënë në grackën e serbëve,  kryeministri Rama ka …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Edi Rama nuk po tregton me Kosovën, këtë po e bëjnë krerët tanë

Jakup Krasniqi

Me 13 e 14 tetor të 2016, në mediet shqiptare dhe ato serbe, u shkrua dhe u fol shumë për vizitën e Edi Ramës në Serbi, për takimin me Vuçiqin dhe paraqitjen e tij në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Gjatë paraqitjeve, ndoshta më tepër filozofike sesa politike, pati edhe …

Më shumë...

Naim Tërnava: Kemi refuzuar bashkëpunimin me Grupin terrorist të Gulenit

Mr. Naim Tërnava

Një grup i studiuesve dhe i klerikëve  islamë nga vendet evropiane dhe aziatike, po qëndrojnë në Stamboll, ku po marrin pjesë në një samit, në të cilin është diskutuar për grupin e gulenistëve (Feto), që akuzohet se qëndron prapa  puçit ushtarak të 15 korrikut në Turqi. Në këtë takim ka …

Më shumë...

“Termokos” nis sot sezonin e ngrohjes

“Termokos”, sipas parashikimeve do të nisë të shtunën sezonin e ri të ngrohjes në kryeqytet. Në një komunikatë për media thuhet se pjesa më e madhe e punimeve për rehabilitimin e rrjetit në qytet dhe renovimi komplet i 50 nënstacioneve të ngrohjes tanimë kanë përfunduar. “Ditëve të fundit janë zhvilluar me …

Më shumë...

Ministrja Bajrami priti në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë. Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Sardi rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët nga Italia, zhvillimet pozitive të …

Më shumë...