Yearly Archives: 2016

Në Mitrovicë u mbajt dëgjimi i katërt publik rreth planifikimin të buxhetit 2017-2019

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, u mbajt dëgjimi i katërt buxhetor publik, ku u diskutua rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitet 2017-2019, në fushën e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies sociale. Në këtë debat morën pjesë drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani, përfaqësues nga Drejtoria për Integrime Evropiane …

Më shumë...

Kryetari Kuçi priti në një takim, Komandantin e KFOR-it Perëndim Kolonel Giovanni GIAGHEDDU

Kryetari i komunës së Junikut z.Agron Kuçi ka pritur në një takim, Komandantin e KFOR-it Perëndim, Kolonel Giovanni GIAGHEDDU. Në këtë takim kryetari Kuçi e ka njoftuar komandantin GIAGHEDDU me zhvillimet e përgjithshme te Komunës së Junikut, i cili u impresionua me gjendjen e sigurisë dhe traditën e mire ndërqytetare …

Më shumë...

MI prezantoi projektin e autostradës së tretë në Kosovë Prishtinë-Gjilan-Konçul

Sot, Ministria e Infrastrukturës prezantoi projektin e Autostradës së tretë në Kosovë, Prishtinë-Gjilan-Konçul. Lidhur me rëndësinë e kësaj autostrade, Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, theksoi: “Është kënaqësi për mua që të ju drejtohem në këtë takim të rëndësishëm në të cilin po shpalosim disa nga projektet më vitale për ekonominë e …

Më shumë...

NISMA: Sulmi në Nicë të Francës, është sulm barbar i drejtuar kundër jetës së njerëzve të pafajshëm

NISMA për Kosovën vlerëson se sulmi në Nicë të Francës, është sulm barbar i drejtuar kundër jetës së njerëzve të pafajshëm, kundër vlerave njerëzore dhe evropiane, kundër lirisë, demokracisë dhe projekteve te qytetarisë Evropiane për paqë globale. Në këtë ditë të rëndë për qytetarët e Nicës e të Evropës, qytetarët …

Më shumë...

AAK-Deçan: Bajram Gecaj me shokë po manipulojnë opinionin lidhur me demarkacionin

Gecaj: E bojkotuam Thaçin sepse nuk e njohim më për kryetar të Kosovës

Me një kumtesë për media, dega e  AAK-së në Deçan, ka kundërshtuar Marrëveshjen e  Demarkacionit duke akuzuar me këtë qeveritarët e vendit. Në kumtesë thuhet  se kryetari i ndjerë, Ibrahim Rugova dhe emri i tij, nuk mbrohen nga disa matrapazë, që gjithë jetën e tyre s’kanë bërë gjë tjetër, përpos …

Më shumë...

Shala: Dersniku shpalos Dardaninë antike

Në vazhdën e vizitave nëpër lokalitetet arkeologjike të Kosovës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, vizitoi Dersnikun e Komunës së Klinës, ku u njoftua nga afër me gërmimet, gjetjet dhe konservimet që po bëhen në këtë lokalitet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Po ashtu, në Dersnik …

Më shumë...

Sot bëhet prezantimi i projektit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Sot më 15 korrik 2016 (E premtë), Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në prezantimin e projektit të Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë si dhe projekteve të tjera të BERZH-it, për hyrje-daljet e qytetit …

Më shumë...

KKSB në Skenderaj mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli komunal për siguri në bashkësi në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e radhës në të cilën diskutoi për tri çështje të rëndësishme; Sigurinë e përgjithshme, Gatishmërinë për sezonin e korrjeve dhe Sigurinë në komunikacion. Takimin e udhëhoqi nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ndërsa morën pjesë përfaqësues të …

Më shumë...

BIK: Sulmi i mbrëmshëm në Nice të Francës është akt barbar

BIK: Sulmi i mbrëmshëm në Nice të Francës është akt barbar

Bashkësia Islame e Kosovës ka vlerësuar se sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbarë, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva tona të përbashkëta.  “Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri ka uruar fituesen e çmimit ndërkombëtar për paqe, Valdete Idrizi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  në kabinetin e tij ka pritur Valdete Idrizi, fituesen e çmimin ndërkombëtar për paqe “ TheWIFTS Peace Award 2016”. Kryetari Bahtiri ka uruar Valdeten për çmimi e arritur, duke i dëshiruar suksese edhe në të ardhmen, e cila asnjëherë nuk është ndalur  për …

Më shumë...

Franca ka shpallur zi kombëtare treditëshe për viktimat e sulmit terrorist në qytetin e Nicës

Franca ka shpallur zi kombëtare treditëshe për viktimat e sulmit terrorist në qytetin e Nicës

Kryeministri i Francës, Manuel Valls,  ka shpallur zi kombëtare treditëshe në Francë. Më 16. 17 dhe 18  korrik flamujt kombëtarë francezë do të ulen në gjysmë shtizë. “Ne do t’i bëjmë ballë luftës që terrorizmi po na e imponon”, ka thënë Manuel Valls, për gazetën “Le Figaro”. Do ta zhvillojmë …

Më shumë...

Xhevdet Qeriqi ka akuzuar kryeministrin, Mustafa, lidhur me përpjekjet për stopimin e pagave të veteranëve të UÇK-së

Xhevdet Qeriqi

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi,  ka akuzuar kryeministrin, Isa Mustafa, lidhur me përpjekjet e tij për të stopuar procesin e pagave  për veteranët e UÇK-së. Ai ka shkruar se me kohë dhe publikisht  është tërhequr vërejtja për manipulimet  në listat e veteranëve, por Qeveria …

Më shumë...

Kryetari Begaj shpallet i pafajshëm

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është shpallur i pafajshëm në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, për “shpërdorim detyre”. Gjykata në Gjakovë, e ka shpallur të pafajshëm Begajn dhe këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i kryetarit Begaj, Emrush Kastrati, menjëherë pas përfundimit të gjykimit. Sipas avokatit Kastrati, …

Më shumë...

Qeveria sërish shtyn futjen në rend dite të ligjit për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe pse sot ka qenë e paraparë të futet në rend dite ligji për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të shtyhet  edhe pak kohë me qëllim që të diskutohet me deputetët dhe qytetarët. Sipas Mustafës, në këto diskutime …

Më shumë...

Partia FJALA dënon sulmin terrorist në Nice të Francës

Partia FJALA

Në reagimin e Partisë FJALA, lidhur me sulmin terrorist, në Nice të Francës, thuhet: Dënojmë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm terrorist që ndodhi në Nice të Francës, ku humbën jetën mbi 70 përsona dhe shumë të tjerë u lënduan. Vrasja e mbrëmshme e qytetarëve të pafajshëm është dëshmi se terroristët dhe …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Solidarizohemi me popullin francez, me familjet e viktimave që pësuan nga terrorizmi

Jakup Krasniqi

Secili njeri, pjesëtar i cilitdo komb, i cilësdo fe apo i cilësdo ngjyrë, kudo ku ai/ajo gjendet, jeton e punon, e ka për obligim njerëzor e qytetar, si qenie humane e kësaj toke të solidarizohet me viktimat e pafajshme te cilitdo vend a popull, kur njerëzit e pa fajshëm sulmohen …

Më shumë...