Kryetari, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa, kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, si dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie u munduan për më shumë se një orë të gjenin një zgjidhje për mandatin e EULEX-it i cili përfundon sonte në mesnatë. Mirëpo, …
Më shumë...Yearly Archives: 2016
Kryetari amerikan, Barack Obama, ka kritikuar retorikën antimyslimane të Donald Trumpit
Kryetari amerikan, Barack Obama, ka kritikuar retorikën antimyslimane nga kandidati i mundshëm republikan për kryetar të Shtetit, Donald Trump, duke thënë se “kjo nuk është Amerika që ne duam”. Obama ka thënë se trajtimi ndryshe i amerikanëve që janë myslimanë nuk do e bënte këtë vend më të sigurtë. Ai …
Më shumë...Hoti: Buxheti që kemi ndarë sivjet për veteranët nuk plotëson as për së afërmi kërkesat e tyre
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se buxheti i ndarë për këtë kategori është 25 milionë euro. Kjo shumë, sipas ndarjeve buxhetore, është planifikuar për një numër prej mbi 12 mijë veteranëve të luftës. Por, në muajin maj, qeveria ka ndarë për këtë kategori …
Më shumë...Zëvendës-kryeministri, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic, njofton kumtesa ministrore. Kuçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët, sidomos në ekonomi. Ai e ka njoftuar ambasadoren për “prioritetet e prioriteteve” …
Më shumë...Rrahim Pacolli ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Portalit Express
Kryetari i Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Rrahim Pacolli sot ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Gazetës Express, siç thotë ai, për shkak se emisioni i përjavshëm “Zona Express”, prodhim i gazetës, ka përdorur fotografinë e tij në mënyrë të paautorizuar në dokumentarin e …
Më shumë...Grabovci: Kufiri është zhvendosur në brendësi të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka pranuar se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është në rregull. Duke folur për një televizion lokal, ai ka thënë se kufiri historikisht ka qenë te Kulla e Zhlebit, kurse në versionin aktual të nxjerrë nga Komisioni …
Më shumë...Ministri Agani kërkon ndërprerjen e ndërtimeve në Zveçan
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, me të cilët foli rreth projektit të paralajmëruar për ndërtimin e një lagje për serbët e kthyer në këtë komunë. Ministri …
Më shumë...Kryeministri Mustafa sfidohet nga ministrat e tij serbë
Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës vazhdojnë të kenë qëndrime krejt të kundërta nga ato të kryeministrit, Isa Mustafa. Kështu, ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë se lagjja ‘Lugina e Diellit’ do të ndërtohet, pavarësisht se kundër saj është shprehur si kryeministri, Mustafa ashtu edhe ministri i …
Më shumë...Ministri Yagcilar u takua me komisionerën për mbikëqyrjen e shërbimit civil në Shqipëri
Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, priti komisionerën e shërbimit civil të Republikës së Shqipërisë Pranvera Strakoshen (me bashkëpunëtorë) të shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës Lulzim Alijaj. Gjatë …
Më shumë...Besiana me Palestër Sportive në vlerë prej 2 milion e 500 mijë eurosh
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Besianës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Besianës”, projekt ky në vlerë prej 2 milion e 500 mijë eurosh dhe sipas projeksioneve buxhetore do të …
Më shumë...Vazhdon dezinfektimi dhe dezinsektimin i objekteve publike në Deçan
Ekipi i cili ishte certifikuar nga Grupin Shumëkombësh Perëndim (MNBG-Ë) për dezinfektim dhe dezinsektimin të objekteve publike të komunës së Deçanit, është duke kryer punët më sukses në këtë drejtim. Ata sot kanë bërë dezinfektimin e Muzeut të qytetit në Deçan i cili ka të ekspozuara mbi 300 eksponate. Për …
Më shumë...Ministri i Financave nënshkruan Rregulloren për Administrimin e Fondeve të Huamarrjes
Në vazhdën e aktiviteteve të Ministrisë së Financave drejt ndërtimit të një infrastrukture ligjore e cila siguron shfrytëzim efikas dhe efektiv të parasë publike, ministri i Financave, Avdullah Hoti ka nënshkruar Rregulloren për Administrimin e Fondeve të Huamarrjes. Me këtë Rregullore, përcaktohen rregullat e shfrytëzimit të fondeve për te gjitha …
Më shumë...Agjenda e aktiviteteve me rastin e shënimit të 18 qershorit – dita e çlirimit të Skenderajt
Me rastin e shënimit të 18 qershorit ditës së çlirimit të komunës së Skenderajt, do të organizohen një varg aktivitetesh. 17/06/2016 – Ora 16:00; Shfaqet Komedia „Fakiri i Madh“ nga Teatri i Qytetit “ Kaqurrela“. Vendi: Qendra e Kulturës: ’’Hasan Prishtina“ në Skenderaj 18/06/2016 – Ora 09:00; Homazhe pranë shtatores së Komandantit …
Më shumë...Sistemi i përmbarimit në Kosovë ka ndikuar pozitivisht në sektorin bankar
Shoqata e Bankave të Kosovës e ka organizuar forumin e hapur “Sektori bankar dhe sistemi i zbatimit të kontratave në Kosovë”, ku u tha se krahasuar me disa vite më herët numri i kredive është rritur gjë që ka ndikuar në uljen e normave të interesit. Fehmi Mehmeti, Zv. Guvernator …
Më shumë...Çdo gjë gati për shënimin e 16 Qershorit në Malishevë
Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryetari Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të saj, në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 16 Qershorit. Këshilli Organizativ, ka vlerësuar se çdo gjë është …
Më shumë...Qumështarët kërkojnë mbështetje më të madhe nga Ministria e Bujqësisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të mbështes fermerët që merren me industrinë e qumështit. Nga viti 2008 e deri më tani Ministria përmes granteve në mbështetje edhe të USAID-it ka ndarë rreth 40 milionë euro grante dhe subvencione për përpunuesit e qumështit. Këtë e ka …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
