Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur takimin e radhës në të cilin ka diskutuar për: nivelin e të hyrave komunale, ridestinimin e të hyrave për vitin 2016, përgatitjet për shënimin e 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, fillimin e punimeve në …
Më shumë...Yearly Archives: 2017
Deçani Brenda këtij viti më qendër informuese për turizëm
Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj bashkë me Zenel Bunjakun koordinatorin e projektit, kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të Qendrës së Turizmit, qendër e cila i ka munguar qytetit të Deçanit. Ky projekt është investuar nga Komisioni Evropian në bashkëfinancim me komunën e Deçanit. Ky investim do të jetë …
Më shumë...Në Nishor u bë përurimi i objektit të shkollës së fshatit
Nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Bajram Curri” në Nishor të komunës së Suharekës, kanë festuar me rastin e përurimit të objektit të ri shkollor. Objekti i ri e ka zëvendësuar atë të vjetrin, i cili ka qenë njëri ndër objektet më të vjetra të shkollave të kësaj komune. Shkolla e …
Më shumë...Formohet komisioni për vlerësimin e kontratave për shfrytëzimin e hapësirave përreth Qendrës së Kulturës në Mitrovicë
Në mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve, kryesuar nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe në prani edhe të nënkryetarit për komunitete, Eroll Zekeria dhe drejtorëve të drejtorive komunale, është shqyrtuar vetëm një pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, e që kishte të bëjë me …
Më shumë...Asfaltohet rruga që lidhë fshatrat Marali dhe Maxharrë
Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Marali dhe Maxharrë. Ky projekt realizohet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Malishevës, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve, në rastin konkret, të banorëve të …
Më shumë...Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues jugosllavë kanë goditur selinë e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress
Më 27 mars të vitit 1999, në orën 8.20 minuta, dy aeroplanë bombardues të forcave jugosllave kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencinë Kosovapress. Një ditë më parë po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të SHP, Jakup Krasniqi, në Kleçkë. Sulmi nga …
Më shumë...Ka filluar pastrimi i një dege të lumit Mirusha
Ka filluar pastrimi i përroskës, degë e lumit Mirusha, që kalon në një pjesë të qytetit të Malishevës. Kjo përroskë, është një kanal i madh shkarkues i ujërave, që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin Mirusha, ndërsa gjatë shirave, disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë …
Më shumë...Fidair Berisha: Rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar për luftimin e kriminalitetit
Tani kriminaliteti është njeri ndër preokupimet qenësore në shtetin e ri të Kosovës,kur e themi këtë e kemi parasysh faktin se sa është dhe sa do të jetë stabile çështja e sigurisë kombëtare duke e marr për bazë një zhvillim kaq të hovshëm të kriminalitetit. Temat te cilat duhet të …
Më shumë...Angela Merkel dhe CDU kundër bojkotit të zgjedhjeve nga PD-ja e Bashës dhe kundër Qeverisë teknike
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe partia e Angela Merkelit, CDU, një partner i Partisë Demokratike, pozicionohet kundër bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve parlamentare nga opozita në Shqipëri. Përmes një letre të mbërritur në selinë e demokratëve, e cila mban datën 23 mars, zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në …
Më shumë...Sot në Izbicë, në 18 vjetorin e Masakrës, zbulohen pllakat për Ardita dhe Edona Behramin
Sot, më 28.03.2017, në kuadër të Manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave: Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i Ulët- të komunës së Skenderaj, në kohën kur ishin …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave parashihet të mbajë dy seanca plenare
Kuvendi këtë javë mbanë dy seanca plenare. Të enjten shqyrtohen një varg projektligjesh, ndërsa të premten zhvillohen dy debate dhe një interpelancë Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet dy herë brenda kësaj jave, më 30 dhe 31 mars 2017, në dy seanca të ndara plenare. Në seancën e …
Më shumë...McCain, i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit të konfrontimit në Ballkan
Senatori amerikan dhe kryesuesi i komitetit të Senatit për forcat e armatosura John McCain, ka deklaruar se është shumë i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit të konfrontimit në Ballkan. Ai ka paralajmëruar se SHBA-ja këtë javë do të ratifikojë Protokollin për hyrje të Malit të Zi në …
Më shumë...Amerika trajnon 25 pjesëmarrës nga SHSKUK për zhvillim të sistemeve shëndetësore dhe praktikave të mira
Me organizim të ambasadës Amerikane, Zyrën për Mbrojte dhe bashkëpunim, në Prishtinë, po mbahet DIMO Seminari “Zhvillimi i Sistemeve Shëndetësore dhe Praktikat më të Mira”. Përfaqësues të certifikuar nga Instituti i Mbrojtjes i Operacioneve Mjekësore, po mbajnë ligjërata nga lëmi i menaxhimit të sistemeve shëndetësore dhe resurseve humane për 25 …
Më shumë...Lëvizja për Drejtësi në Prizren, me nëndegë edhe në lagjen “Bazhdarhane”
Pas formimit të Këshillit nismëtar për themelim të degës së dytë në Prizren, sot u formua edhe nëndega e radhës në këtë qytet në krye me znj. Emrije Kalanderi, në lagjen “Bazhdarhane” Të pranishëm nga qendra me rastin e themelimit të nëndegës në “Bazhdarhane” ishte edhe lideri i Lëvizjes për …
Më shumë...Nisma për Kosovën “Fillimi i ri” është një mashtrim i ri i Kadri Veselit
Pas mbajtjes së Konventës së tetë të PDK-së kanë reaguar subjektet opozitare në lidhje më premtimet e kreut të kësaj partie. Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, në një konferencë për media tha se Kadri Veseli e ka obligim që para se të kërkojë një …
Më shumë...Haliti: Koalicioni qeverisës është në dorën e Veselit dhe Mustafës
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk ka informacione se ka probleme në mes të parterëve aktual të koalicionit PDK-LDK. “Nuk kam dëgjuar se ka probleme në mes të koalicionit. Sidoqoftë është në dorën e atyre që mund të flasin në …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
