Yearly Archives: 2017

Apel për kujdes në konsumim të ujit të pijes në komunën e Malishevës

Gjatë pasdites së të premtes, niveli i ujit në lumin Mirusha të komunës së Malishevës ka rënë, dhe pas intervenimit në largimin e mbeturinave në liqe, është hapur për qarkullim edhe ura në rrugën Mirushë-Gurbardh. Megjithatë, të gjithë qytetarëve, e në veçanti atyre që përdorin puset për ujë, ju bëhet …

Më shumë...

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, shënoi ditën e shkollës

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, të premten ka shënuar ditën e shkollës, ku krahas familjes së dëshmorit Kujtim Krasniqi, nxënësve, mësimdhënësve dhe menaxhmentit  të shkollës, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe mysafir …

Më shumë...

Ali Asllani: Poezi Për Atdheun

Ali Asllani: Poezi Për Atdheun

 Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!  Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ …

Më shumë...

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimet e reja të 11 profesorëve universitarë

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimet e reja të 11 profesorëve universitarë

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimet e reja. Në Këtë parti zyrtarisht kanë aderuar 11 intelektualë me profesione të ndryshme dhe profesorë universitarë. Me këtë rast, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka uruar mirëseardhje të aderuarve. Ka thënë se Kosova është në një udhëkryq dhe duhet dhënë …

Më shumë...

Zëvendës-kryeministri Limaj: Jemi të përkushtuar dhe do të mbështesim fuqishëm hapjen e vendeve të reja të punës

Limaj

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjera tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”. Me këtë rast, ai tha se ka kaluar koha kur …

Më shumë...

Gjykata Supreme e Kosovës aprovon kërkesën e PZAP-it që komuna e Burimit të shkojë rivotim

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë …

Më shumë...

BE-ja nuk do të kërkojë nga Serbia që domosdoshmërisht ta njohë pavarësinë e Kosovës

28 shtetet e BE-së janë pajtuar në një draft deklaratë për Kosovën para samitit BE-Ballkan Perëndimor

Mediet në Serbi duke u mbështetur në deklaratën e Drejtoratit të Përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare të Parlamentit Europian, shkruajnë se  Bashkimi Europian do të sqarojë për opinionin se në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, kërkesa për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Prishtinën nuk do të thotë se …

Më shumë...

ZËVENDËSMINISTRJA BURBUQE BAKIJA DEVA PRITI NË TAKIM FUTBOLLISTIN LORIK CANA

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zëvendësministrja Burbuqe Bakija –Deva, priti në takim futbollistin e njohur shqiptar Lorik Cana. Zëvendësministrja Bakija-Deva e falënderoi Canën për vizitën e tij dhe tha se kam nderin të pres në vizitë ambasadorin më të denjë të sportit në shqiptari, futbollistin Lorik Cana. Ajo …

Më shumë...

Kryetari Ilazi përcjell nga afër vërshimet dhe qëndron afër banorëve të rrezikuar

Edhe në Komunën e Kaçanikut janë duke vazhduar vërshimet në disa pjesë të cilat kanë qenë më të rrezikuara. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ishte në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar si dhe për të qëndruar afër banorëve të rrezikuar. Kryetari Ilazi tha se …

Më shumë...

Si pasojë e reshjeve bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë gjithë natës së mbrëmshme, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, e në veçanti në liqenin në Mirushë të komunës së Malishevës. Ura mbi liqenin në Mirushë, që lidhë rrugën Mirushë-Gurbardh, është mbuluar nga uji dhe është e pakalueshme. Me këtë rast, …

Më shumë...

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Çerkini: Ndërkombëtarët nuk po na ndihmojnë sa duhet

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Çerki: Ndërkombëtarët nuk po na ndihmojnë sa duhet

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është paraqitur puna për hartimin e raportit të këtij komisioni për këtë vit, ku familjarët janë ankuar që nuk ishin prezent gjatë zhvendosjes së rrobave të personave të zhdukur. Udhëheqësi i njësisë së Komisionit Qeveritar për …

Më shumë...

FMN jep asistencë Administrates Tatimore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve

FMN jep asistencë Administrates Tatimore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve

​Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim ekspertet e angazhuar, pjesë të misionit të FMN-së, të cilët gjatë pjesës së dytë të muajit nëntor të këtij viti, kanë ofruar asistencën e nevojshme teknike për analizën e të dhënave në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore. …

Më shumë...

Deputetët e Vetëvendosjesjanë deklaruar të pafajshëm, pasi që prokurori ua lexoi aktakuzën

Kryekuvendari Veseli pritet të dëshmojë kundër deputetëve: A. Kurti, D. Bujupi, A. Haxhiu dhe F. Topalli

Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë deklaruar të pafajshëm, pasi që prokurori ua lexoi aktakuzën, për hedhjen e gazit të lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Haxhiu dhe Topalli kanë shkuar në seancë në bazë të thirrjes së gjyqtarit, ndërkohë Kurti dhe Kadaj-Bujupi janë …

Më shumë...

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Rrahman Ramën

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Rrahman Ramën

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Pas vizitës së suksesshme të Zëvendës-ndihmës Sekretares së Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe Ministrit të Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, me të …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës ndanë 11 milionë euro për shëndetësi

Qeveria aprovon propozim vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike Amerikane në Gjakovë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që për Ministrinë e Shëndetësisë të ndajë 11 milionë euro. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kjo shumë do të përdoret për furnizim me barna, material shpenzues, si dhe për trajtime jashtë vendit. Po ashtu ekzekutivi ka miratuar edhe draft koncept-dokumentin për …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Me asnjë referendum politikanët nuk kanë të drejtë të falin territor të vendit tonë

Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se me asnjë referendum politikanët nuk kanë të drejtë të falin territor të vendit tonë. Politikanët të cilët marrin besimin për të qeverisur vendin, nuk ngurrojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë. “Përditë, politikanë të nivelit të …

Më shumë...