Monthly Archives: June 2018

Në Ditën e Çlirimit të Pejës-në maje të Pepajve të Rugovës në Qafë Hajlën legjendare

Në Ditën e Çlirimit të Pejës-në maje të Pepajve të Rugovës në Qafë Hajlën legjendare. Një rrugëtim ditor nëpër shtigjet e lirisë

Një rrugëtim ditor nëpër shtigjet e lirisë…   Më 16 qershor 2018, së bashku me veprimtarin, Isuf Ismajli me dy nipat e tij, Erblinin dhe Gentritin, jemi nisur për një vizitë, në Pejë. Ky qytet historik i Kosovës sot shënon Ditën e Çlirimit, shënon epokën kur 19-vjet më parë forcat …

Më shumë...

Albin Kurti: Kryetari Hashim Thaçi është gënjeshtar, i paditur dhe nuk ka kredibilitet

Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media, kryetarin Hashim Thaçi e ka quajtur gënjeshtar dhe të paditur. Ai duke  folur për dialogun me Serbinë, tha se ky dialog nuk duhet të jetë prioritet i Kosovës, por çështja e papunësisë, luftimi i krimit e korrupsionit etj. Thaçi nuk …

Më shumë...

Veseli: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë nuk nënkupton kompromis që e paralizon shtetin e Kosovës

Kadri Veseli

Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton asnjë kompromis që e paralizon shtetin e Kosovës dhe nuk nënkupton asnjë lloj ndarje, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas kësaj deklarate, kuptohet mirëfilli se kompromisi do të jetë i …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje përsëri ka shprehur kundërshtim në lidhje me projektligjin e ri për RTK-në

Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje përsëri ka shprehur shqetësim në lidhje me projektligjin e ri për RTK-në. Valon Ramadani, nga kjo parti, ka thënë se në mbledhjen e komisionit që u mbajt për këtë projektligj, s’u lejuan as mediet, as shoqëritë civile e as organizatat që monitorojnë punën në Kuvend. Ai, foli për …

Më shumë...

Deputetët e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes të Gjermanisë vizituan MFSK-në

Deputetët e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes të Gjermanisë vizituan MFSK-në

 Ministri i  Forcës së  Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në ministri një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Republikës Federale të Gjermanisë, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, në krye me z. Wolfgang Hellmich. Në takimin e përbashkët të dy delegacioneve, të kryesuara nga z. Berisha dhe z. …

Më shumë...

Deputetët e LDK-së: Vjosa Osmani, Anton Quni e Armend Zemaj takuan Komisionin e Mbrojtjes të Bundestag-ut gjerman

Deputetët e LDK-së: Vjosa Osmani, Anton Quni e Armend Zemaj takuan Komisionin e Mbrojtjes të Bundestag-ut gjerman

Deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme), Armend Zemaj (Nënkryetar i Komisionit për Integrim Evropian) dhe Anton Quni (Anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së) takuan sot deputetët e Parlamentit Gjerman që përbëjnë Komisionin e  Mbrojtjes, në krye me deputetin Wolfgang Hellmich, kryetar i Komisionit. …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë

Bazuar në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe statutin e Komunës së Malishevës, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë. Në këtë takim, kryetari Begaj, i ka informuar të pranishmit në këtë takim, me projektet në gjashtë mujorin e parë të këtij …

Më shumë...

Albulena Haxhiu arsyetoi nismën Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Albulena Haxhiu: Derisa shteti po kryen vjedhje me kontratën e Telekom Z-Mobile, Haradinaj flet për shtrembërim të fakteve

Kryetarja e Komisionit të Legjislacionit Albulena Haxhiu, ka arsyetuar nismën Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ajo ka shpjeguar se duke pasur parasysh edhe dështimin e organit të ndjekjes që të hetojë zyrtarë të lartë, të konfiskojë pasuritë e tyre, ne kemi menduar që mënyra më e …

Më shumë...

Deputetët milionerë votojnë kundër Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Pas kërkëses së kryeministrit Haradinaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Deputetët e shumicës në Komisionin e Legjislacionit nuk e kanë përkrahur në parim Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse konsiderojnë  se me këtë ligj përmbyset sistemi i drejtësisë dhe e kthen vendin në mesjetë. Projektligji mori katër vota për, pesë kundër …

Më shumë...

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi thotë se partitë politike duhet të gjejnë konsensus për temat e mëdha

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se partitë politike në vend do të gjejnë zgjidhje për temat e mëdha. Kuçi, edhe pse në qeverinë e kaluar, kishte pozita të rëndësishme, tashmë shihet rrallë, pasi është fokusuar në profesionin e vet si profesor në Universitetin e Prishtinës. Megjithatë, …

Më shumë...

Ministri Lekaj takoi Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, takoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për rrjedhën e progresit të projekteve infrastrukturore, me theks të veçantë për Autostradën R6, „Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, autoudhën Kijevë – Zahaq, modernizimin e hekurudhave në nivel …

Më shumë...

Brendi i njohur botëror i restoranteve KFC është hapur edhe në Ferizaj

Gjatë ditës së enjte në Ferizaj, është bërë hapja e restorantit KFC. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të kësaj kompanie, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtore, si dhe personalitete nga jeta politike dhe biznesore. Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, me këtë rast është …

Më shumë...

Kryetari Haliti pritet në takim nga përfaqësuesit e Komunës Pully të Zvicrës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vizitën e tij zyrtare në Zvicër është pritur në një takim miqësor nga udhëheqësit e Komunës Pully të Llozanës. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar ata mbi zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, në veçanti …

Më shumë...

Kryetari Muharremaj viziton shkollat e mesme

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar shkollat e mesme të komunës, ku ka ndjekur nga afër regjistrimet e nxënësve që po bëhen në këto institucione arsimore. Kryetari Muharremaj në një fjalë rasti tha se nxënësve i’u uroj suksese të mëtejshme në procesin mësimor dhe në zhvillimin e …

Më shumë...

Zyrtarët komunal në Suharekë inspektojnë punimet në rrugë

Inspektorët e ndërtimit të rrugëve nga Komuna e Suharekës kanë dalur në teren për të parë punimet e rrugëve lokale në ndërtim. Rrugët janë duke u rregulluar në Suharekë dhe në fshatin Sopijë. Këta zyrtarë komunal kanë kërkuar nga punëkryersit që rregullimi i këtyre rrugëve të bëhet në formën e …

Më shumë...

Komisioni Komunal i Aksionarëve të “Stacionit të Autobusave” në Rahovec mbajti takimin e parë

Është mbajtur takimi i parë i Komisionit Komunal në Rahovec të Aksionareve të “Stacionit te Autobusave” i formuar me 30.04.2018 me vendim të Kuvendit Komunal, sipas ligjit dy anëtarë janë zgjedhur nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit ndërsa një nga Qeveria Komunale. Nga Qeveria Komunale anëtar i këtij komisioni është …

Më shumë...