Monthly Archives: September 2018

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Ish-këshilltari i lartë i kryetarit Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, zotëri, Charles Kupchan, është cituar të ketë deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për t’u bërë me qëllim arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve ballkanike. Pavarësisht që ky shkëmbim …

Më shumë...

Edi Rama: Në radhë të parë i takon Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të përpunojnë një platformë për dialogun

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi. në një emision televiziv,  ka thënë se i takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të të përpunojë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarë që më takon të flas dhe të bëj …

Më shumë...

Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli ka pritur në shtëpinë e tij Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati. I pranishëm në takim ishte edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Në këtë mënyrë, Bushati ka nis vizitën në Kosovë ku do të sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare për kufijtë. Ai më parë ka …

Më shumë...

Zyra e Rregullatorit për Energji sugjeron uljen e tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Ulje të tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind kanë sugjeruar ekspertët e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Si rregullator i tregut energjetik, ky institucion çdo vit përcakton të hyrat maksimale për aktorët e energjisë elektrike në vend (KEDS, KESCO dhe KOSTT), e që grumbullohen përmes arkëtimit nga …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës e vazhdon sot seancën plenare në të cilën janë paraparë dyzetë pika të rendit të ditës

Pas kërkëses së kryeministrit Haradinaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë dyzetë pika të rendit të ditës, ndër to edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë. Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, dhe ndër pikat e mbetura janë edhe dy propozim-rezoluta të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë mjerë Kosova nëse ka mbetur në dorë të Avdullah Hotit

Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, LDK dhe LV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti hodhi akuza të forta mbi partitë e pushtetit, pak javë më parë. Hoti ka deklaruar se shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale, nga njerëz si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi. Këtyre akuzave të Hotit, iu është përgjigjur …

Më shumë...

Aleksander Vulin thotë se Ushtria e Kosovës përbën një rrezik për sigurinë në rajon

Miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, sepse ai angazhohet për Shqipërinë e Madhe, thotë Vulini i dëshpëruar

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka thënë se Ushtria e Kosovës përbën një rrezik për sigurinë në rajon, dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë. “Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojnë respektimin e Rezolutës 1244 dhe të mos lejojnë formimin e Forcave …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë

Kuvendi i Kosoves

Sot, më 14 shtator 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës mund të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Për …

Më shumë...

FILLON FAZA E DYTË E PROJEKTIT TË BRITISH COUNCIL “SHKOLLAT E SHEKULLIT 21”

Projekti i British Council “Shkollat e shekullit 21”, i cili ka filluar të implementohet gjatë vitit 2017, ka filluar fazën e dytë, në një takim ku kanë marrë pjesë drejtorët e shkollave të përzgjedhura për këtë fazë. Ky është një program rajonal, i cili tashmë ka përfshirë 10 shkolla nga …

Më shumë...

Prej një nëntorit krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional do t’i marrin rrogat me rritje

Në mbledhjen e së enjtes të Qeverisë së Kosovës, e gjashta me radhë për këtë vit, është miratuar Koncept Dokumenti për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në ekspozenë e tij tregoi se …

Më shumë...

Ushtruesja e Detyrës së ministres Arbëreshë Krasniqi takim njoftues me kryeshefat e MTI-së

Ushtruesja e detyrës së Ministres së Tregtisë dhe Industrisë Arbëreshë Krasniqi, priti në takim njoftues kryeshefat e agjencioeneve të këtij dikasteri ku diskutuan për të arriturat e ministrisë në periudhën tre mujore. Në vazhdën e këtij takimi ministrja Krasniqi u zotua se do te kryej detyrën me përkushtim dhe shprehu …

Më shumë...

Kalon në Qeveri koncept dokumenti në fushën e tregtisë

Ushtruesja e Detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar koncept dokumentin në fushën e tregtisë, dokument ky që do të rregullon tregtinë e jashtme dhe të brendshme. Krasniqi në pika të shkurtra e ka arsyetuar koncept dokumentin para kabinetit qeveritar. …

Më shumë...

Lagjja “Sherret” se shpejti me infrastrukture moderne

Banorët e lagjes “Sherret” të komunës së Ferizajt këtë të enjte, i janë gëzuar pa masë fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës si dhe rregullimin e infrastrukturës nëntokësore. Për të parë nga afër këto punime doli edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori …

Më shumë...

Ferizaj gati për aksionin e gjerë “Ta pastrojmë Kosovën” i cili fillon më 15 shtator

Paraditen e sotme, u mbajt takimi i parë i Task-Forcës për koordinimin në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”. Edhe Ferizaj, sikurse komunat tjera ka themeluar këtë trupë koordinuese, me vendim të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, e cila përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të sigurisë, përfaqësues nga kompani rajonale, drejtorë të …

Më shumë...

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Patates në Debelldeh

Nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC të enjten në Debelldeh të Vitisë është shënuar Dita e Patates. Me këtë rast është promovuar patatja e cila kultivohet në këtë lokalitet dhe e cila është e kërkuar në gjithë …

Më shumë...

Anëtarët e task forcës komunale në Rahovec për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën”, diskutojnë për  mbarëvajtjen e këtij aksioni

Anëtarët e task forcës komunale në Rahovec për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Rahovecit, kanë mbajtur takim për koordinimin dhe zhvillimin e këtij aksioni. Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit u tha anëtarëve të task forcës se besoj …

Më shumë...