Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (07.02.2019), ka kërkuar nga të gjitha departamentet përgjegjëse të ministrisë, mundësisnë e anulimit të tenderit 110 milionë euro, për 24 kilometrat Banullë – Dheu i Bardhë. Në konferencë për medie, ministri Abdixhiku tregoi se ka pranuar dy opinione zyrtare nga dy …
Më shumë...Monthly Archives: February 2020
Ministri Konjufca e pret në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të premten ka pritur në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin ka diskutuar për tema të ndryshme me interes dhe synim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai falënderoi shefin e …
Më shumë...Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri
Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rojters, e cila thirret në burime brenda institucioneve turke të sigurisë. …
Më shumë...Tinka Kurti reagon pas mosmarrjes mandatit të deputetes pas zëvendësimit të deputetëve
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar lidhur me mosmarrjen e mandatit të deputetes pas zëvendësimit të deputetëve me ata të cilët kanë marrë poste në kabinetin qeverisës. Ajo përmes një postimi në rrjetin socail ka shkruar se nuk do ta besonte asnjëherë që mund …
Më shumë...KQZ i zëvendëson njëmbëdhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga koalicioni qevërisës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar njëmbëdhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Pesë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidha Demokratike e Kosovës, kurse një nga partia e komuniteteve jo shumicë. Në mbledhjen e parë të KQZ-së, pas emërimit të anëtarëve të rinj u kërkua që të ndryshohet neni 112 i pikës …
Më shumë...Instituti i Historisë në Prishtinë, botoi veprën “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”
Instituti i Historisë në Prishtinë, botoi veprën “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo vepër është përmbledhje e punimeve, kumtesave dhe akteve të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, e cila i ka zhvilluar punimet e saj në …
Më shumë...Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e shpall datën 15 mars 2020 ditë të zgjedhjeve për kryetar të Besianës
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, e ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune, bazuar në vendimin e kryetatit Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020. Ai e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i …
Më shumë...Në moshën 86-vjeçare ka vdekur këngëtarja e mirënjohur e Kosovës, Nexhmije Pagarusha
Në moshën 86-vjeçare ka vdekur këngëtarja e mirënjohur e Kosovës Nexhmije Pagarusha, Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj. Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë. Me këtë rast kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është …
Më shumë...Nexhmi Lajçi: Vetëm Albinit në vend të urimit – të respektohen ata që në ditë të vështira i dolën zot atdheut
Ish-luftëtari i lirisë nga Zona Operative e Dukagjinit, Nexhmi Lajçi ka shkruar se UÇK-në e bënte atdhedashuria, shpirti liridashes dhe guximi për të vazhduar luftën deri në çlirim e bashkim kombetar. Ai ka shkruar kryeministrit Kurti se çdo ditë punë dhe secila detyrë shtetërore duhet të fillojë duke i nderuar …
Më shumë...Ekipet e MBPZHR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dërguar në terren ekipin e saj, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Istogut, do të evidentojë dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga erërat e forta, që kanë mbretëruar mbrëmjen e kaluar në këtë rajon. Me …
Më shumë...Edi Rama: Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë që ajo të hapet
Shqipëria nuk do të ‘qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë’ që ajo të hapet”, i tha AFP-së, kryeministri Edi Rama duke theksuar se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet, pasi ‘Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit’. Brukseli prezantoi strategjinë e re …
Më shumë...Vjosa Osmani: Përvoja e Kroacisë, shtysë për procesin e integrimit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq, me të cilën diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe rolin që Kroacia, si vend i cili e njeh mirë Kosovën, mund të luajë në procesin e integrimit më të shpejtë …
Më shumë...Ministri, Besian Mustafa, fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim Daniel Waffler, deputet në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, i shoqëruar nga Karl Kupper, përfaqësues i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi e Industri në Zvicër. Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa, ka prezantuar para …
Më shumë...Kurti e viziton Klinën për të parë dëmet e shkaktuara nga erëra, e shpreh gatishmërinë e Qeverisë për ndihmë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi mëngjesin e sotëm komunën e Klinës. Shkak i kësaj vizite janë dëmet e mëdha të shkaktuara nga erërat e forta. Për të parë nga afër gjendjen, Kurti i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa si dhe kryetari i Komunës së …
Më shumë...Sot publikohen gjetjet preliminare të raportit: “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë”
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot publikon gjetjet preliminare të raportit: “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë”, i mbështetur nga skema Fulbright. Përderisa ndikimi i fshehtë rus në Evropë ka marrë shumë vëmendje, Kosova përfaqëson një vrimë të zezë në studimin e ndikimit rus. Përmes këtij raporti, autori synon …
Më shumë...Haradinaj: Është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, për të cilin ka thënë se është mbrojtësi më i madh i shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta. “Në Kongresin amerikan, drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, Kongresmenin Eliot Engel. Është fat i madh që …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
