Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me zëvendëskryeministrat dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është diskutuar për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat dhe Këshillin e Prindërve, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit …
Më shumë...Yearly Archives: 2020
Vetëvendosja i ka dorëzuar kërkesë kryeministrit, Hoti, lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka dorëzuar sot kërkesën kryeministrit, Avdullah Hoti për shpjegime lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. “Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e …
Më shumë...Franca ka filluar manovra detare me Marinën greke para ishullit të Kretës për ta frikësuar Turqinë
Njëra nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte edhe përshkallëzimi i rrethanave në Mesdheun lindor, bëri të ditur Dojçe Vele. Sipas BE-së, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por tash për tash …
Më shumë...Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mund të ftohet në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së kryetarit, Thaçi
Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, së shpejti mund të ftohet nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë në Speciale, sipas burimeve ndërkombëtare të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së …
Më shumë...Ka vdekur veprimtari i mirënjohur, Rexhë Mehmet Krasniqi
Në moshën 66-vjeçare ka vdekur, Rexhë Mehmet Krasniqi. Ai ishte veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, qydh prej viteve të 90-të, njëri nga themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, luftëtar i lirisë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me profesion ishte inxhinier i diplomuar i teknologjisë. Rexhë Krasniqi …
Më shumë...Kryetari Haliti uron për festën e Zojës së Madhe, shpreh keqardhje që kremta kaloi me pak besimtarë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar klerin dhe besimtarët krishterë me rastin e festës së njohur si Zoja e Madhe në Letnicë, me dëshirën, para së gjithash për qetësinë dhe fisnikërinë e shpirtit. Ai ka thënë se rastet e festave duhet t’i shfrytëzojmë për lutje e urata. …
Më shumë...Sot tre të shëruar në Malishevë dhe janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona të prekur me COVID-19, janë shëruara plotësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar që mbanë Komuna e Malishevës me IKSHPK. Numri i rasteve aktive në Malishevë, është 46 raste. Rastet e …
Më shumë...Egzon Kastrati: Rëndim i ekonomisë në 3 mujorin e fundit të vitit
Masat e ndërmarrura nga ana e institucioneve për t’a ruajtur shëndetin më implikime direkte në jetën socio- ekonomike. Rënja e ofertës si pasojë e këtyre masave preventive dhe në të njejtën kohë e kërkesës agregate do të këtë pasojë negative në 3 mujorshin e fundit të vitit, kjo për arsye …
Më shumë...Bedri TAHIRI: JETULLAH RIFAT GASHI – KOMANDANT “DRENICA”
Origjinaliteti nuk përbëhet nga ajo që të thuash diçka që nuk e ka thënë askush, por që të thuash saktësisht atë që mendon. (Xhems Stefan) Gjatë luftës sonë të fundit çlirimtare, që e zhvilluan trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pati ngjarje dhe data, të cilat janë ngulitur thellë në …
Më shumë...Petrit Dibrani: Më i rëndësishëm posti i kryetarit, apo futja e kriminelëve të armatosur serbë në territorin e Kosovës
Ngarendja pas postit të Presidentit, zyrtarët shtetëror po i huton, ndërsa kriminelët serb të armatosur, këtë gjendje në maksimum po e shfrytëzojnë…. Mandati i Presidentit të Republikës, deri në muajin prill 2021, mos ngarendni mos vraponi, ju zyrtarë të shtetit, keni mjaft kohë edhe për postin e Presidentit. Kriminelët e …
Më shumë...Qytetarët duan që Kuvendi ta miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Qytetarët duan që Kuvendi ta miratojë sa më parë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me ç’rast do të mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve në Trustin Pensional. Në një anketim të realizuar nga KosovaPress shumica e qytetarëve shprehen pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Ata kanë thënë se …
Më shumë...IKSHPK: 141 raste të reja me koronavirus, 230 të shëruar dhe 11 viktima
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 440 mostra janë evidentuar 141 raste të reja të infektuar me koronavirus, 230 të shëruar dhe 11 viktima. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse …
Më shumë...Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e UÇK-së Sadri Selimin
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimin, nga Vërrnica e Vushtrrisë. Këtë e ka bërë të ditur Safet Hasani, i cili ka shprehur indinjatën e thellë ndaj atyre që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së. “Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, …
Më shumë...OBSH: Rritja më e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus është shënuar në 24 orët e fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se rritja më e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus është shënuar në 24 orët e fundit. Nga raportimet e shteteve të ndryshme anekënd botës, mësohet se numri i të infektuarave gjatë 24 orëve të fundit ka arritur gati në 300 mijë …
Më shumë...Hoti: Të respektohet vendimi i Kushtetueses për rrugën afër Manastirit të Deçanit
Kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se për rrugën afër Manastirit të Deçanit duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Duke e ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rruge në ekonominë dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit, kryeministri Hoti e mbështet shqyrtimin e të gjitha mundësive …
Më shumë...Haradinaj: Kosova është në rrugë të mirë për ta mposhtur pandeminë
Duke folur për gjendjen aktuale në fushën e shëndetësisë në vendin tonë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është në rrugë të mirë për ta mposhtur pandeminë. Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
