Testi i maturës i paraparë të mbahet në fund të muajit gusht nuk do të anulohet. Kështu ka vendosur të hënën Këshilli Shtetëror i maturës. Testi do të mbahet më 29 gusht në shkolla ashtu siç ishte përcaktuar muaj më parë. Ministria e Arsimit, përmes një përgjigje me shkrim, ka …
Më shumë...Yearly Archives: 2020
1 i shëruar sot në Malishevë dhe asnjë rast i ri
Sot është regjistruar dita e dytë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në Komunën e Malishevës, përderisa një person është shëruar plotësisht, ndërsa dje një person ka ndërruar jetë. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Numri i …
Më shumë...Sot në Komunën e Deçanit, asnjë i infektuar me COVID-19, një i shëruar
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në komunën e Deçanit nuk ka pasur asnjë të infektuar, ndërsa një person është shëruar plotësisht nga COVID19. Numri i rasteve aktive të mbetura në komunën e Deçanit me virusin SARS-CoV-2 është 37, të shëruar janë 33 dhe totali …
Më shumë...Kryetari Thaçi e krijon urdhrin “Adem Demaçi”, që do t’u ndahet personaliteteve që shquhen për qëndresë
Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, në nderim të kontributit të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare Adem Demaçi, ka vendosur të krijojë urdhrin “Adem Demaçi”. Ai në një postim ka shkruar se ky urdhër do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare. …
Më shumë...Nga testimi i 506 mostrave, 172 raste kanë rezultuar pozitive me virusin korona gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS …
Më shumë...Ambasada amerikane: Mbani maskën kur jeni në publik, sidomos kur nuk mund të qëndroni më larg se 2 metra
Tashmë nëpër rrugët e Kosovës thuajse të gjithë qytetarët shihen me maska. Kjo pasi në të kundër edhe mund të ketë dënime nga zyrtarët policorë. E ambasada amerikane në Kosovë, përmes një njoftimi ka treguar se kur është i nevojshëm përdorimi i maskës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e …
Më shumë...PDK thërret konferencë për media në orën 16:00 por pa specifikuar arsyen e kësaj konference
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj konferencë për medie. Konferenca do të filloj në orën 16:00. Në njoftimin e PDK-së nuk bëhet e ditur tema e konferencës.
Më shumë...Qeveria e miraton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet BE-së dhe Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën. Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit …
Më shumë...KKKMSH: 166 fletëparaqitje në komunën e Vitisë vetëm gjatë fundjavës ndaj atyre që nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit COVID-19
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka diskutuar serish mbi gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë. Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 62 raste aktive me …
Më shumë...Edhe pse me staf të reduktuar, të gjitha shërbimet vazhdojnë të kryhen normalisht
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje u bë e ditur se …
Më shumë...22 VITE NDERË DHE LAVDI PËR HERONJËT E BETEJËS SË JUNIKUT
Komuna e Junikut kujtonë rënien e lavdishme të heronjve Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, 22 vite më parë. Heronjtë të cilët para jetës së tyre vunë idealin për liri, të cilët me 29 Maj 1998 u bënë krah i fortë i djemve të Junikut të rrethuar …
Më shumë...Hoti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin, këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hot ka mbajtur një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, ku biseduan për gjendjen e përgjithshme të kësaj ndërmarrje. Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin. Ai tutje ka thënë se së shpejti do të diskutohet edhe për planin për …
Më shumë...Në komunën e Deçanit edhe 4 raste te reja dhe 4 të shëruar
Nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës u njoftuan se të dielën, janë shëruar edhe katër qytetare të Deçanit, dhe katër raste te reja pozitive me #COVID19. Një rast nga Irzniqi, dy raste nga Lluka e Ulët dhe një rast nga Strellci i Ulët. Deri më tani në komunën e …
Më shumë...IKSHPK dhe MSH apelojnë qytetarët që janë testuar pozitiv me virusin të qëndrojnë mbyllur dhe pa kontakte me të tjerët
Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar qytetarët se nëse janë testuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk kanë simptoma, të qëndrojnë në shtëpi dhe larg njerëzve të tjerë. Ndër të tjerash u tha se nëse kanë kaluar 14 ditë nga testimi me virusin …
Më shumë...Veliu: Të gjithë policët të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka theksuar përkrahjen e fuqishme për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe përkrahjen maksimale që të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe. “Sot prita në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona …
Më shumë...Sot në Kaçanik shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit dhe rënia heroike e komandantit, Agim Bajrami
10 gushti i vitit 1998, mbetet një ditë historike për Komunën e Kaçanikut, ngase në këtë ditë, dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht komandant Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, për t’u bërë pjesë e përjetshme e historisë. Sot mbushen …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
