Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se vaksina kundër koronavirusit do të vijë në shkurt në Kosovë. Ai sot para mediave tha se janë duke punuar intensivisht për sigurimin e kësaj vaksine. Zemaj theksoi se në vendin tonë nuk do të ketë lirim të masave pasi që një vendim …
Më shumë...Monthly Archives: January 2021
KOMF-i në Kosovë ka parë me shqetësim raportimet e mediave lidhur me rastin e zhdukjes së vajzës nën moshën 18 vjeç N.N.
KOMF dënon ashpër raportimet e tilla të cilat janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, parimet etike dhe çka është më e rëndësishmja, në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës. Raportime të tilla cenojnë rëndë privatësinë dhe integritetin moral dhe psikologjik të fëmijëve. Mediat duhet të kenë parasysh që …
Më shumë...Administrata e Joe Bidenit mbështet dialogun Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian
Shtetet e Bashkuara mbështesin në mënyrë të plotë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që ka për synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, Departamenti i Shtetit rikujton …
Më shumë...Për shkak të pandemisë se koronavirusit ATK gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie të të hyrave prej 78 milionë euro
Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie të të hyrave për shkak të pandemisë Covid-19. Gjatë shpalosjes së raportit vjetor, zëvendës drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ekrem Hysenaj theksoi se 491.8 milionë euro ka qenë planifikimi i të hyrave për vitin 2020, ndërsa janë inkasuar 467 milionë …
Më shumë...KRIIK organizon Konferencën Kombëtare: “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”
Në vigjilje të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) organizon Konferencën Kombëtare “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”. Konferenca do të realizohet ditën e premte, datë 29 janar 2021 në platformën Zoom. Konferenca synon që …
Më shumë...Sadik Halitjaha: Ne veteranet e UÇK duhet ta votojmë PDK-në, sepse siguron ekonomi, zhvillim dhe garanton mbrojtjen e Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ish eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha në një tubim elektoral në Has, ndër të tjera ka kujtuar ditën kur gjatë kohës së luftës kishin kaluar nga Pashtriku në Has dhe kishin rënë në pritë të serbo sllavët. Atë ditë ka rënë Haxhi Hoti …
Më shumë...Gentian Jetishi: “Garda” e vjetër e analistëve duhet të ikë në shtëpi në ‘Dekadën e Krenarisë’!
Media janë konsideruar si pushteti i katërt. Ndonjëherë janë edhe i pari. Ishte ‘diktatura digjitale’ e cila ngufati zërin edhe të presidentit më të fuqishëm në botë. Nesër patjetër mund ta bëjë dhe për secilin. Pra media ndonjëherë mund të ketë rol më të madh se Parlamenti, Qeveria dhe Gjyqësia. …
Më shumë...Petrit Dibrani: Ta bashkojmë Shqipërinë për së gjalli dhe të mos jetojmë të ndarë, si të vdekur….!
Shqiptarët mbi 8 milion banorë në trojet e tyre etnike, janë autokton. Shqiptarët kanë tradita dhe kulturë evropiane. Shqiptarët e bashkuar janë faktor stabiliteti në Ballkanin perëndimor. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre, më tepër se një faqe në histori të Evropës. Shqiptarët duhet të bashkohen dhe ballkani perëndimor …
Më shumë...KOMF ka adresuar sot dokumentin “Një Kryeministër për Fëmijët”
Duke qenë se në Republikën e Kosovës më datë 14 Shkurt do të zhvillohen Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, KOMF ka adresuar sot dokumentin “Një Kryeministër për Fëmijët”, tek të gjitha partitë politike, duke ju rikujtuar disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe nevojës që një qeverisje e mirë t’i adresojë ato. …
Më shumë...Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, apelon për qasje të barabartë ndaj vaksinave kundër Covid-19
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen e tij për qasje të barabartë ndaj vaksinave kundër koronavirusit. “Unë dua të shfrytëzoj këtë platformë për të bërë thirrje edhe njëherë të gjitha vendet, ekonomitë dhe prodhuesit që të bashkëpunojnë me kompaninë Covax për të realizuar një qasje të …
Më shumë...Ish-komandanti i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit, Adem Shehu intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë
Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë intervistuan ushtarakun nga Shqipëria, Adem Shehu. Ai është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet lidhur me hetimet për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës. Javën e shkuar prokurorët specialë në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka …
Më shumë...Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj përfundon intervistimin disa orësh në selinë e EULEX-it
Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, nga Prizreni, është intervistuar të mërkurën për disa orë në cilësinë e dëshmitarit, në selinë e EULEX në Fushë Kosovë. Çoçaj e ka konfirmuar se ai sot është intervistuar por nuk ka dhënë detaje më tepër. Ai ishte ftuar ditë më parë nga …
Më shumë...Avdullah Hoti: Normaliteti në Kosovë do të kthehet në muajt e parë të pranverës me vaksinimin e plotë
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka përmbyllur vitin me pakon ekonomike të rimëkëmbjes më të madhen në rajon. Hoti ka thënë se tashmë është e gatshme edhe një pako tjetër prej 200 milionë eurosh. “Kjo na ka mundësuar neve që mos të kemi …
Më shumë...Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore
Ramush Haradinaj thekon se AAK-ja nuk pretendon se do të jetë partia e parë në zgjedhje, por synon bashkëqeverisjen. Ai ka thënë se orientimi i tij për postin e kryetarit të vendit lidhet me disa objektiva. “E para është përballja me Serbinë në planin e jashtëm. Objektiv është edhe çështja …
Më shumë...Bedri Hamza thotë nëse Partia Demokratike e Kosovës vjen në pushtet pensionet do të ngriten 40%
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për mundësinë e rritjes së pensioneve nëse PDK-ja vie në Qeveri. “Pensionet e pleqërisë, ato bazike janë të ulëta, pasi që jemi të vetëdijshëm se një pjesë e tyre nuk kanë pasur fatin të punojnë fare dhe me atë pension nuk …
Më shumë...Fatmir Limaj: Do të punojmë çdo ditë që zëri i çlirimtarëve dhe i vlerës së UÇK-së të dëgjohët sa më fuqishëm
“Më shumë se kurrë sot kauzës sonë i duhet mbështetja që po na jep Vitia dhe Anamoravë në përgjithësi, që zëri i çlirimtarëve të jehojë fuqishëm në Kuvend dhe kudo në kryeqendrat evropiane ku diskutohet për Kosovën”, kështu ka thënë lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka thënë se …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
