Monthly Archives: March 2023

Krerët e Listës Serbe nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës

Krerët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ia kanë rikonfirmuar ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës. Këto zgjedhje do të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre …

Më shumë...

Gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve, në Bruksel u mblodhën 7 miliardë euro, për viktimat e tërmetit në Turqi dhe në Siri

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

Gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve të zhvilluar sot në Bruksel u mblodhën 7 miliardë euro (7.5 miliardë dollarë) në grante dhe kredi për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, njoftoi sot kryeministri suedez, Ulf Kristersson. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se shuma e …

Më shumë...

Takohen në Kremlin, në një atmosferë miqësore, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Xhinping

Takohen në Kremlin, në një atmosferë miqësore, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Xhinping

Kryetari kinez Xi Jinping  ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi. Gjatë takimit me kryetarin  rus Vladimir Putin, ai u shpreh se është e vërtetë që të dy vendet tona ndajnë objektiva të njëjta ose të ngjashme. Ne kemi bërë përpjekje për prosperitetin e vendeve tona… mund të bashkëpunojmë dhe …

Më shumë...

Në Ferizaj ka nisur projekti për rregullimin e miniparqeve në qendrën e qytetit

Në Ferizaj ka nisur projekti për rregullimin e miniparqeve në qendrën e qytetit. Ishujt e deritanishëm do të rikonstruktohen, do të mbillen drunj të rinj e do të krijohen hapësira më të gjëra për lulet dekorative, për ta kthyer në një kopsht publik të bukur, qendrën e qytetit të Ferizajt.

Më shumë...

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Oral. Kjo ditë është shënuar përmes dy aktiviteteve, njëra në SHFMU “ Kenan Halimi” në Skifteraj dhe SHMFU“ Skënder Emërllahu” në Fshatin e Ri. Dr.Adnan Neziri- stomatolog dhe Dr.Mimoza Rama-stomatologe para nxënësve …

Më shumë...

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt  për vitin 2023

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt  për vitin 2023, Argjend Thaçi udhëhoqi me takimin e punës së kësaj mbledhje dhe para anëtarëve të KPF-së paraqiti rendin e punës i cili u miratua edhe me një pikë shtesë. Për Raportin e Shpenzimeve …

Më shumë...

Përfaqësues të KFOR-it dhe të LMT-së vizituan komunën e Rahovecit

Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Përparim Krasniqi dhe zyrtaren për efiçiencë, znj. Diellza Çanta, pritën në takim përfaqësues të KFOR-it dhe të LMT-së. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e investimit nga ana e KFOR-it …

Më shumë...

N.P.L Higjiena ka vazhduar me pastrimin e hapësirave në Qendrën Rinore, Villat Turistike dhe Koloninë e Artistëve

Sipas marrëveshjes së re të nënshkruar në mes të N.P.L Higjiena dhe komunës së Deçanit, përkatësisht kryetarin z.Bashkim Ramosaj, ekipet e N.P.L Higjiena kanë vazhduar me pastrimin e hapësirave në Qendrën Rinore, Villat Turistike dhe Koloninë e Artistëve! Sipas marrëveshjes do të vazhdohet në ditët në vijim edhe me punë …

Më shumë...

Smajl Latifi: Në çdo etapë ka pasur burra që i dalin në ballë përpjekjes për liri

Kryetari i Komunës së Rahavecit bashkë me Fadil Gashin, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës, familjarë të deshmorëve e qytetarë, në fshatin Dush dhe Kramovik, në 77 vjetorin e rënies, përkujtuan luftëtarët e shquar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, heronjtë e Besëlidhjes Shqiptare, si pjesë organike e LNDSH: …

Më shumë...

Bashkim Ramosaj: Për nder të 24 Marsit “Epopesë së Dukagjinit”, do të mbahen disa aktivitete

Kryetari i Komunës së Decanit z. Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se me datë 21.03.2023, për nder të 24 Marsit “Epopesë së Dukagjinit”, do të mbahen këto aktivitete: Ora 11:00 – Paniri i librit (në oborrin e komunës) Ora 12:00 – Promovimi i librit “Komiteti i Deçanit” të autorit …

Më shumë...

Nesër me 21 Mars përkujtohen tre dëshmorët e fshatit Baks të Drenicës

Dëshmorët e baksit

24 vjet më parë, më 21 mars të vitit 1999 kanë rënë ne altarin e lirisë tre dëshmorë nga fshati Baks i Skenderajt. Atë ditë kanë rënë për të mos vdekur:  Mësuesi Dëshmor Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri. Nesër në 24 vjetorin e rënies së tyre heroike,  për …

Më shumë...

Marrëveshje në Ohër është historike dhe nisja e pajtimit mes Kosovës e Serbisë, deklaron emisari amerikan, Gabriel Escobar

Gabriel Escobar

Emisari i  posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është citur të ketë deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Gjatë një diskutimi me gazetarë, Escobar u shpreh se pajtimi i arritur më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, …

Më shumë...

Gjykata Speciale kërkon se paku gjashtë vjet kohë për ta përfunduar procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale

Në Gjykatën Speciale në Hagë mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjykatësi i procedurës paraprake, ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve …

Më shumë...

Jeff Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së vendit

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë,  në Ohër është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës. Zbatimi i …

Më shumë...

Hajdar Beqa: Albin Kurti ka qenë i gatshëm që ta luftonte Asociacionin edhe me çmimin e vënies flakë institucioneve të vendit

Hajdar Beqa

Deputeti  i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hajdar Beqa, ka komentuar Marrëveshjen dhe Aneksin e Planit Franko-Gjerman, dhe takimin e Ohrit të kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuqiq. Ai e ka pyetur kryeministrin Kurti se ku kanë mbetur kauzat e mashtrimit të tij. Kush do …

Më shumë...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa, “Liria Ka Emër”

Marshojme per drejtesi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar se mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, që do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti. Këshilli shumë herë ka reaguar kundër shkeljeve të shumta që iu janë …

Më shumë...