Monthly Archives: February 2024

Kryetari Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gostivarit

Komuna e Vitisë si lider i projektit ndërkufitarë dhe komuna e Gostivarit si bashkëpërfituese e këtij projekti, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti nga Cross-border cooperation. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim koordinatorin e këtij projekti dhe …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim ministrin z. Faton Peci

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur në takim ministrin z. Faton Peci. “Pritëm sot në vizitë, ministrin z. Faton Peci dhe kabinetin e tij, ku biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në lëmin e bujqësisë e blegtorisë, si dhe vizituam disa nga pikat kyçe të cilat Deçanit i …

Më shumë...

RKL: Për ku dhe për çka po ngutet aq shumë, Albin Kurti?

Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

Veprimet që ka ndërmarrë Qeveria-Kurti, për ndalimin e dinarit të Serbisë në Kosovë dhe bastisjen e mbylljen e objekteve ku serbët e Kosovës, tani formalisht dhe pa asnjë ndikim, kanë punuar që nga paslufta dhe  ende  punojnë në të ashtuquajturat, institucione paralele,  janë kundërshtuar dhe po kundërshtohen, madje ashpër e …

Më shumë...

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, thotë se Albin Kurti i ka përçarë dhe i ka dëmtuar shumë shqiptarët e Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, në një intervistë për “Albanian Post”, ka theksuar se me 1.2 milion eurot që Qeveria e Kosovës ka ndarë gjatë vitit 2022 për tri komunat e Kosovës Lindore janë blerë votat për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që janë mbajtur më 17 dhjetor të vitit të kaluar, …

Më shumë...

Michael Martens: Po rriten tensionet në mes të Kosovës e Serbisë me rrezikun e shpërthimit të një konflikti të ri, në rajon

Gazetari i njohur gjerman, Mihael Martens, në një postim të tij  ka shkruar për tensionet  në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rrezikun e shpërthimit të një konflikti të ri në rajon. Ai ka apostrofuar  një shkrim të tij të vitit 2022 kur kishte argumentuar se s’kishte rrezik për një …

Më shumë...

Pensionohet puntorja e Institutit të Historisë, Bukurije Kukaj Grajqevci, motër dhe nënë dëshmori

Sot, është pensionuar zonja, Bukurije Kukaj Grajqevci, puntore e Institutit të Historisë që nga viti 1976 në Prishtinë. Organizimi i ceremonisë së pensionimit u realizua nga drejtoresha Teuta Shala pranë Institutit të Historisë “ Ali Hadri”.  Në fjalën e saj, drejtoresha Shala vlerësoi kontributin e zonjës Bukurije për angazhimin dhe …

Më shumë...

Shtyhet seanca gjyqësore kundër 4 zyrtarëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, më 21 mars 2018

Është shtyrë sërish seanca e shqyrtimit fillestar në rastin penal kundër  katër zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018. Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, gjatë periudhës si deputetë të opozitës,  akuzohen se me hedhjen e gazit …

Më shumë...

Gazeta, The Guardian, shkruan se Kosova po akuzohet për rritje të tensioneve ndëretnike, pasi ka ndaluar përdorimin e dinarit serb

Gazeta  “The Guardian” ka konstatuar se  Kosova po akuzohet për rritje të tensioneve ndëretnike, pasi ka  ndaluar përdorimin e dinarit serb. Në një shkrim redaksional nënvizohen akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kundër rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar …

Më shumë...

Zef Mazi: Rrëfimi i përsëritur për luftë, ka të bëjë me ngjalljen e frikës, ndaj kujtdo që mund ta mendojë, që duhet ta heqë nga koka

Diplomati nga Shqipëria, Zef Mazi, është cituar të ketë deklaruar se armatosja e Serbisë, tollovia e Federatës së Bosnjës, blerja e armëve nga Kosova, dhe angazhimi i Shqipërisë për të shkuar në shpenzimet ushtarake në 2% të GDP, duket se reflektojnë atë që lidhet me një kërcënim. A është e …

Më shumë...

Shaip Kamberi: Nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se sot nën fishkëllimat e deputetëve të opozitës ka dështon përfundimi i seancës konstituive në Kuvendin e Serbisë. Sipas tij, ishte një teatër absurdi.  Ai shkruan se nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. …

Më shumë...

Boris Pistorius: Kosova e ka mbështetjen ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë

Ministri i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, gjatë qëndrimit për një vizitë në Kosovë ka deklaruar  se Kosova ka mbështetje ushtarake. Ai ka hënë se ne angazhohemi edhe më tej, kontingjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me …

Më shumë...

Artan Qerkini: Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve të krerëve të UÇK-së, në Hagë

Avokati, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar. Sipas tij, në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se ata lirohen nga përgjegjësia. Komunikimi avokat, klient, është …

Më shumë...

Gjykata e Apelit në Hagë, refuzoi kërkesën e Sabit Januzajt, për ta liruar përkohësisht

Gjykata e Apelit, në Hagë ka refuzuar  kërkesën e Sabit Januzajt për ta liruar përkohësisht. Paneli i Gjykatës së Apelit nuk e pranoi kërkesën për lirim të përkohshëm. Në vendim, është thënë se asnjë kusht i arsyeshëm shtesë që ai mund të vendoste nuk ishte i disponueshëm, në mënyrë adekuate …

Më shumë...

SBASHK-u ka mbajtur takim me PDK-në e LDK-në, ndërkohë është në pritje të bisedimeve edhe me Vetëvendosjen e AAK-në

SBASHK

Sindikata e Arsimit ka mbajtur takim me PDK-në e LDK-në, ndërkohë është në pritje të bisedimeve edhe me Vetëvendosjen dhe AAK-në. Tema e bisedimeve ka qenë pakënaqësia për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se qeveria ‘Kurti’ e ka shkelur ligjin. Ai thotë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Injorime dhe budallallëk i pajustifikueshëm nga persona të caktuar në seli, (6 shkurt, 1999)

Ahmet Qeriqi: Injorime dhe budallallëk i pajustifikueshëm nga persona të caktuar në seli, (6 shkurt, 1999)

Rrugës për në Berishë ende nuk ka kaluar askush para meje. Vetëm disa gjurmë lepujsh vërej nëpër rrugë. Bëj tutje duke u munduar të hapëroj ngadalë. I tretur në mendime, në derte e halle harroj dhe këmbët zënë ritmin e përditshëm të hapërimit. Më mundon kjo rrugë, por nuk mund …

Më shumë...

Ka ndërruar jetë Nasibe Hoti, nëna e dëshmorit të Kombit Dr. Fahredin Hoti

NJOFTIM Të dashura FAMILJE TË DËSHMORËVE, Familjarë dhe miq Me pikëllim të thellë dhe dhimbje ju njoftoj se sot datën 05.02.2024 ka ndërruar jetë Nasibe Hoti në moshën 91 vjeçare, nëna e dëshmorit të Kombit Dr. Fahredin Hoti. Nasibe Hoti do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një nënë …

Më shumë...