Yearly Archives: 2024

Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë, lidhur me ndalimin e përdorimi të dinarit, në Kosovë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë, lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm valuta euro të përdoret në Kosovë për operacione me para të gatshme, raportoi Tanjug. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it …

Më shumë...

Në komunën e Ferizajt diskutohet lidhur me performancën përgjatë viteve 2018-2022

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me koordinatorin e performancës komunale, Albion Sherifi si dhe zyrtarë të tjerë raportues të perfomancës komunale, janë takuar me drejtues të DEMOS-it. Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohet nga afër lidhur me performancën e komunës gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin …

Më shumë...

Bujqit ferizajas pritet të subvencionohen këtë vit me rreth 400 mijë euro

Kryesuesi i kuvendit të komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e kuvendit, ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Anëtarët e kuvendit me shumicë votash kanë bërë …

Më shumë...

Njoftim nga drejtoria komunale e arsimit në komunën e Rahovecit

Po mbahet sot trajnimi i mentorëve të angazhuar në garën e robotikës KML OPEN, me pjesëmarrës nga 25 shkollat e komunës së Rahovecit. Mentorët e secilës shkollë po trajnohen për përdorimin e mikro pajisjes “Maqueen Plus”. Mentorët e përzgjedhur nga shkollat, sot do të mësohen si të bëjnë montimin e …

Më shumë...

Latifi: Momenti kur nuk kuptohet “ironia” e momentit nga kundërshtarët e vegjël politikë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë një sqarim në lidhje me deklaratën e dhënë dje gjatë mbledhjes së kuvendit komunal. “Dje, në seancën e kuvendit, gjatë pikës së dytë të rendit të ditës, diskutova dhe iu përgjigja kuvendarëve konkretisht, si në çdo seancë në pyetjet e tyre. …

Më shumë...

Në komunën e Skenderajt u mbajt mbledhja e rregullt e kuvendit komunal

Është mbajtur sot seanca e rregullt e kuvendit komunal të komunës së Skenderajt, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorët komunal, anëtarët e Kuvendit, si dhe monitorues të punimeve të seancave. Në seancën e sotme janë diskutuar dhe …

Më shumë...

Komuna e Malishevës dhe Shoqata Humanitare “Bereqeti” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari i komunës, z. Ekrem Kastrati, sot e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, dega në Malishevë, përkatësisht përfaqësuesin e saj, z.Afrim Bytyçi, për ndërtimin e një shtëpie banimi për një familje në nevojë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, bëhet në kuadër të …

Më shumë...

Imer Hakaj me bashkëpunëtorë morën pjesë në 32 vjetorin e rënies së ”Dëshmorët e Shkollës Shqipe”

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj me bashkëpunëtorë nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale morën pjesë në 32 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve që me të drejtë njihen si ”Dëshmorët e Shkollës Shqipe”, në fshatin Uçë të Istogut. Përvjetorët si ky, përveç që shpalosin dhimbjen, ringjallin çdo herë …

Më shumë...

Përparim Gruda: Raporti i Organizatës, ”Transparenca Ndërkombëtare” vërtetoi se Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se raporti i Organizatës, ”Transparenca Ndërkombëtare”  vërtetoi se Kosova po udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar, e paaftë dhe e dëmshme për shtetin dhe qytetarët. Në një konferencë për media, ai tha se …

Më shumë...

Jorn Rohde: Raporti TI evidenton ndërhyrje të vazhdueshme të Qeverisë-Kurti në gjyqësor dhe rritje të korrupsionit

Jorn Rohde: Dërgimi i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Komisionin e Venecias është veprim i duhur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka shkruar se pret më shumë nga Kosova, pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit. Ai theksoi  se raporti evidenton shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të …

Më shumë...

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim penal kundër të akuzuarve: Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri e Besim Tahiri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim penal  kundër  të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, në rastin e njohur i “53-milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burg. Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Eset Berisha, në cilësinë …

Më shumë...

Në kuadër të vizitës në Amerikë, Ramush Haradinaj ka biseduar me drejtorin kryesor për Evropën e Politikat e NATO-s, Alton Buland

Në kuadër të vizitës në Amerikë, Ramush Haradinaj ka biseduar me drejtorin kryesor për Evropën e Politikat e NATO-s, Alton Buland

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar dhe ka biseduar me drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton Buland. Ai ka shkruar me këtë rast se është nder …

Më shumë...

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Prej ditës së nesërme pritet të ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo ishte çështje diskutimi në takimin e djeshëm që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak e pati me …

Më shumë...

Millosh Vuçeviq: Në periudhën me të cilën po përballet Serbia, ushtria për detyrë të ketë përgjigje për gjithçka që po bën Kosova

Milosh Vuçeviq: Nuk jam optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka deklaruar për mediet në Beograd  se në kohën  me të cilën po përballet Serbia, ushtria dhe ministria e mbrojtjes kanë për detyrë të kenë përgjigje për gjithçka që po bën Kosova, dhe jo vetëm Kosova, por për gjithë ata që kërcënojnë sigurinë …

Më shumë...

Ali Ahmeti konsideron se pa pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë Ballkan të qetë dhe në paqe

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti konsideron se pa pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë Ballkan të qetë e në paqe. Në mënyrë  që  Ballkani të jetë i qetë e në paqe të qëndrueshme janë të interesuar të gjithë partnerët tanë …

Më shumë...

Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje në Zvicër nga ansambli “Arbëresha”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje nga Ansambli “Arbëresha” dhe atë për përkrahjen e vazhdueshme. Ai këtë mirënjohje e ka pranuar në gala mbrëmjen e 20 vjetorit të këtij ansambli i cili u mbajt ditë më parë në Frauenfeld të Zvicrës. Me këtë rast kryetari …

Më shumë...