Mbi 12 mijë raste penale janë parashkruar në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, duke nxjerrë në pah dobësi serioze në sistemin e drejtësisë dhe duke ngritur pikëpyetje të mëdha për efikasitetin institucional. Sipas të dhënave nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, nga viti 2020 deri më 2024, gjithsej 12 mijë …
Më shumë...Yearly Archives: 2026
Mehmet Bislimi: DEDË GJON LULI (1840-1915)
Kryengritja antiosmane e Malësisë së Madhe Në vazhdën e kryengritjeve të shumta për çlirim e bashkim kombëtarë, pa dyshim së meriton të veçohet kryengritja e Malësisë së Madhe e cila shpërtheu me 23 mars 1911. Kryengritja e Malësisë së Madhe, pati një shtrirje gjithëpërfshirëse si: në veri, duke përfshirë Hotin, Grudën, …
Më shumë...Idriz Seferi (1847- 1927) tribun i vegjëlisë, luftëtar i paepur i çlirimit dhe i bashkimi të trojeve shqiptare
Figura e Idriz Seferit radhitet në mesin e luftëtarëve, që u bë i njohur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa prania e tij në frontet e luftës kundër pushtuesit shekullor turk, po ashtu edhe në Kuvende e Besëlidhje të kohës ka zgjatur deri në vdekjen e tij. Sipas të …
Më shumë...Haxhi Vehbi Dibra (1867 – 1937) I krishteri e myslimani janë vëllezër shqiptarë, të pandarë
Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi në Dibër të Madhe me 12 mars 1867, në familjen e nderuar të Agollëve, të njohur për veprimtari atdhetare. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare. Pas …
Më shumë...Bedri Fazli Ahmeti (1.8.1969 – 24.3.1999)
Badri Ahmeti ka lindur në fshatin Llapashticë të rajonit të Llapit. Shkollën fillore e kryen po në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesne në Besianë (ish-Podujevë), për teknik elektrik. Me mbarimin e shkollës së mesme shkon në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, për të mos e patur pengesë për të …
Më shumë...Ismet Hazir Asllani (18.8.1955-24.3.1999)
Dëshmori Ismet Hazir Asllani ka lindur në fshatin Prapashticë të krahinës malore të Gallapit. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës është njohur me emrin Ismet AsIlani – Prapashtica. Që të njihet më mirë figura e këtij dëshmori – hero, do të ishte e arsyeshme të dimë se nga vjen ky …
Më shumë...Agron Nimon Mehmetaj (2.11.1978 – 24.3.1998)
Populli ynë shumë herë gjatë historisë u bë mburojë e qytetërimit europian, kaloi nëpër sprova të shumta, por nuk u ndal kurrë në rrugën e lirisë. Nuk e gjunjëzoi as pushtimi gati njëshekullor serb, as ndarja e coptimi i padrejtë dhe robëria në krijesën artificale të quajtur Jugosllavi. Nuk pushoi …
Më shumë...Gazmend Hysen Mehmetaj (7.2.1978 – 24.3.1998)
Historinë e lavdishme të popullit shqiptar në fundshekullin që lamë pas, e shkruan me gjakun e tyre të njomë shumë djem e vajza shqiptare në pranverën e jetës së tyre, për ta bërë pranverë jetën e atdheut dhe popullit të robëruar. Njëri ndër këta bij të kombit, që veproi, luftoi …
Më shumë...Sabit Garip Loku (11.10.1979 – 24.3.1999)
Sabiti u lind më 11 tetor të vitit 1979, në fshatin Lumbadh të Kaçanikut. Prindërit e tij, Garipi dhe Hanifja u angazhuan me zell të madh për edukimin e drejtë kombëtarë të djalit të tyre, Sabitit, si dhe të gjithë familjës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen …
Më shumë...Hamdi Sejdi Sejdiu (25.4.1958 – 24.3.1999)
Familja Sejdiu nga Sllatina e Llapit, njihet për traditë të pasur kombëtare. Për shkak të vështirësive ekonomike, kjo familje u shpërngul nga Sllatina, në fshatin Repë të Besianës. Dëshmori i kombit Hamdi Sejdiu u lind më 25 prill 1958. Shkollën fillore e kreu në Pollatë, kurse Shkollën e Mesme Teknike …
Më shumë...Adnan Refik Loku (1.5.1978 – 24.3.1999)
Adnan Loku u lind më 1 maj 1978 në fshatin Lumbardh të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Për shkak të pamundësisë ekonomike për të vazhduar më tutje shkollimin mori përsipër përkujdesjen për mirëmbajtjen e familjes, meqenëse i ati kishte vdekur herët. Edhe pse kujdestar …
Më shumë...Nexhadi Ferid Kuçi (31.3.1968 – 24.3.1999)
Nexhadi Kuçi u lind më 31 mars të vitit 1968 në fshatin Lumbardh të Komunës së Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Nexhadiu nuk mund t’i vazhdonte mësimet e shkollës së mesme, sepse qysh në moshë te re u bë krah i punës në familje. Mori mori pjesë në …
Më shumë...Sabri Hamit Loku (20.5.1971 – 24.3.1999)
Dëshmori Sabri Loku u lind më 20 maj të vitit 1971 në fshatin Lumbardhë të komunës së Kaçanikut. Sabriu rrjedh nga një familje ekonomikisht të varfër, por kombëtare bujare dhe atdhedashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, dërsa të mesmen e ndërpreu për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Atë …
Më shumë...Salih Bajram Vlashi (30.3.1957 – 24.3.1999)
Salih Vlashi u lind më 30 mars 1957 në fshatin Lumbardh të Kaçanikut. Ishte biri i një familjeje të varfër liridashëse fshatare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Në pamundësi që të vazhdonte shkollimin, detyrohet të punësohet me qëllim që të mbante familjen. Salih Vlashi …
Më shumë...Isë Shaban Mërnica (5.8.1952 – 24.3.1999)
Dëshmori Isë Mërnica, bir i shtrenjtë i plejadës shqiptare të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lind më 5 korrik 1952 në fshatin Kodërflamur (ish-Vesekovc) të Shalës së Bajgorës, në një familje të shquar patriotike. Antishqiptarët titistë Ali Shukriu, Rasim Qerkezi e Milija Kovaqeviq, OZNA dhe UDB-eja nuk kishin …
Më shumë...Fatmir Sheqir Selmani (13.8.1972 – 24.3.1999)
Familja e Selmani (Tërmkolli) që jeton në Repë të Besianës është familje e shpërngulur nga Tërmka e Toplicës në kohën e shpërnguljeve të shumë familjeve shqiptare nga trojet e tyre gjatë viteve 1877-1878. Fillimisht qenë vendosur në fshatin kodrinor-malor Kokorovicë që gjendet 5-6 km. larg nga kufiri i tashëm Kosovë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
