Yearly Archives: 2026

Raporti britanik “godet” Specialen: Paraburgim i pafund, prova nga Serbia dhe dyshime për mungesë paanshmërie

Daniel Serwer: NATO-ja po mbështet fuqishëm Beogradin, kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Profesori amerikan Daniel Serwer ka theksuar raportin e ekspertëve britanikë, të cilët kanë evidentuar një numër të madh shkeljesh e problemesh në punën e Gjykatës Speciale, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën e funksionimit të kësaj gjykate dhe standardet e drejtësisë që ajo po aplikon ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Reagimi …

Më shumë...

26 deputetë morën paga pa e hapur gojën në Kuvend, VV prin me “heshtësit”

Legjislatura e 10-të, e Kuvendit të Kosovës, e cila zgjati vetëm 77 ditë, po konsiderohet jo vetëm si më e shkurtra në histori, por edhe ndër më pasivet për nga angazhimi i deputetëve. Sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, plot 26 deputetë nuk e thanë asnjë fjalë të …

Më shumë...

FMN: Kosova mbetet ekonomia më e dobët në rajon, Shqipëria kalon mbi Maqedoninë e Veriut

FMN: Kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 ka lënë shumë ekonomi prapa dhe ka keqësuar ekonomitë familjare

Sipas të dhënave më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2026, Kosova vazhdon të mbetet ekonomia me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia ruan pozitën si ekonomia më e zhvilluar në rajon. Bazuar në GDP-në për kokë banori, Serbia kryeson me …

Më shumë...

Janë mbyllur listat për deputetë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

Partitë politike në Kosovë kanë pasur afat deri mbrëmë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor. Pas dorëzimit të listave, KQZ-ja do të nisë procesin e verifikimit institucional për secilin kandidat që synon të garojë për Kuvendin …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Qëndresa titanike e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, ishte riciklim i historisë së rezistencës

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, shënoi fillimin e rezistencës aktive, me armë në dorë kundër pushtimit jugosllav të trojeve tona. Dy muaj pas larjes me gjak, nga milicia dhe ushtria jugosllave, të demonstratave dhe protestave të popullatës liridashëse të Kosovës, …

Më shumë...

Hamdi Ismet Krasniqi (13.3.1966 – 13.5.1999)

Hamdi Ismet Krasniqi (13.3.1966 – 13.5.1999)

Hamdi Krasniqi ka lindur më 13 mars 1966, në fshatin Trimor (ish-Zhilivodë) të komunës së Vushtrrisë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e ka mbaruar në Kastriot (ish-Obiliq ). Më vonë ka vazhduar studimet në Shkollën e Lartë Teknike, në Mitrovicë. Hamdiu rrjedh nga një familje …

Më shumë...

Në një mëngjes të ftohtë janari në vitin 1953, Harry S. Truman përfundoi tetë vite si President i Shteteve të Bashkuara

Në një mëngjes të ftohtë janari në vitin 1953, Harry S. Truman përfundoi tetë vite si President i Shteteve të Bashkuara, doli nga Shtëpia e Bardhë dhe hipi në një tren. Pa eskortë presidenciale. Pa ceremoni. Pa askënd që e priste në fund. Vlerësimi i tij nga publiku ishte 32%. …

Më shumë...

Dëshmitarja Fraser akuzon Prokurorinë për presion lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Dëshmitarja Helen Fraser ka deklaruar në seancën gjyqësore se prokurori Joshua Hafetz i ka bërë presion që të pranojë se rezultatet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore në vlerësimin e saj profesional. Gjatë dëshmisë, Fraser tha: “Mendoj që kam pasur mundësi të vlerësoj cilësinë e incizimit audio, por sa i …

Më shumë...

Abdixhiku lë jashtë dhjetëshes së parë Hotin e Bajramin, ndryshime të mëdha në listën e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, raportohet se ka lënë jashtë top dhjetëshes së listës zgjedhore dy prej figurave më të votuara të partisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Hoti do të mbajë numrin 11 në listë, ndërsa Bajrami numrin 12, pavarësisht se në zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin ndër kandidatët …

Më shumë...

Inflacioni në Kosovë arrin 7.5 për qind, rriten ndjeshëm çmimet e transportit dhe energjisë

Kosova po përballet me një valë të re shtrenjtimi, pasi inflacioni gjatë muajit prill 2026 ka arritur në 7.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se rritja e çmimeve po vazhdon të prekë pothuajse …

Më shumë...

Kosova thellon deficitin tregtar, mbi 7 miliardë euro importe dhe më pak se 1 miliard eksporte

Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të mbetet fuqishëm e varur nga importi edhe gjatë vitit 2025, me deficitin tregtar që ka kaluar mbi 6 miliardë euro. Të dhënat e publikuara nga Oda Ekonomike e Kosovës tregojnë një hendek të madh ndërmjet importeve dhe eksporteve, duke reflektuar dobësinë prodhuese të ekonomisë …

Më shumë...

Shqipëria përballet me rënie demografike, 2026 nis me më shumë vdekje sesa lindje

Shqipëria ka hyrë në vitin 2026 me bilanc negativ natyror të popullsisë, pasi numri i vdekjeve gjatë tremujorit të parë ka tejkaluar numrin e lindjeve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se vendi po përballet me një tkurrje të vazhdueshme demografike, ndonëse gjatë vitit 2025 shtesa natyrore kishte mbetur …

Më shumë...

U mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit , Rifat Stojkaj, Drejtor i Bujqësisë në Deçan

Sot, në praninë e shumë qytetarëve, kolegëve, përfaqësuesve institucionalë, miqve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit Drejtorit të Bujqësisë në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj. Në fjalën e tij kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se Rifati do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, …

Më shumë...

Hysni Gucati: Kërkojmë rikthimin e krahut të luftës në politikë dhe në pushtet

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka deklaruar se organizata që ai drejton synon rikthimin e përfaqësuesve të krahut të luftës në jetën politike dhe institucionale të vendit. Në një intervistë për Klan Kosova, Gucati tha se OVL-UÇK kërkon bashkëpunim me të gjitha partitë politike, por theksoi se qëllimi mbetet që …

Më shumë...

Përkujtohen në ditën e rënies dëshmorët e kombit, Milaim Krasniqi, Elmi Morina dhe Bedrush Gashi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marr pjesë në në homazhet e organizuara me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina, si dhe në 27-vjetorin e rënies heroike të Bedrush Gashit nga Drenoci. Në tri postime të ndara kryetari …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e dytë e Jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2026

Kryesuesi i Komitetit për Politikë dhe Financë në komunën e Malishevës, Fatmir Ademaj udhëhoqi me mbledhjen dhe para anëtarëve, paraqiti rendin e punës i cili u miratua me disa ndryshime, pas diskutimeve. Në këtë mbledhje u miratuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të KK të Malishevës këto pika: …

Më shumë...