R.Badallaj: Policia kuislinge përgjaku, Gani Krasniqin, babanë e dëshmorit, Labinot Krasniqi

Policinë e Qeverisë kuislinge kundër Vetëvendosjes e ndërsyen: komunisti i Titos, Isa Mustafa, Skender Hyseni, ish perkthyes i Pjetër Rugovës, Shpend Maxhuni, djali i Enver  Maxhunit, i cili  ne vitin 1981, ka shkokërdhuar dajak shqiptarët për interesa të Serbisë dhe pastaj bënte gosti magjupqe me def e me violinë me gjakësorët serbianë. Përse heshtin dhe bëhen shurdh-memecë: Shoqata e të burgosurve politik,Organizatat e dala  nga lufta dhe familjet e dëshmorëve?

 

Ditën e Flamurit, 28 Nëntor të vitit 2015, policia e Kosovës, e ndërsyer nga ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Komuniste Jugosllave (kupto serbe), argati dhe krahu i djathte e me i besuar i bandes kriminale te kryetradhtarit te kombit, Rrahman Morines dhe hajni i Diaspores, Isa Mustafa dhe bandes mafioze te Qeverise se Kosoves, arrestohet ne menyren me brutale taman si dikur, “yrnek” i milicise gjaksore te Drazh Mihajlit, duke u pergjakur, Gani Krasniqin, ish i burgosur politik, qe eshte dergjur per ceshtjen madhore kombetare kazamateve te Serbosllavise, nje nder komandantet e sukseshem dhe trim i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe babai i dëshmorit të kombit, Labinot Krasnqi, qe u flijua per trojet shqiptare dhe clirim nga zgjedha shekullore serbe dhe ne pergjithesi nga zaptuesit sllavojugor.

S´do mend se Policia e Kosoves, kishte marur urdhera nga banda mafioze e Qeverise se Kosoves, e zgjedhur me pazare te nentokes kriminale dhe asessi me voten e lire te popullit, nga Skender Hyseni, dikur perkthes i Pjeter Rugoves dhe tani Minister i Brendshem  ne Qeverine Kuislinge dhe Shpend Maxhuni, shef i kesaj policie, djali i Kadri  Maxhunit, argat i devotshem i Serbise, qe sa per t´iu perkujtuar,  ishte rrogetar i cmuar i gjaksoreve serbo-çetnik, duke rrahur per vdekje shqiptaret ne vitin 1981 dhe njekohesisht duke denuar”Nacionalizmin,seperatizmin,shovenizmin,irredentizmin,kunderrevulucionin shqiptar”.

 

Hashim Thaçi, tradhtoi dhe shkeli gjakun e Deshmoreve te Kombit

Tradhetia dhe turpi nuk ka brirë, thuhet nga anet tona ne Zhur te krahines se Lumes. Policia e Qeverise kuislinge te Kosoves, i´u turren si llave ulkonjash Gani Krasniqit,  qe familjarisht ka tradita te moçme atdhetare qe shkrova me larte, e pergjaken si te ishte nje kriminel. Hashim Thacit, kur ishte kryeminister i vendit, i shkrova nje leter te hapur e botuar ne gazeta dhe Portale (google) dhe i pata thene:… se po i largon atdhetaret dhe po i afron;udbashet, kriminele, hajnat…” dhe kjo po vertetohet per cdo dite.

Hashim Thaçi, te pakten nuk u distancua nga dhuna qe u perdor kunder bashkeluftetarit te tij nga policia e banditit  dhe titistit, Isa Mustafa dhe e Shpend Maxhunit, qe ne vitin 1981 e kendej shkokordhoi dajak shqiptaret per ineteresa serbiane dhe bente gosti me gjaksoret serbian. Nuk po them se Gani Krasniqi te jete mbi ligjin,por, nuk e meriton te rrahet nga banditet qe deri dje i kane sherbyer policise se Milosheviqit. Cili qen dhe zagar i Isa Mustafes dhe Shpend Zezes kane dhene me shume per kombin se familja e Gani Krasniqit…? Folni, edepseza, cili?

Per t´i mos i rene muhabetit rrotull, Hashim, shkele dhe tradhtove paturpsisht gjakun e Deshmoreve te Kombit. Kurre hallall mos te qofte!

Eshte e pafalshme se si heshten,  Shoqata e Burgosurve politik (te mos e permendin reagimin me nje rresht per Ganiun,sepse i mbulon hiri i kesaj zeznaje), Shoqatat e dalura nag lufta. Ose: nuk guxojnë nga Qeveria kuislinge i kobziut dhe kopilit te Titos, Isa Mustafa dhe klyshve aty rrotull, ose mvaren nga grazhdi i tyre. Turp e per faqe te zeze!

Shoqatat e Burgosurve Politik, e pranoi publikisht marren e zeze, duke thene se ka pasur presion:telefonatat… Nejse edhe marrja e zeze ze vend ne vendin qe nuk e meriton.

Sido qe te jete, nuk eshte vone qe te gjithe te ngrihemi e te reagojm kunder kapove te kesaj bande mafioze te Qeverise se kuislinge e dalur nga kanalet e pazareve dhe jo me voten e lire te popullit dhe bandave qe po e ndersejnpolicin e Qeverise kuislinge, qellimisht nuk po them policine Kosoves, sepse perdori “yrnekun” e policise te gjaksorve te Drazh Mihajlit dhe te Aleksander Rankoviqit, si ne dimrine vitit 1955-1956. Zeri i te burgosurve politik eshte ze i forte!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …