leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI UDHËHEQËSEN E ZYRËS RAJONALE TË FRANKOFONISË, ZNJ. RENNIE YOTOVA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, e priti  udhëheqësen e Zyrës Rajonale të Frankofonisë, Rennie Yotova, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të forcimit të mësimit të gjuhës frënge dhe organizimit të aktiviteteve të tjera të përbashkëta. Ministri Bytyqi e falënderoi Yotovan për vizitën dhe mbështetjen e Kosovës në avancimin e statusit të saj në kuadër të Organizatës Regjionale të Frankofonisë, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar. Ministri njëherit e falënderoi edhe për organizmin për herë të parë të Universitetit Pranveror të Frankofonisë në Prishtinë. Ministri Bytyqi u shpreh se bashkëpunimi me Ambasadën e Francës është jashtëzakonisht i mirë dhe në këtë kontekst përmendi edhe mbështetjen e studentëve përmes bursave, ndërsa tha se MAShT do angazhohet të gjejë forma të ndryshme të motivimit të të rinjve për të mësuar gjuhën frënge. Në këtë takim, gjithashtu u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit konkret, së pari në forcimin e gjuhës nga nivele të ulëta të shkollës, pastaj trajnimin e mësimdhënësve për mësimdhënie në gjuhën frënge, si dhe organizmin e aktiviteteve tjera. Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e organizmit të Forumit Rinor Botëror të Frankofonisë, ku do të marrin pjesë të rinj nga mbarë bota. Me këtë, rast ministri Bytyqi u shpreh se, MAShT do ta mbështesë këtë organizim dhe tha se, ky do të jetë një rast i mirë për të rinjtë tanë dhe vendeve të tjera që të njihen dhe të këmbejnë përvojat më të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia po përfaqëson Kosovën në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar …