Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Përmes një postimi në rrjetin social ambasadori Szunyog ka thënë se në takimin me Veselin e ka pyetur për qëndrimin e PDK-së lidhur me situatën politike në vend Kryetari i PDK-së i ka konfirmuar diplomatit çek rëndësinë e dialogut për të ardhmen evropiane të Kosovës. “Në takim me Kadri Veselin sot kam pyetur në lidhje me qëndrimin e PDK-së mbi situatën politike në Kosovë. U pajtuam që Bashkimi Evropian është mundësia e vetme e mundshme për Kosovën. U sigurova se PDK kupton plotësisht rëndësinë e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe dialogun për një të ardhme evropiane për Kosovën”, ka thënë Szunyog.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Kandidatura e Hajrullah Çekut, dorëzim i Vetëvendosjes në Prishtinë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kandidaturën e Hajrullah Çekut për kryetar të Prishtinës, duke thënë …