LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah Vjosa Osmanin për kryetare të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar një mbledhje të kryesisë për të vendosur qëndrimin final për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kyetare të Kosovës. Siç merret vesh se kryesia e LDK-së do të mblidhet sot nga orën 16:30. Vjosa Osmani e ka ushtruar detyrën e kryetarit të Kosovës për disa muaj pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Në marrëveshjen Vetëvendosje-Lista “GUXO”, Osmani ishte bërë e ditur se do të marrë pozitën e kryetarës së Kosovës.Ajo, që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si kundërkandidat për pozitën e kryetarit të vendit e kishte Ramush Haradinajn. Megjithatë, duket se i njëjti është tërhequr nga kjo garë. Ajo mund të emërohet në këtë pozitë vetëm nëse i siguron 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …