Aktivistët e PSD-së kanë shkruar në derën e Kishës serbe “Simoboli i shovinizmit bëhet faltore të cilën e bekoi, Albin Kurti

Aktivistët e PSD-së kanë shkruar në derën e Kishës serbe “Simoboli i shovinizmit bëhet faltore të cilën e bekoi, Albin Kurti

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën angleze që ishte vendosur në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Aty shkruhej në gjuhën angleze “Jezusi urren serbët”, derisa ende nuk dihet se kush është autori i këtij mbishkrimi. Më pas, aktivistët e kanë shkruar në derën e Kishës “Simoboli i shovinizmit bëhet faltore. Bekoi: Albin Kurti”. Serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare, pa kërkuar leje dhe dule i shpërfillur institucionet e vendit tonë. Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe u konsiderua si një  provokim. Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …