OAK takohet me përfaqësuesit e Ambasadës së Finlandës

OAK takohet me përfaqësuesit e Ambasadës së Finlandës

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Delegacioni i Ambasadës së Finlandës në përbërje me Janne Sykko – Këshilltar Tregtar për Regjionin e Ballkanit, Sargit Salakari – Zëvendës Shefe e Misionit dhe Jehona Ademaj Sejdiu – Këshilltare e lartë. Gjatë këtij takimi i diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Finlandës, sektorët më me potencial e investimet e mundshme që mund të realizohen. Sykko vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e OAK-së, dhe theksoi që promovimi i bizneseve tona për bashkëpunime reciproke tregtare është tejet i rëndësishëm. Ai theksoi që Kosova mund të konsiderohet si vend i përshtatshëm për të investuar, pasi që ka tatim të ulët në fitim, lokacion të përshtatshëm, popullatë të re dhe ka valutën Euro, gjë që lehtëson bashkëpunimin me vendet e Evropës. Palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjet me interes të përbashkët!

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …