leoni

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i urbanizmit Avdi Morina, sot e kanë vizituar fshatin Stapanicë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i urbanizmit Avdi Morina, sot e kanë vizituar fshatin Stapanicë, për të parë nga afër punimet në ndërtimin e një rruge ne këtë fshat, e cila tashmë është e gatshme për asfaltim. “Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi dhe i rrugëve në veçanti, vazhdon të mbetet prioritet i Komunës së Malishevës, dhe në kuadër të këtyre prioriteteve është edhe kjo rrugë” ka thënë nënkryetari Krasniqi, gjatë vizitës në Stapanicë, ku është takuar edhe me banorët e këtij lokaliteti. Krasniqi gjithashtu ka thënë se “synim i qeverisë komunale në këtë mandat është që të gjitha rrugët të rregullohen, sipas standardeve dhe nevojave të kohës”. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina ka bërë të ditur se kjo rrugë me gjatësi prej 500 metrave, është investim i Komunës së Malishevës, ndërsa punimet janë duke vazhduar sipas planit dinamik dhe shumë shpejtë do të përfundojnë punimet, përkatësisht do të bëhet asfaltimi i saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …