Kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lavdëruar kryetarin në largim të Koresë së Jugut, Moon Jae-in

Kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lavdëruar kryetarin në largim të Koresë së Jugut, Moon Jae-in

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lavdëruar presidentin në largim të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, për përpjekjet e tij për paqen në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA). Kim i ka dërguar një letër Moon-it të enjten në përgjigje të letrës së tij të lamtumirës, duke thënë se marrëdhëniet midis dy fqinjëve mund të përmirësohen, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap duke cituar presidencën e Koresë së Jugut. “Megjithëse shumëçka ka mbetur e dëshiruar, besimi im mbetet i pandryshuar se nëse Jugu dhe Veriu shprehin sinqeritetin bazuar në përpjekjet e bëra deri më tani, marrëdhëniet ndërkoreane mund të ecin përpara aq sa njerëzit duan”, ka thënë Kim në letër. Moon do të përfundojë mandatin e tij pesëvjeçar muajin e ardhshëm dhe presidenti i ri i zgjedhur, Yoon Suk-yeol, pritet të marrë detyrën më 10 maj. Në letrën e tij të lamtumirës, ​​Moon i bëri thirrje liderit të Koresë së Veriut që të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe të bëjë përpjekje për dialog me presidentin e ri të Koresë së Jugut. Shkëmbimi i letrave mes dy liderëve koreanë erdhi mes tensioneve në rritje se Veriu mund të ecë përpara për një tjetër provë bërthamore pas stërvitjeve të shumta raketore, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …