Zenel Zekolli: Ka ndërruar jetë Mihrije Qollaku-Buqa, gruaja dhe nëna e dy djemve dëshmorë: Nebihut dhe Imerit e Enverit

Luftëtari i lirisë Zenel Zekolli ka bërë të ditur se ka vdekur , bija Bllacjane,Mihrije Qollaku-Buqa. Ai me këtë rast ka shkruar: Të vizitonim në çdo pranverë, për të dhënë forcë, kurajë dhe respekt për djemtë tuaj dhe burrin që ranë për Atdhe. Por ti ishe ajo që na jepje neve vullnet dhe kurajë për të vazhduar jetën me krenari, dhe na thoshe: O vëllezërit e mi, o bijtë e mi “Liria nuk vjen pa gjak” Andaj rrini krenarë me të gjithë ata që ranë për këtë tokë! Kurse sot me 30 tetor 2022 ti ju bashkove bashkëshortit Nebihut dhe dy djemve: Imerit dhe Enverit që ranë për Lirinë e Atdheut, ju bashkove atyre që jemi krenarë me ta: Heronjve të kombit. Shkove në amshim. Djemtë e tu Xhemajli dhe Skënderi, nipat dhe mbesat që u kujdese aq shumë për ta, do të jenë çdo herë krenarë me ty, me ty Nënëloke e madhe! U prehsh në paqe pranë bijve të tu! Heroina jonë Mihrije Qollaku-Buqa. Lavdi jetës dhe veprës tuaj, bija jonë Bllacjane, ka shkruar në kujtimin e tij Luftëtari i lirisë Zenel Zekolli

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …