Ramush Ahmetaj: Rënia e këtyre trimave në fushën e nderit, tregon se sa e shtrenjët është liria

Në kujtim dhe nderim të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë për të mos vdekur kurrë në prag të ditës së lirisë së Kosovës: Muharrem Kelmendi, Islam Berisha-Lami, Fetah Selca, Adrin Kelmendi dhe Arsim Rama. Historia e këtyre dëshmorëve ndërlidhet me shumë luftëra e beteja të përgjakshme që u zhvilluan me forcat serbe në prag të agut të lirisë në Zonën Operative të Dukagjinit. Rënia e këtyre trimave në fushën e nderit, tregon se sa e shtrenjët është liria që e gëzojmë sot, të cilën nuk na fali askush, por e paguam me gjakun e qindra dëshmorëve, me sakrificat e qindra invalidëve e trimërinë e pakufi të mijëra veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto vlera kaq sublime nuk do ta lejojmë që ti nepërkambë e keqpërdorë asakush. Këto janë vlera të shejta që do të nderohen deri sa të ka shqiptar në këtë dhe.
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …