Bekim Hamez Jashari: 25 vjetori i rënies së heronjve Bedri Shala e Bekim Berisha

Sot, bashkë me familjen e nderuar Shala dhe bashkëluftëtarë të Bedriut zbuluam pllakën përkujtimore të shtëpisë çerdhe të UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari, shtëpisë së familjes së dëshmuar Shala e cila qysh në fillimet e luftës çlirimtare priti e ushqeu themeluesit e UÇK-së.
Kjo familje atdhetare ia dha UÇK-së dhe luftës për çlirim dy djemtë e saj, Bedriun dhe Shabanin, të cilët luftuan pa u ndalur për çlirimin e vendit.
Në nderim të jetës dhe veprës heroike të Bedri Shalës bëmë homazhe pranë bustit të tij në Drenas si dhe te varri në Marinë.
Jam i lumtur që heroi ynë Bedri Shala ishte në mesin e dëshmorëve që rivarrosëm nga Polaci ( ku ishin në gjendje të mjerushme) në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Sot me nder, krenari e mirënjohje të përjetshme kujtojmë e vlerësojmë lartë kthimin e Bedriut bashkë me Bekim Berishën nga mërgimi për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Abeja ishte njëri nder themeluesit e Akademisë së parë ushtarake të UÇK-së në Aqarevë, në të cilën u ngritë flamuri ynë kombëtar, nga dëshmorët Fehmi e Xhevë Lladrovci. Pikërisht në atë ditë u bë diplomimi i 11 kadetëve të UÇK-së, trima nga Aqareva dhe vendet përreth, të cilët vazhduan rrugën e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Me 10 gusht 1998, Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala e luftëtarë tjerë të Lirisë, pasi hyjnë me armatim nga Shqipëria në Kosovë, zhvillojnë luftë frontale me forcat serbe, duke rënë heroikisht në mbrojtje të vendit për të mos vdekur kurrë.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjve Bekim Berisha, Bedri Shala dhe gjithë dëshmorëve e heronjve të Lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …