Agjencia e Statistikave

ASK ka paralajmëruar se mund të ketë sërish shtyrje të procesit të regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë sërish shtyrje të procesit të regjistrimit të popullsisë. Shkak për këtë është mos furnizimi me pajisje elektronike  – tabletëve, për këtë proces. Zyrtarja e lartë për komunikim me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi, është cituar të ketë thënë se janë duke punuar për procesin e regjistrimit, por sfida kryesore mbetet sigurimi i tabletëve me anë të të cilëve do të bëhet ky regjistrim. Ajo bëri të ditur se nëse nuk mund të sigurohen tabletët brenda afatit, atëherë procesi i regjistrimit të popullsisë mund të shtyhet.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …