leoni

Kuçi priti në takim ambasadorin austriak

Kuçi priti në takim ambasadorin austriak

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në vendin tonë, Gernot Pfandler. Në këtë takim, zëvendëskryeministri vlerësoi lart bashkëpunimin ndërshtetëror, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar edhe më tej këto marrëdhënie në fusha të interesit të përbashkët. “Për Kosovën prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, integrimi evropian, si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjes së investitorëve”, ka thënë Kuçi. Ndërkaq, amabsadori i Austrisë, Gernot Pfandler vlerësoi përparimet e arritura, sidomos në fuqizimin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ai shprehu vullnetin për kultivimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve tona.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Inatet e Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për pasojat e Kosovës nga ngërçi politik. Ajo …