Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është prioritet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, ka deklaruar se  Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është  prioritet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – por Marrëveshja bazë mes dy vendeve. Ndërkohë kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar. Albin Kurti,  shtoi me këtë  rast nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia dhe për këtë ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian. Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe mos-shkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes”, tha Kurti. Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …