Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Deputetët kanë thënë se për herë të parë në historinë e Kuvendit të Kosovës, ka sabotim të Komisioneve Hetimore

Deputetët kanë thënë se për herë të parë në historinë e Kuvendit të Kosovës, ka sabotim të Komisioneve Hetimore. Ata kanë theksuar duke marrë parasysh numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara nga qeveria, është e domosdoshme formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar. Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa e Hykmete Bajrami, kanë theksuar se mospërkrahja e rezolutës në Kuvend, ku parashihej edhe formimi i këtij komisioni, tregon se partia në pushtet ka diçka për të fshehur. Këta dy deputet ka thënë se opozita e ka edhe një opsion për formimin e këtij Komisioni, duke mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shtuar se shuma e këtyre kontratave është mbi 200 milionë euro dhe janë mbi 780 kontrata të nivelit qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …