Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke vlerësuar se vendi po përballet me shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike. Sipas Behramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosova dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore. Ai ka theksuar se mungesa e pasojave për shkelësit ka krijuar precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të shtetit. Sipas deputetit të PDK-së, Republika e Kosovës sot më shumë se kurrë ka nevojë për një mekanizëm institucional të posaçëm që do ta mbrojë rendin kushtetues dhe demokracinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
