Më 1 Maj 1886 u zhvillua demostrata e përgjakëshme e punonjësve të Cikagos në SHBA ,te cilet u ngritën për të drejtat e tyre njerëzore, kundra borgjezisë reaksionare.
Borgjezia e alarmuar nga kjo demonstrate i dha urdhër policisë qe të godas mbi demostruesit duke përmbytur kështu rrugët e rrugicat e Çikagos me gjakun e shumë demostruesve.
1 Maji eshte nje dite nderi per mbare proletariatin nderkombetar;
Eshte nje dite kujtimi;
Nje dite bashkimi kunder kapitalizmit gjakpires.
Njekohesisht ne kete date , nderojme te gjithe ata luftetare , martire te sakrificave qe flijuan jeten per barazi shoqerore .
Per demokraci te vertete .
Per zhdukjen e skllaverise….
Qysh atehere kjo date lapidare perkujtohet ne te gjithe boten..
Në Shqipëri kjo date perkujtohet ,kur populli ynë mori në dorë pushtetin e tij ne v1944 , e deri më v1990, kur pushteti socialist i punëtorëve dhe i fshatarëve u rrezua.
Kjo datë lapidare, kremtohesh me madhështi nga i gjithë populli.
Dita e 1 Majit në Shqipërinë socialiste ishte një ditë gëzimi dhe hareje. I gjithë populli shqiptar manifestonte. Klasa punëtore, fshatarësia koperativiste, rinia shkollore, fëmijet e shkollave, rinia e forcave të vetëmbrojtjes të forcave popullore, shëndetësia, minatorët, ushtria jonë e pathyeshme popullore si dhe i gjithë populli, të ndarë në kuadrata sipas specialiteteve që ishin të veshur me kustume shumë ngjyrëshe, dhe me lule shumë ngjyrëshe nëper duar, parakalonin krenarë dhe te buzëqeshur përpara tribunës dhe bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”.
Në tribunë ndodheshin udhëheqësit e partisë dhe të shtetit, aty ndodhej edhe Udhëheqësi i shtrënjte i partisë dhe i popullit tonë ,shoku Enver Hoxha, i cili përshëndeste me dorë dhe buzagaz manifestuesit e shumtë të mbledhur.
Festa e parakalimeve zgjaste rreth dy orë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Kuadratet e ndryshme duke parakaluar para tribunës krijonin parulla dhe figura të ndryshme revolucionare. Klasa punëtore në tabelat dhe pankatat që mbanin në duar pasqyronin rezultatet e punës së tyre, realizimet dhe tejkalimet e planeve,qe pasqyroheshin edhe ne fytyrat e tyre te gezuara
Mbas manifestimit, njerëzit sipas shoqërisë që kishin, sipas qëndrave te punës apo dhe me familjet e tyre, organizonin dreka të këndeshme nëpër parqet dhe lulishtet, në lëndina dhe në vënde me ujë të ftohët.
I gjithë populli në të gjitha qytetet e vëndit tonë, si dhe në koperativat buqësore, dita e 1 Majit ishte plotë gjallëri.
E gjithë Shqipëria ishte në festë!
Në atë ditë beheshin bilancet e arritjeve të gjithanëshme të shoqërisë socialiste.
Ku cdo vit, 1 Maj tregonte tejkalimet nga viti i kaluar.
Cdo vit rritesh mirëqenia e popullit tonë, rritesh aftësia mbrojtëse e atdheut tonë socialist.
Ne vitin 90 pas rrëzimit te pushtetit popullor te diktatures se proletariatit ,si rezultat i tradhetise nga Ramiz Alia dhe kelyshet e tij, pushtetin e morren tradhetaret duke instaluar pushtetin e borgjezise.
Tani ne Shqiperine “demokratike” ka vrasje ,droge,prostitucion, vjedhje ,korrupsion.
Jeta e masave popullore eshte e pasigurte..
Ne Shqiperi pas vitit 1991me permbysjen e pushtetit popullor dhe socializmit, nuk kemi dhe protesta te punetoreve,sepse ajo eshte e paket ne numer dhe e paorganizuar.
Pasi borgjezia reaksionare kur erdhi në pushtet pas përmbysjes së pushtetit popullor, sipas udhëzimeve te antishqiptareve , i mbyllën fabrikat, uzinat, fermat, dhe ndërmarrjet shtetërore ku punonte i gjithë populli.
Ajo pak klasë punëtore që është, nuk është e organizuar dhe nuk ka fare të drejta sipas ligjeve në fuqi.
Për punëtorët shqiptar nuk ka më kampe pushimi sic kishte dikur në socializëm. Në Shqipëri në ”parajsën demokratike” kapitaliste nuk zbatohet 8 orarëshi i punes.
Sot punëtorët shqiptarë punojnë si robotë dhe paguhen shume pak në krahësim me punën që bëjnë dhe rendimentin që japin.
Si dhe të drejtat e tyre nuk i mbron askush. Po të ngreje ndonje zerin per te drejtat e tij , ai pushohet menjiherë nga puna.
Ata shfrytëzohen shume per punen e tyre ,duke punuar me ore te zgjatura dhe të ardhurat që marrin, nuk u mjaftojnë as për bukën e gojës.
Pra 1 Maji i kuq eshte dita nderkombetare e luftes se klases punetore kunder padrejtesive dhe shfrytezimit kapitalist .
Klasa jone punetore ne sistemin socialist e kishte kthyer 1 Majin ne dite ne feste,pasi ajo nuk kishte mbi krye shfrytezimin kapitalist dhe ishte klase ne pushtet.
Kurse ne kushtet e sotme ajo e ka humbur pushtetin ne favor te klases shfrytezuese kapitaliste.
Keshtu qe,ne vend qe te festoje e te shetise ,per inerci nga sistemi i kaluar,ajo duhet te mbushe rruget e protestes per te drejtat e saj te neperkembura:
Qe nga papunesia,mospagimi i pages,shfrytezimi i eger me paga qesharake e deri per te drejtat politike dhe shoqerore
Por ajo fatkeqesisht e ka humbur busullen,per me teper qe edhe sindikatat, qe duhet ta mbrojne,ose nuk ekzistojne ose jane kthyer ne sherbetore te kapitalisteve.
Sot ka ardhur koha qe punetoret tane revolucionare e perparimtate ta marrin vete ne dore udheheqjen dhe drejtimin e luftes per te drejtat e tyre te neperkembura brutalisht.
Ndryshe gjendja e tyre do vije duke u perkeqesuar.
Sot 1 MAJI ESHTE I KUQ DHE I TILLE DO TE JETE ,SEPSE PABARAZIA SHOQERORE PO SHTOHET ; SI DHE KAPITALIZMI PO BEHET GJITHNJE DHE ME I EGER. !
RROFTE 1 MAJI -DITA E SOLIDARITETIT TE PROLETARIATIT BOTEROR!
Shpresa Bajraktari
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
