Ramush Haradinaj: Mbretëria e Bashkuar mbetet partner kyç, anëtarësimi në NATO domosdoshmëri strategjike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Haradinaj ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme britanike për forcimin e subjektivitetit shtetëror të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai shtoi se proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, duke e cilësuar veçanërisht të rëndësishëm rolin e Londrës zyrtare. Në këtë kontekst, Haradinaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një domosdoshmëri strategjike për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …