Aeroporti i Prishtinës shton linjë të re direkte drejt Karlsruhe/Baden

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nga 3 korriku ka nisur operimin e një destinacioni të ri në rrjetin e fluturimeve, duke zgjeruar lidhjet ajrore me Gjermaninë.

Sipas njoftimit të aeroportit, në bashkëpunim me kompaninë ajrore GP Aviation është inauguruar linja e re direkte Prishtinë – Karlsruhe/Baden.

Nga Aeroporti “Adem Jashari” u bë e ditur se janë përfunduar të gjitha përgatitjet për nisjen e kësaj linje, ndërsa ekipet e aeroportit dhe të GP Aviation kanë mirëpritur pasagjerët e fluturimit të parë.

“Jemi të lumtur që po rrisim mundësitë e udhëtimit dhe po krijojmë ura të reja lidhëse”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas aeroportit, destinacioni i ri pritet të ofrojë më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës, si dhe të forcojë lidhjet ajrore me rajonin e Karlsruhe/Baden në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e …