Ferhat Dinosha është emëruar ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë

Ferhat Dinosha është emëruar ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë

Ferat Dinosha, ish ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, tani është emëruar ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë. Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka biseduar me Ferhat Dinoshën në Podgoricë në prag të marrjes së detyrës së re- Ambasador i Malit të Zi në Kosovë. Vujanoviq, ka thënë me këtë rast se janë pjekur kushtet që Mali i Zi me Kosovën të këmbejnë ambasadorët, pasi ka garanci të fuqishme se interesat dhe të drejtat e bashkësisë malazeze në Kosovë do të mbrohen dhe ky ka qenë kushti i Podgoricës për këmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivelin më të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Protestuesit bllokojnë hyrjet dhe daljet e Qeverisë dhe Kuvendit: Votojeni ligjin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat …