Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili largohet nga ky post në muajin shtator, Ruairi O’Connell, i ka reaguar ashpër ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me të cilën u takua sot. Përkundër që ajo tha të kenë biseduar rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, O’Connell e ka mohuar një …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
RKL: Shaban Mangjolli nuk ishte “kaçak mali” por luftëtari i organizuar në radhët e formacioneve luftarake të Azem Galicës
Sot me një ceremoni rasti, në fshatin Mikushnicë të Drenicës u vu gurë-themeli për ndërtimin e Shtëpisë-Muze të luftëtarit të Rezistencës Kombëtare, Shaban Mangjolli. Në fjalimin e tij Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se po vihet guri i themelit në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës e Azem Bejtës, …
Më shumë...Vendet e Quintit: Amerika, Franca, Gjermania, Italia e Anglia i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet. “Kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dyja …
Më shumë...Kadri Veseli: Mirëpresim dialogun me Serbinë, por Qeveria e Beogradit duhet të ndalojë projektet kolonizuese në Veri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, iu ka përgjigjur letrës së publikuar sot nga shtetet e QUINT-it, duke thënë se mirëpret ndihmën e shteteve Perëndimore për dialogun, mirëpo ka kërkuar nga BE-ja që të parandalojë përpjekjet serbe për destruktivitet në Kosovë. “Ne duhet t’i mbrojmë interesat e Kosovës, por …
Më shumë...U nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Qazim Zeka
Në moshën 84-vjeçare është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Qazim Zeka nga Burimi ish-Istog. Veprimtari, Qazim Zeka ka qenë mësues dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai gjatë luftës për shkak të moshës së tij është quajtur, “Plaku i Maleve’. Qazim Zeka ka qenë frymëzues i luftëtarëve …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të Ushtrisë së Kosovës
Kryetari, Hashim Thaçi, në mbështetje të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka bërë emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të FSK-së: Gjeneral brigade Enver Cikaqi, gradohet në gradën Gjeneralmajor i FSK-së dhe emërohet Zëvendëskomandant i saj. Gjeneralmajor Bashkim …
Më shumë...Ismet Azizi: Çka i tha dhe çka kërkoi Aqif Blyta nga gjenerali Eberhardt?
Në vitin 1941, kur u bë aneksimi i Kosovës dhe trojeve e tjera shqiptare me Shqipërinë, u bë ndezja e ndjenjave atdhetare. Pas kapitullimit të Jugosllavisë, patriotët shqiptarë shfaqën tendenca të hapura kombëtare. Në fillim të majit të vitit 1941, shumë atdhetarë nga Kosova që jetonin në Tiranë, Krujë, Shkodër, …
Më shumë...Ruzhdi Jashari: Reagim me shkas lidhur me shkrimin, “Keqpërdoruesit e të dhënave personale s`ka kush i sanksionon”
Sot, pata rastin të lexoj një artikull në Telegraf lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, “Keqpërdoruesit e të dhënave personale s`ka kush i sanksionon”, dhe zvarritjet që po bëhen, gati tash e 4 vjet, për emërimin e Komisionerit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën …
Më shumë...Agim Vuniqi: Në Kosovë nuk ka demokraci, ka vetëm përfaqësim!
Nuk mund të gjesh asnjë shqiptar, ose fare pak, që do të thotë se politikanët dhe qeveritarët përfaqësojnë interesat e popullit Pala kosovare ndjehet shumë komod sa i përket trajtimit të serbëve në Kosovë, sepse ata gëzojnë të drejta më shumë se çdo pakicë në botë. Ndërsa shqiptarëve autokton të …
Më shumë...Ali Hertica: Të pafuqishmit e demokracisë
Në një demokraci të plotë, qytetarët gëzojnë tre lloje të të drejtave…të drejtat civile, të drejtat politike dhe të drejtat sociale. Të drejtat civile janë më themelore, të drejtat politike bazohen në këtë, dhe të drejtat shoqërore bazohen në të drejtat politike. Asnjë e drejtë politike e drejtë pa të …
Më shumë...Frank Shkreli: Në pellgun e turpshëm të politikës shqiptare
Kur mendonim se absurditetet e klasës aktuale politike shqiptare – më shkon goja të them, “klikës politike” shqiptare, ishin shterrur tanimë, ja shënohet absurditeti i radhës, ose më mirë të themi turpi i radhës. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njofton se nja tre javë më parë është vendosur në …
Më shumë...Jakup Krasniqi: Angazhimi për ndryshim, në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe dy dekadat e fundit
Në dy dhjetëvjetëshit e parë, e veçmas në të dytin e shekullit XXI bisedohet shumë për ndryshim në qeverisjen e vendit, e ndryshimi aq i dëshiruar nuk po ndodh. Nëse bëjmë një krahasim në mes angazhimeve për ndryshim në gjysmën e dytë të shekullit XX, me dy dekadat e shekullit …
Më shumë...Pio Sabeta: Situata aktuale e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll
Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, Pio Sabeta, ka deklaruar për mediet në Serbi se situata aktuale e sigurisë në vend është e qetë dhe nën kontroll. KFOR-i po punon në bashkëpunim të ngushtë me organizata vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. Po pati kërcënim të çfarëdo lloji për …
Më shumë...Gjykata e Hagës, njëjtë sikur gjykatat e Serbisë, dënojnë kriminelët sllavë me nga një vit burg për një shqiptarë të vrarë
18-vjet më parë më 12 gusht të vitit 2001, forcat sllavomaqedonase të policisë kishin vrarë e maskaruar barbarisht dhjetë fshatarë shqiptarë në fshatin Luboten të Tetovës. Në mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë …
Më shumë...Në vit burg serbit për një shqiptar të vrarë, shtatë vjet burg shqiptarit që i ka dhënë dy shuplakë një spiuneje shqipfolëse
Po ashtu sikur gjykata e Hagës, e cila e ka dorën tepër të lirë për të gjykuar vrasësit e shqiptarëve, krejt njëjtë sipas të njëjtave standarde dënon edhe gjykata e Serbisë. Për 14 civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës, ka dënuar 10 vjet burg kriminelin, Sholaja, njëjtë sikur Gjykata e …
Më shumë...Zbehja e entuziazmit për punën e Gjykatës Speciale brengos jugo-shqipfolësit, Qeverinë në Beograd dhe Kremlinin zyrtar
Zbehja e entuziazmit për punën e mefshtë dhe të ngadalshme të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, ka shqetësuar dhe i ka brengosur shumë jugo-shqipfolës, kryesisht drejtues mediesh, kundërshtarë militantë të UÇK-së, po ashtu sikur e ka brengosur edhe Qeverinë në Beograd, por tani së fundi edhe Kremlinin zyrtar. Zëdhënësja e ministrisë …
Më shumë...