Dëshmorët

Ruzhdi Islam Salihu (15.8.1961 – 26.7.1998)

Ruzhdi Islam Salihu (15.8.1961 – 26.7.1998)

Fshati Zborc i komunës së Shtimes, ka qenë njëri ndër bedenat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lirisë së Atdheut ky fshat  i ka dhënë dëshmorët:  Ruzhdi Salihu, Hafi Bajrami dhe Sokol Dauti. Ruzhdi Salihu lindi më 15 gusht  të vitit 1961. Mësimet e para katër-vjeçare i mori në …

Më shumë...

Ali Bajram Zogaj (27.6.1972 – 26.7.1998)

Ali Bajram Zogaj (27.6.1972 - 26.7.1998)

Aliu lindi më 27 qershor të vitit 1972 në fshatin Lladroc të komunës së Malishevës. Rrjedh prej një familje të varfër, por me tradita të lashta patriotike, e cila përjetoi shumë vuajtje nga pushtuesi serb. Babai i Aliut, Bajrami, qysh në rininë e hershme kishte rënë në konflikt me regjimin …

Më shumë...

Sylë Jakup Morina (13.6.1968 – 26.7.1998)

Sylë Jakup Morina (13.6.1968 - 26.7.1998)

Fshati Gjergjicë i komunës së Drenasit (ish – Gllogoc), luftës së UÇK-së i ka dhënë pesë dëshmorë të kombit dhe një martir të lirisë. Në luftë për çlirimin e Kosovës, në frontet e luftës çlirimtare kanë rënë: Sylë Morina, Bedri Shala, Ramadan Bytyçi, Gëzim Morina dhe Arben Shala. Është martirizuar …

Më shumë...

Vezir Hysen Ademaj ( 15.3.1971 – 25.7.1998)

Vezir Hysen Ademaj ( 15.3.1971 – 25.7.1998)

Vezir Ademaj, dëshmor i kombit, u lind më 15 Mars, 1971 në fshatin, Sheremetaj, komuna e Gjakovës. Ishte njëri prej tetë fëmijëve të prindërve: Hysen dhe Mejreme Ademaj, të cilët me dinjitetet e sakrificë rritën dhe i  edukuan në traditën shqiptare, duke i frymëzuar gjithherë për liri e pavarësi të …

Më shumë...

Alban Muhamet Ahmetaj (12.12.1981 – 25.07.1998)

Alban Muhamet Ahmetaj (12.12.1981 - 25.07.1998)

Gjatë gjithë historisë së kombit shqiptar Radisheva ka lindur e rritur bijë e bija për penë e për pushkë të cilët gjithmonë kanë qenë në gjendje që të vdesin për lirinë e atdheut madje edhe e kanë bërë një gjë të tillë sa herë që Kosova i ka thirr. Radisheva …

Më shumë...

Xhafer Zenel Nurkasa (24.7.1969 – 25.7.1998)

Xhafer Zenel Nurkasa (24.7.1969 – 25.7.1998)

Me t’u hapur lajmi se komandantët e Batalionit të Rahavecit: Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Gëzim Hamza – Piktori, Abdullah Bugari, Mizahir Isma, Bekim Isma e Bekim Sylka, Asllan Kleçka, Xhevat Kasapi e Sadedin Hajda, të gjithë sot dëhsmorë të kombit, prej fshatrave Drenaj e Zatriq kaluan …

Më shumë...

Samir Selim Nurkasa (25.1.1973 – 25.7.1998)

Samir Selim Nurkasa (25.1.1973 – 25.7.1998)

Me marrjen e lajmit se komandantët Xhelal Hajda –Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Gëzim Hamza – Piktori, Abdullah Bugari, Bekim Sylka e Mizahir Isma, kanë arritur prej fshatit Drenaj të Zatriqit, në Shkollën Fillore të fshatit Astarzup të Llapushës, dhe se aty, në “Zonën e Lirë” të Malishevës, krahas formacioneve: …

Më shumë...

Xhevat Ymer Kasapi (27.12.1972 – 25.7.1998)

Xhevat Ymer Kasapi (27.12.1972 - 25.7.1998)

Menjëherë pas jehonës së krismave të para të rezistencës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz e Gllogjan, në Rahavecin e Rrafshit të Anadrinit, në fshatrat Drinas dhe Krushë e Madhe, fitojnë në intensitet tubimet protestuese që organizoheshin për ta kundërshtuar çdo formë të dhunës së pushtuesit barbar …

Më shumë...

Habib Halil Berisha (30.7.1965 – 25.7.1998)

Habib Halil Berisha (30.7.1965 - 25.7.1998)

Më 26 prill të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me pretendime serioze e interesuar për t’u pozicionuar në pikat sa më strategjike bri aksit të magjistrales Prishtinë-Pejë, veçanërisht në hyrje të grykave që konsideroheshin “termopile” të Kosovës; Gryka e Llapushnikut dhe Gryka e Carralevës dhe në hyrje të fshatin …

Më shumë...

Murtezan Merxhan Etemi (29.7.1962 – 23.7.2001)

Murtezan Merxhan Etemi (29.7.1962 – 23.7.2001)

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në trojet shqiptare të Iliridës filloi në pranverë të vitit 2001 dhe u intensifikua sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, të 13 shkurtit të vitit 2001. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, shumë luftëtarë, pjesëtarë të UÇPMB-së, të pakënaqur me këtë akt, me armatimin e …

Më shumë...

Remzi Sadri Ukshini (17.1.1977 – 22.7.1998)

Remzi Sadri Ukshini (17.1.1977 - 22.7.1998)

Prej 16 korrikut të vitit 1998, “Rrasat e Rahavecit” u bënë pozicionet më të rëndësishme prandaj edhe më të vlefshme për të cilat luftonin Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe forcat paramilitare e civilët e armatosur serbë, të mbështetur prej ushtrisë dhe plicisë serbe të Rahavecit. Ushtria Çlirimtare …

Më shumë...

Mizahir Jetullah Isma (26.6.1964 – 21.7.1998)

Mizahir Jetullah Isma (26.6.1964 - 21.7.1998)

Mizahir Jetullah Isma, së bashku me Abdullah Zijajdin Bugarin, Selajdin Mullabazin – Micin, Gëzim Mullabazin, Gëzim Hamzën – Piktorin, Sadedin Hajdën, Bekim Ismën e Bekim Sylkën me një plejadë të tërë djelmoshash, veprimtarinë patriotike e nisi me ilegalen e Anadrinit dhe të Rahavecit. Herët i ra që të vihet e …

Më shumë...

Rexhep Rexhep Bislimi (13. 9.1966 – 21. 7.1998)

Rexhep Rexhep Bislimi (13. 9.1966 - 21. 7.1998)

Në fshatin Stubëll e Poshtme të komunës së Vitisë  në kushte të rënda ekonomike po jetonte familja e Rexhep Havë Bislimi. Për shkak të këtyre kushteve ajo ishte detyruar të shpërngulej në Ferizaj, ku kryefamiljari, Rexhepi, do të gjej punë në një ndërmarrje ndërtimtarie dhe gjendja ekonomike e familjes do …

Më shumë...

Eshrafedin Rexhep Krastrati (24.11.1979 – 21.07.1998)

Eshrafedin Rexhep Krastrati (24.11.1979 – 21.07.1998)

Menjëherë pas vrasjes së bujkut Ymer Delia, nga Rahaveci, të cilin serboçetnikët e vranë pak para mesnatës, bri aksit të magjistrales Rahavec-Prishtinë, në segmentin “Gjyteti”, më 19 maj të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tashmë e kazermuar në fshatin Drenaj të Zatriqit, prej datës 26 prill të atij viti, …

Më shumë...

Bekim Shaban Isma (10.3.1971 – 21.7.1998)

Bekim Shaban Isma (10.3.1971 - 21.7.1998)

Bekim Shaban Isma, së bashku me kushëririn e vet Mizahir Jetullah Ismën, Abdullah Zijajdin Bugarin, Selajdin Hamid Mullabazin – Micin, Gëzim Salih Hamzën-Piktorin, Gëzim Fahredin Mullabazin, Sadedin Bajram Hajdën, Bekim Abdullah Sylkën dhe me një plejadë të tërë djelmoshash, veprimtarinë patriotike e nisi me ilegalen e Anadrinit dhe të Rahovecit. …

Më shumë...

Bajram Hysen Veliu (20.6.1967 – 21.7.1998)

Bajram Hysen Veliu (20.6.1967 - 21.7.1998)

Nuk ka më të madhërishëm se dëshmorët e lirisë e nuk ka vdekje më madhështore se vdekja në themelet e atdheut dhe, në rënien e luftëtarit të lirisë, aty është përjetësia. Dëshmorët e Anadrinit morën përjetësinë gjatë luftimeve nëpër betejat e Anadrinit si në Bardhatin më 12 maj të vitit …

Më shumë...