Në kohën e zgjerimit të Ushrisë Çlirimtare të Kosovës në bjeshkët e Jezercit dhe të Budakovës, krahas shumë liridashësve, radhëve luftarake të kësaj ushtrie iu bashkua edhe Xhemajl Rexha. Xhemajli ishte i biri i Rasim Rexhës nga fshati Papaz i komunës së Therandës (ish-Suharekë). Babai, Rasimi, kishte shpëtuar gjallë në …
Më shumë...Dëshmorët
Gani Sheqir Kastrati (13.3.1975 – 24.8.1998)
Në familjen e varfër fshatare, por atdhetare të Sheqir Kastratit të fshatit Nekoc, më 13 mars të vitit 1975 lindi Gani Kastrati. Shkollën fillore e mbaroi në Nekoc, ndërsa në vitin shkollor 1993-1994 regjistrohet në Gjimnazin e Drenasit ( ish Gllogoc), të cilin e kryen me sukses. Gjendja e rëndë …
Më shumë...Ismet Jashar Jashari (16.4.1967 – 25. 8. 1998)
Në mesin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës është shquar edhe Ismet Jashar Jashari, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet …
Më shumë...Habib Bahti Zogaj (9.6.1973 – 25.8.1998)
Habib Zogaj u lind më 9.6.1973 në Lladroc të Malishevës. Babai, Bahtiu dhe nëna Fazilja, nga jeta e tyre bashkëshortore sollën në jetë pesë fëmijë: Agronin, Afrimin, Habibin, Ibadetën dhe Jetonin. Habibi, shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Mësuesit dhe shokët e gjeneratës atë e kujtojnë …
Më shumë...Afrim Isa Buçaj (6.2.1963 – 24.8.1998)
I shtrirë në një sipërfaqe relativisht të gjerë në territorin e Llapushës, në pjesën Juglindore të Rrafshnaltës së Maleve të Berishës, Lladrovci është një prej vend- banimeve më të njohura të kësaj treve, banorët e të cilit iu përgjigjen zërit të atdheut. Në mesin e atyre që me punën, luftën, …
Më shumë...Nuhi Zejnullah Mazreku (21.4.1959 – 24.8.1998)
Njëri ndër ata luftëtar të lirisë që iu përgjigjen zërit të atdheut që në orët e para ishte edhe trimi nga Goriçi i Malishevës, Nuhi Mazreku. Familja e Nuhiut ishte një familje bujare dhe me traditë të pasur kombëtare dhe mu për këtë ajo iu kishte rënë në sy organeve …
Më shumë...Ganimete Azem Gjylani (6.4.1979 – 23.8.1998)
Ushtria Çlirimtare e Kosovës në radhët e veta ka pasur të rreshtuara shumë lutëtare, vajza trimëresha që shkonin në beteja krah për krah luftëtarëve dhe e luftonin pushtuesin serb pa iu dridhur qerpiku. Hija e vajzës shqiptare në radhët e kësaj ushtrie dhe në istikamet e luftës çlirimtare, e madhëronte …
Më shumë...Bislim Latif Zekolli (18.5.1953 – 23.8.1998)
Fshati Bllacë i komunës së Therandës është një fshat i lashtë me mbi 400 shtëpi. Ky fshat u bëri ballë me një stoicizëm të pashoq dallgëve të stuhishme të historisë edhe atëherë kur turqit e dogjën gjysmën e tij edhe atëherë kur e okupuan forcat serbe. Këtë traditë të qëndresë …
Më shumë...Avni Hysni Saraçi (24.9.1969-21.8.1998)
Avni Hysni Saraçi lindi më 24.9.1969 në fshatin Burim (ish- Bivolak) të Vushtrrisë. Nënë Elhemja dhe abë Hysniu e kishin fëmijën më të dashur. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në ushtrri-drejtimi agjustator. Ka qenë murator i njohur. Avniu rrjedh nga një familje atdhetare. Gjyshi i tij, …
Më shumë...Bekim Dalip Bekteshi (6.8.1971 – 19.8.1998)
Bekim Bekteshi lindi më 6 gusht të vitit 1971 në Samadraxhë të Therandës (ish-Suharekë). Familja e tij te Bekimi ushqeu ndjenja patriotike qysh në fëmijërinë e tij të hershme, mbolli tek ai urrejtjen e madhe kundër shovinizmit serb. Kjo urrejtje ishte ngulitur thellë në shpirtin e njomë të Bekimit, sidomos …
Më shumë...Bastri Hajzer Beqiri (25.6.1976 – 18.8.1998)
Fëmija i gjashtë i babë Hajzerit dhe nënë Vahides, Bastri Beqiri, u lind në Akrashticë të Vushtrrisë, më 25.6.1976. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit Pantinë, ndërsa të mesmen në Vushtrri. Frymëzimet për pjesëmarrje në luftën për liri, Bastriu i mori në vitet nëntëdhjeta, kur flitej për heroizmat …
Më shumë...Agron Sadri Gjocaj (10.4.1978 – 18.8.1998)
Agron S. Gjocaj lindi në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, më 10.4.1978, në një familje bujare me traditë patriotike. Ishte fëmija i tretë me radhë ndër katër djemtë e tri vajzave të prindërve Sadri e Zejnepe Gjocaj. Shkollën fillore e kreu në Gramoçel, ndërsa shkollën e mesme u detyrua …
Më shumë...Skënder Haxhi Çeku (1.1.1955-17.8.1998)
Dëshmori Skënder Çeku ka lindur më 1 janar të vitit 1955, në fshatin Qyshk, afër Pejës. Në fshatin e lindjes dhe në atë fqinj, Blinisht (ish-Treboviq) e kreu shkollimin fillor. Pas mbarimit të gjimnazit, në Pejë, i regjistroi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, por pas një kohe …
Më shumë...Shaban Isen Demnika (8.5.1920 – 16.8.1998)
Shaban Isen Demnika u lind më 8 maj 1920 në fshatin Soponicë, vendbanim i cili shtrihet rrëzë bjeshkëve të Sharrit. Shkollën fillore e tetëvjeçare Shabani e kreu në Doganaj. Ishte me profesion zdrukthëtar. Duke mos u pajtuar me padrejtësitë e kohës që i bëheshin popullit shqiptar të këtyre viseve dhe …
Më shumë...Remzi Ademaj (1952 – 1998)
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është thjesht një nekrologji e rëndomtë, siç shkruhet zakonisht në këto raste, ku përkujtohet një figurë sublime e martirizuar në tabanin kombëtar. Do të mundohem që të kaloj përtej, përtej së madhërishmes- pa dyshim, këtë e meritojnë burrat e dheut siç ishte i madhi Remzi …
Më shumë...Shkëlzen Gani Berisha (15.4.1984 – 14.8.1998)
Dëshmori Shkëlzen Berisha, u lind më 15 prill të vitit 1984, në fshatin Pozhar të Deçanit. Ai ka një të kaluar të lavdishme familjare. Rrjedh nga familja e gjerë e Demë Ali Pozharit, e cila brez pas brezi dha luftëtarë betejash për mbrojtjen e kufijve etnikë të vendit, që nga …
Më shumë...