Raif Krivanjeva u lind më 26 Maj 1966 në Stagovë të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen, drejtimin ekonomik, e kreu në qendrën e Arsimit të Mesëm “Skënderbeu” në Kaçanik. Ai ishte ende nxënës kur patën ndodhur demonstratat popullore të vitit 1981 për Republikën e Kosovës. …
Më shumë...Dëshmorët
Nexhmush Qamil Elezi (6.4.1979 – 9.4.1999)
Nexhmush Elezi u lind më 6 prill të vitit 1979 në Kaçanik. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Kaçanik. Nexhmushi rrjedh prej një familjeje punëtore atdhetare e liridashëse. Prindërit e dëshmorit kishin 5 fëmijë: tri vajza dhe dy djem. Nexhmushi ishte i fundit prej fëmijëve. Meqë jetonte …
Më shumë...Nexhmush Rexhep Fera (22.3.1947 – 9.4.1999)
Dëshmori Nexhmush Fera u lind më 22 mars të vitit 1947 në Kaçanik. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Kaçanik, kurse Shkollën e Lartë Elektroteknike e kreu në Mitrovicë dhe në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollimit punoi në Kombinatin “Sharri” në Han të Elezit. Gjatë periudhës 1974-1979 …
Më shumë...Remzi Shaqir Zharku (6.12.1975 – 9.4.1999)
Remzi Zharku u lind më 6 dhjetor 1975 në fshatin Biqec të komunës së Kaçanikut. Rrjedh nga një familje atdhetare e liridashëse. Babai, Shaqiri dhe nëna Elifja lindën shtatë fëmijë. Kur Remziu kishte vetëm 5 vjet, për shkak të kushteve të vështira në fshatin Biqec, familja e tij shpërngulet në …
Më shumë...Bashkim Ramadan Jasiqi (8.5.1977 – 9.4.1999)
Bashkim Jasiqi u lind më 8 maj 1977 në fshatin Jasiq të komunës së Junikut. Ishte vëllai i madh i Maxhunit, Besnikut dhe i Besartës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e kreu në Gjakovë. Si student, në vitin 1997 ishte anëtar i këshillit organizativ …
Më shumë...Shefket Nazim Fera (2.5.1969 – 9.4.1999)
Shefket Fera u lind më 2 maj 1969 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse degën e postëtelekomunikacionit e kreu në Prishtinë. Në pamundësi për t’i vazhduar studimet për shkak të mungesës së kushteve materiale, u detyra të mërgojë, ku qëndroi në Itali e në Gjermani. Në mërgim …
Më shumë...Sylejman Rafiz Kuka (18.2.1969 – 9.4.1999)
Sylejman Kuka lindi 18 shkurt të vititi1969 në fshatin Bob të Kaçanikut. Prindërit e tij, Rafizi dhe Eminja lindën dhe rritën shtatë djem e një vajzë. Ai ishte i treti prej fëmijëve. Shkollën fillore e kreu ne shkollën ”Emin Duraku” në Kaçanik, kurse të mesmen, gjimnazin ”Skënderbeu”, po ashtu në …
Më shumë...Mukadeze Lika Muhaxheri (2.4.1960-9.4.1999)
Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Kaçanikut, iu kishin bashkuar shumë trima e trimëresha. Në mesin e tyre shquhej edhe një nënë, nënë e pesë fëmijëve të vegjël, e cila përkujdesin për fëmijët ia la bashkëshortit Agim Muhaxheri, ndërsa vetë luftoi trimërisht në radhët e UÇK-së deri …
Më shumë...Emsale Izjadin Frangu (5.2.1981 – 9.4.1999)
Emsale Frangu lindi më 5 shkurt 1981, në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në mësime dallohej me sukses të shkëlqyeshëm. E donte shumë profesionin e mjekësisë por edhe duke parë nevojën e popullit ajo regjistrohet në shkollën e mesme të mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Mësimet në këtë shkollë i vazhdoi me …
Më shumë...Jehona Sabit Raka (6.11.1976 – 9.4.1999)
Kaçaniku, vend i luftëtarëve të Lidhjes së Prizrenit, i luftëtarëve të të gjitha luftërave për çlirim kombëtar edhe në luftën vendimtare të UÇK-së, u bëri ballë rebesheve e furtunave të forta në mënyrë stoike. Shumë ushtarë të armikut kishin lënë eshtrat e tyre në këtë qytet, në Grykën e Kaçanikut …
Më shumë...Muhamet Nuredin Zeneli (22.9.1968 – 9.4.1999)
Dëshmori, Muhamet Zeneli, u lind më 22.9.1968, në fshatin Bob, të Komunës së Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, shkollën teknike, e kreu në Kaçanik. Muhamet Zeneli, nga vendi ku u lind e u rrit trashëgoi pathyeshmërinë shpirtërore e fizike. Të gjitha këto vlera të mëdha …
Më shumë...Kjani Menduh Bela (1.7.1965 – 9.4.1999)
Kiani Bela u lind më 1 korrik të vitit 1965 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në Kaçanik. Ka punuar si gjamprerës, me të cilën punë mbante ekonomikisht. Iu bashkua UÇK-së në prill të vitit 1998. Kianiu me bashkëluftëtarët e vet, në orët e mëngjesit të 5 gushtit 1998, arrin …
Më shumë...Reshat Sherif Shehu (8.1.1960 – 9.4.1999)
Reshat Shehu lindi më 8 janar të vitit 1960 në Kaçanik. Ai ishte fëmija i shtatë në një familje tradicionale. Prindërit e Reshatit ishin rritur në rrethana ku mbretëronte atdhedashuria dhe ku vlerat njerzore qëndronin mbi çdo gjë tjetër. Reshati që nga fëmijëria ishte rritur,edukuar dhe frymëzuar në frymën e …
Më shumë...Minir Bedri Thaçi (14.4.1965 – 9.4.1999)
Fshati Trimor, afër Kaçanikut çmoi dhe ruajti karakterin e moçëm të Odës dhe të mikëpritjes shqiptare. Gjatë luftës ishte çerdhe e veprimtarisë së UÇK-së, në veçanti e Komandës së Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Në këtë fshat, më 14 prill të vitit 1965, lindi Minir Thaçi, i cili rrjedh prej një familje me tradita …
Më shumë...Lumnije Sherif Raka (11.6.1976 – 9.4.1999)
Krahas djalërisë shqiptare, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u radhitën edhe shumë bija liridashëse nga mbarë trojet tona. Ndër vajzat e para, që vullnetarisht u radhitën në radhët e UÇK-së, në rrethin e Kaçanikut, ishte edhe Lumnije Raka. Lumnije Raka lindi më 11 qershor të viitit 1976, në Kaçanik. Shkollën fillore e ka …
Më shumë...Izahir Gani Troni (29.7.1960 – 9.4.1999)
Në veri të Grykës së Kaçanikut, anës lumit Lepenc, gjendet fshati Trimor (ish-Kovaçevë), dy kilometra larg Kaçanikut. Në këtë fshat jeton familja, Troni e cila është e njohur për traditat patriotike e kombëtare. Nga gjiri i kësaj familjeje dolën shumë luftëtarë, njëri ndër ta ishte edhe komandant Izahir Troni, i cili sakrificën dhe …
Më shumë...