leoni

Institucionet

Kryetari Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, artistin e përmasave ndërkombëtare, ferizajasin Labinot Ramadani

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, artistin e përmasave ndërkombëtare, ferizajasin Labinot Ramadani, i cili jeton në Zvicër, ku si profesion ka zgjedhur të jetë aktor filmi. Labinoti deri më tani ka luajtur në 5 filma, gjersa vitin e ardhshëm nis me xhirime …

Më shumë...

TAKIM INFORMUES PËR KURSIN E RROBAQEPSISË

Komuna e Junikut njofton gratë dhe vajzat e komunës së Junikut lidhur me Takimin Informues për Kursin e Rrobaqepsisë të organizaur nga Shoqata e Gruas “Jeta” me drejtoresh znj: Safete Gacaferi. Takimi Informues do të mbahet të premtën, më datë 15 tetor 2021, në ora 13:00, në sallën e Asamblesë …

Më shumë...

Biblioteka publike “Ramadan Musliu” në Viti, bëhet me qasje në internet si dhe pajiset me katër laptopë dhe një printer 3D

Lexuesit në bibliotekën “Ramadan Musliu” në Viti, konkretisht sektori i të rriturve tani e tutje do të kenë qasje në internet si dhe në katër laptopë dhe një printer 3D. Interneti është siguruar nga komuna e Vitisë përderisa laptopët dhe printer 3D janë mundësuar falë një projekti përmes organizatës “Bonevet” …

Më shumë...

Vitia me marsh vetëdijesimi shënoi muajin e kancerit të gjirit

Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve të Komunës së Vitisë, në luftë kundër kancerit të gjirit me moton “Beso, mos u dorëzo, lufto për jetën”, nën organizimin e Komunës së Vitisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, në kuadër të muajit tetor që shënohet si …

Më shumë...

Shkollat në Vërban dhe Radivojcë bëhen me kabinet të informatikës, falë donacionit të bashkatdhetarit, Tahir Shabani

Falë të një donacioni të bashkatdhetarit, Tahir Shabani, komuna e Vitisë, ka bërë dy shkolla fillore të mesme të ulët me kabinete të informatikës. Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, kanë vizituar shkollat fillore të mesme të ulët “ …

Më shumë...

Kryetari Latifi takimet me biznese i ka vazhduar në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, takimet me biznese i ka vazhduar në Rahovec. Fillimisht tek “Fatmiri Commerc” me pronar Petrit Rama, Auto Servis “Toni” me pronar Jeton Kastrati, material ndërtimor “Isma” me pronar Mirsad Isma, Auto Servis “Fahredini-A” me pronar Artan Shabandula, Auto Servis “Neziri” me pronar Tefik …

Më shumë...

Fortesa me objekt të ri shkollor

Është përuruar objekti i ri dhe modern i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Liria” në Fortesë të komunës së Rahgovecit. Nxënësit e Fortesës, tashmë vitin e ri shkollor do ta nisin në kushte optimale të mësimit, ashtu siç e meritojnë. Në përurimin e kësaj shkolle ishte i pranishëm edhe …

Më shumë...

Kryetari Kuçi takohet me kategoritë e nderit të vendit dhe kombit

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi pati për nder të takoj kategoritë e nderit të vendit dhe kombit, kategoritë e dala nga lufta, familjarët e Dëshmorëve, Heronjve, Martirëve, invalidëve dhe Veteranët e luftës çlirimtare, ku njëherit edhe shpalosi programin zgjedhor, program që paraqet Junikun të cilin e ëndërruan të …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Çağrı Sakar nderoi me vizitën e tij komunën e Ferizajt, bashkë me drejtorin gjeneral të Maarif International Egitim Schools of Kosova, Oguz Hamza Yilmaz dhe Mahmut M. Özdil nga “Turkiye Maarif Vakafi”. Mysafirët i priti kryetari Agim Aliu, …

Më shumë...

Po vijon projekti kundër bullizmit në shkolla

Ditën e djeshme, vijoi ligjërata e dytë e të riut ferizajas Labinot Azemi, lidhur me bullizmin në shkolla dhe këtë fenomen në përgjithësi. Pjesë e kësaj ligjërate që u zhvillua në shkollën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, drejtori kjo që e ka …

Më shumë...

Kryetari Latifi, ka vazhduar me vizita tek bizneset

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vazhduar me vizita tek bizneset, ai ka vizitua, “QTX Mall”, “Fetoshi shpk”, “Agoni-M”, “Kuradona shpk” “Motor Harley House”, restorantin e sapo hapur “Almiri” dhe “Gopi”. Kryetari Latifi i ka falënderuar shumë për pritjen dhe besimin në punët e bëra dhe planet që …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka vizituar OJQ-në “Hareja”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe OJQ-në “Hareja”, shoqatën e njohur të gruas në Rahovec, të cilën e drejton znj. Adelinë Paçarizi. Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar diskutime produktive rreth çështjeve që e preokupojnë këtë organizatë dhe kontributit që mund të vazhdojë të jap …

Më shumë...

Task Forca komunale në Hanit të Elezit analizon procesin mësimorë në kushte të Pandemisë

Momente nga takimi i radhës i Task Forcës komunale të Hanit të Elezit për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit. Në takimin të cilin e kryesoi nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani u raportua se mësimi në shkollat e …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka vazhduar vizitat tek disa bodrume të verës në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka vazhduar vizitat ne disa bodrume të verës në Rahovec si. Ata fillimisht kanë bërë vizitë tek “Daka Wine” te pronari Gazmend Daka, një bodrum familjar me shumë traditë, pastaj te bodrumi “Sefa Wine”, ku u pritëm nga pronari Blerim Shulina, …

Më shumë...

Kryetari Latifi viziton institucionet e rëndësishme që kujdesen për qytetarët e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar disa nga institucionet komunale si, QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec e cila është një storie suksesi, ku pas investimeve të komunës në ndërtimin e objektit modern, tashmë aty ofrohen shërbime të shumta dhe cilësore për qytetarët e Rahovecit. Të gjitha …

Më shumë...

Ferizaj ka një nga dy klubet e futbollit të femrave që funksionojnë në Kosovë e i treti në gjithë gjeografinë shqiptare

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur lojtaret e Klubit të Futbollit të Femrave “Vizioni”, Teuta Mehmeti, Benita Dërguti, Anisa Meha, Ariola Grainca, Loela Ahmeti, Erjona Mehmeti, bashkë me trajnerin e tyre Qerim Shaqiri, të cilët i ka përgëzua për sukseset e tyre si fitues të turneut mbajtur …

Më shumë...