leoni

Institucionet

Kryetari Suma pret në takim pune zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Fatbardha Emini, Zëvendësministre në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL) dhe Bajram Geci, Zëvendësministër në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike (MPBAP). Në interes të zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës ishin zhvillimet aktuale …

Më shumë...

TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT NË  JUNIK 

U mbajt takimi i radhës i Shtabit Emergjent Komunal, ku kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi njoftoj me hapat e planifikuar për kthim në normalitet të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHPK-së sipas Fazave, që për këtë periudhë kemi lirim të masave që i përcakton Faza …

Më shumë...

Komuna e Deçanit ka vendosur që datat 5 dhe 6 maj të jenë ditët ku do të përkujtohën dhe nderohën Dëshmorët dhe Martirët e Kombit

Komuna e Deçanit ka vendosur që datat 5 dhe 6 maj të jenë ditët ku do të përkujtohen dhe nderohen, Dëshmorët dhe Martirët e Kombit nga Komuna e Deçanit dhe lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se me datën …

Më shumë...

Vazhdon ndihma nga donatorët për qytetarët e Komunës së Rahovecit

Nismës për tu ndihmuar familjeve në nevojë të komunës së Rahovecit i është bashkuar edhe Edmond Hajda i cili punon dhe jeton në Zvicër duke dhuruar 20 pako ushqimore për qytetarët, në këtë kohë pandemie. Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Rahovecit, donatorin e ka falënderuar, Nënkryetari i …

Më shumë...

Kryetari Jashari në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vlerëson lartë kontributin e medieve

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, e ka vlerësuar lartë kontributin e mediave tona në rrugëtimin tonë historik, çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Ai tha se vlerësojmë kontributin e gazetarëve e kameramanëve prej atyre para luftës së fundit, gjatë luftës me rolin …

Më shumë...

Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtares Shahindere Bërlajolli – Stafaj

Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtares Shahindere Bërlajolli – Stafaj Të nderuar familjarë, miq, artdashës, Sot, mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtares së mirënjohur, Shahindere Bërlajolli Stafaj. Jam e prekur thellësisht nga kjo humbje e madhe për familjen, miqtë …

Më shumë...

Urimi i ministres Dumoshi për 4 vjetorin e pranimit të FFK-së në UEFA

Me rastin e 4 vjetorit të anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, datë kur edhe ka shënuar ndërkombëtarizimin e sportit më të popullarizuar në Kosovë, futbollit, dua t’i uroj të gjithë futbollistët në rend të parë, pastaj drejtuesit e të gjitha klubeve, stafin teknik e profesional të …

Më shumë...

Komuna e Hani të Elezit më datë 04.05.2020 do të vazhdoj me shërbime të vaksinimit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Hani të Elezit se më datë 04.05.2020 do të vazhdohet me shërbime të vaksinimit me kapacitet të plotë, ku do të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 2-18 muaj sipas kalendarit të vaksinimit. Derisa shërbimet e imunizimit vazhdojnë me kapacitet të plotë, vëmendje të veçantë do …

Më shumë...

Kryetari Haliti mirëpret heqjen e Vitisë nga karantina

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e hyrje-daljeve nga kjo komunë. Ai e mirëpret këtë vendim, pasi Vitia si vatër e parë e infektimit me koronavirus në Kosovë edhe është goditur më …

Më shumë...

Haliti: Mediat po luajnë rol të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, vlerëson lart rolin e mediave dhe të gazetarëve në luftën kundër pandemisë me COVID-19. Ai në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka pritur një grup të gazetarëve nga Klubi i Gazetarëve “Kerem Lawton”, në Viti. Kryetari Haliti shprehu respektin dhe mirënjohjen për …

Më shumë...

Pas 51 dite në karantinë, Malishevës i hiqet kjo masë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka vendosur për shfuqizimin e masës së karantinës për Komunën e Malishevës, masë e cila ishte marrë më 14 mars të këtij viti, pas shfaqjes së rastit të parë të prekur me virusin korona (COVID-19). Edhe pse masa e karantinës, është hequr, masat …

Më shumë...

Vazhdon pastrimi i rrugëve dhe trotuareve në të gjitha lagjet e Komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunë e Skenderajt, përmes KRM “Uniteti”, po vazhdon pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në të gjitha lagjet e komunës. Pastrimi po bëhet në kuadër të angazhimit shtesë që ka ndërmarrë komuna e Skenderajt për parandalimin e virusit COVID-19. Gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Më shumë...

Edhe 15 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 nga komuna e Rahovecit janë NEGATIV

Edhe 15 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 nga komuna e Rahovecit janë NEGATIV. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, njofton qytetarët se infermierja nga Kramaviku e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, është NEGATIV. Gjithashtu, NEGATIV janë edhe rastet e …

Më shumë...

Njoftim nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Hanit të Elezit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Hani të Elezit se më datë 04.05.2020 do të vazhdohet me shërbime të vaksinimit me kapacitet të plotë, ku do të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 2-18 muaj sipas kalendarit të vaksinimit. Derisa shërbimet e imunizimit vazhdojnë me kapacitet të plotë, vëmendje të veçantë do …

Më shumë...

Nga shtatë të prekurit me COVID-19 në komunën e Hanit të Elezit, gjashtë rezultojnë të shëruar

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë ritestuar shtatë banorët e Komunës së Hanit të Elezit të prekur nga virusi Korona. Nga rezultate me të cilat është njoftuar kryetari i Komunës Rufki Suma, njoftohet se pas dy testimeve të cilat janë bërë bazuar në standardet e …

Më shumë...

Këshilli i fshatit Vërban falënderon kryetarin Haliti për punët e mira

Këshilli i Fshatit Vërban falënderon kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin për angazhimin maksimal dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë fshat dhe më gjerë. Ky këshill shpreh mirënjohje për projektet infrastrukturore me theks të veçantë për asfaltimin e rrugës kryesore si …

Më shumë...