Institucionet

Ekipet e NPL “Ambienti”, në Ferizaj kanë bërë mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese të Qendrës numër 4 të Mjekësisë

Ekipet e NPL “Ambienti”, në Ferizaj kanë bërë mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, kositjen e barit, rregullimin e drunjëve dekorativ të Qendrës numër 4 të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, oborri i së cilës tani ka një pamje mahnitëse. Mirëmbajtja e ambientit në QMF është shumë i rëndësishëm për të siguruar një …

Më shumë...

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së kuponëve të parë për fermerët rahovecian

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me znj. Caroline Schneider Zyra e Koordinatorit të OKB-së për Zhvillim, z. Laurent Torche zëvendësdrejtues për Bashkëpunim, Zyra e Zvicrës për Bashkëpunim në Kosovë, përfaqësues nga AME-ja z. Shefki Abdullahu dhe Kastriot Lajqi, z. Naser Krasniqi, udhëheqës vendor i Organizatës FAO, mbajtën …

Më shumë...

Edhe një investim i përbashkët në shërbim të qytetarëve

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për financim të përbashkët të projektit “ndërtimi i rrugës Kërvasari (Malishevë) – Nishor (Suharekës). Kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin edhe më tej të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së …

Më shumë...

Në Gërlicë të Ferizajt u ngritë Obelisku ku 26 vjet me parë u krye aksioni i parë kundër postbllokut famëkeq të policisë serbe

26 vjet më parë, në Gërlicë të Ferizajt, Heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi me bashkëluftëtarët Ferat Shala, Afrim Nuha e Idriz Hajdari, kryen aksionin e parë në Regjionin e Ferizajt kundër postbllokut famëkeq të policisë serbe, duke nisur kështu krismat e para të luftës çlirimtare në trevën e Ferizajt e …

Më shumë...

Vendimmarrja e  gruas sfidë në proceset e dy niveleve

Në Malishevë, mbajt tryeza me temën ”Sfidat në proceset e dy niveleve të vendimmarrjes së gruas sot”, e cila u organizua në bashkëpunim mes Rrjetit Qeliza- OJQ e Grave Qeliza në Gjakovë dhe Zyrës  për Barazi Gjinore – Sektori në Malishevë e udhëhequr nga, Vera Bytyçi. Edona Sina, referuesja e …

Më shumë...

Kryetari Latifi kujton 11 shtatorin, sulmin e dy kullave binjake

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, ai ndër të tjera ka thënë: 22 vjet më parë, 11 shtatori 2001, hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive. Mbledhjet e rregullta janë një mundësi e rëndësishme në ndarjen e informacioneve ndërmjet drejtorive, drejtorët adresuan çështje të rëndësishme dhe përcaktuan plane të ardhshme për zhvillimin e komunës së Rahovecit. Diskutimet u përqendruan në arritjet …

Më shumë...

Programi i BE-së për Bashkëpunim Ndërkufitar investon në efiçiencën e energjisë në 8 institucione publike arsimore në Ferizaj

Në kuadër të Programit të BE-së për Bashkëpunim Ndërkufitar, Projekti CBCEcoKid përbashkoi sinergjitë e komunave Ferizaj në Kosovë dhe Çair në Maqedoninë e Veriut për të promovuar efiçiencën e energjisë në 8 institucione publike arsimore përmes instalimit të sistemeve fotovoltaike dhe vendosjes së poçave efiçientë: 8 sisteme fotovoltaike të instaluara. …

Më shumë...

Punonjësit e NPL “Ambienti” në Ferizaj pastruan hapësirat tek Varrezat e Dëshmorëve

Punonjësit e NPL “Ambienti” në Ferizaj, sot kanë vazhduar angazhimin në mirëmbajtjen e hapësirës gjelbëruese, kositjen e barit, larjen e varrezave, ndërrimin e flamujve, si dhe pastrimin nga mbetjet e ndryshme te Amfiteatrit tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Së bashku për një mjedis …

Më shumë...

Komuna e Vitisë përkujton 11 shtatorin

Në 22 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku u rrëzuan 2 kullat ikonë të Nju-Jorkut, dhe humbën jetën gati 3 mijë njerëz, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, qytetarë, dhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, me një minutë heshtje dhe duke vendosur kurora lulesh tek Memoriali …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Rahoveci

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahoveci. Mbledhjen e kryesoi Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili fillimisht theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa …

Më shumë...

Asamblistët e miratuan Statutin e Komunës së Malishevës

Në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për vitin 2023, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi, Argjend Thaçi, para asamblistëve, propozoi vetëm një pikë për shqyrtim, diskutim dhe miratim, Draft- Statutin e Komunës së Malishevës të cilën e hartoi dhe draftoi, komisioni profesional. Pas një debati …

Më shumë...

Filluan zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës unazore që lidh qytetin e Skenderajt rrugën rajonale në drejtim të Klinës

Filluan zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës unazore që lidh qytetin e Skenderajt përkatësisht Lagjen II me Llaushën me dalje në rrugën rajonale në drejtim të Klinës, me çka do të krijohet qasje e lehtë dhe e shpejtë për hyrje – daljet në qytet, si dhe do të modernizohet sistemi …

Më shumë...

Gati në përfundim, Salla e Sporteve në Balaj të Ferizajt

Fokusi i komunës së Ferizajt për krijimin e kapaciteteve të reja sportive në qytet e fshatra i shtohet edhe objekti gati i përfunduar i Sallës së Sporteve në Balaj me infrastrukturë moderne e të duhur për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke i ofruar sportistëve, hapësirë alternative e të përshtatshme për …

Më shumë...

Po vazhdon sinjalistika rrugore në Ferizaj

Në komunën e Ferizajt po vazhdon puna në sinjalistikën rrugore, mbikëqyrur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, me fokus në afërsi të shkollave që duke i uruar mbarësi në mësime nxënësve, këtë fillimvit shkollor, të shtojmë edhe sigurinë e qarkullimit të tyre dhe qytetarëve në trafik.

Më shumë...

Komuna e Deçanit së bashku me QIT Visit Deçani, ka organizuar të dielën, ngjitjen përgjatë shtegut Via Ferrata

Në kuadër të aktiviteteve që synojnë promovimin sa më të mirë të turizmit në komunën e Deçanit, Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, së bashku me QIT Visit Deçani, ka organizuar të dielën, ngjitjen përgjatë shtegut Via Ferrata, me admirues të sporteve ekstreme në natyrë. Fillimit të shtegut të hekurt i …

Më shumë...