Institucionet

Komuna e Rahovecit ka pranuar donacion në vlerë mbi 200 mijë € me pajisje dhe mjete shpenzuese medicinave

Komuna e Rahovecit ka pranuar donacion me pajisje dhe mjete shpenzuese medicinale për punëtorët shëndetësorë dhe personat me nevoja të veçanta nga Shoqata Humanitare “KIF Liria” nga Suedia, e përfaqësuar nga bashkatdhetari dhe veprimtari i palodhur, z. Xhafer Balaj. Vlera e këtij donacioni është mbi 200 mijë €. Komuna e …

Më shumë...

U mbajt Akademi solemne e Koncert Memorial në nderim të Dëshmorëve të Kombit

Mbrëmë tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, është mbajtur akademi solemne dhe koncert memorial për shënimin e 28 shtatorit-Ditës së Dëshmorëve. Në këtë akademi solemne, ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputetë të Kuvendit të Kosovës, shoqata të dala …

Më shumë...

Vitia po shënon Ditën Botërore të zemrës

Në Ditën Botërore të zemrës, një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar këtë ditë, me një aktivitet në qendër të qytetit të Vitisë, ku u janë shpërndarë qytetarëve fletushka por edhe u janë dhënë rekomandime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, e këshilla për …

Më shumë...

Përkushtim i madh vetëm që Malisheva të mos ketë probleme me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka mirëpritur në një takim tejet miqësor kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, z. Alpin Dogan me bashkëpunëtorë, ku biseduan rreth projekteve investive që KEDS po bën në përmirësimin e infrastrukturës elektroenergjetike në territorin e komunës së Malishevës. Komuna e Malishevës në vazhdimësi ka pasur …

Më shumë...

Në fshatin Jezerc  zbulohet lapidari i Dëshmorit të Kombit Muhamet Kabashi-Kelota

Në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizaj, u bë zbulimi i lapidarit kushtuar dëshmorit të kombit Muhamet Kabashi-Kelota. Në ceremoni, morën pjesë strukturat komunale, bashkëluftëtar të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë. Me një fjalë përshëndetëse të pranishmeve ju është drejtuar gjeneral major Shukri Buja-Komandant i Zonës Operative të Jezercit. Ai …

Më shumë...

U promovua libri “Simbole të Lirisë” i humanistit dhe veprimtarit, Musa Emini

Me rastin e 28 shtatorit-Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Ferizajt, është bërë promovimi i librit “Simbole të Lirisë” e autorit,  humanistit dhe veprimtarit Musa Emini. Në këtë promovim të librit kanë marrë pjesë struktura udhëheqës të komunës, deputetë, drejtues të organizatave të dala nga lufta si dhe mysafirë të …

Më shumë...

28 shtatori është datë lavdie për Ferizajn, 25 vjetori i Epopesë së lavdishme të Jezercit – Dita e Dëshmorëve të Kombit të Ferizajt

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtor, kanë nderuar heroizmin, sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit, yje të përjetësisë kombëtare, me gjakun e të cilëve, luftëtarë të lirisë, u vadit trupi i Kosovës për të …

Më shumë...

Po vazhdon aksioni i pastrimit në lokacione të ndryshme të komunës së Skenderajt

Ka ditë që në territorin e komunës së Skenderajt ka filluar aksioni për eliminimin e deponive ilegale në disa lokacione të ndryshme, e do të vazhdojë dhe në ditët ne vijim. Njëkohësisht është bërë mirëmbajtja e disa akseve rrugore, në hapjen e kanaleve dhe eliminimin e gjelbërimit përgjatë pjesëve anësore …

Më shumë...

Me aktivitete të ndryshme me karakter informues është shënuar Java Botërore e Zemrës në Skenderaj

Me aktivitete të ndryshme me karakter informues është shënuar Java Botërore e Zemrës, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Fatmir Fazlija” në Skenderaj. Përveç këshillave nga profesionistët shëndetësor, qytetarët sot në Sheshin “Adem Jashari”, ku është vendosur edhe një pikë shëndetësore e …

Më shumë...

Miratohet buxheti i Komunës së Skenderajt për vitin 2024

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i kryesuar nga kryesuesja Adelina Spahiu, ku ka marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën si pikë kryesore ka qenë buxheti për vitin 2024, që është 18,582,310.00 euro. Para se të kalohej në …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e Vlll-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbahet mbledhja e Vlll-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja Vlll-të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaësuesi të OSBE-së, zyrtar komunal. …

Më shumë...

Komuna e Malishevës e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Komunal të Regjistrimit të Popullsisë në Komunën e Malishevës, që kryesohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, dhe në përbërje të zyrtarëve tjerë komunalë, përfaqësues të ASK-së, si dhe të shoqërisë civile. Në këtë mbledhje të parë të këtij …

Më shumë...

Në 25 vjetorin e rënies u përkujtuan vëllezërit dëshmor Gursel e Bajram Sylejmani

Në përvjetorin e 25-të të rënies në Betejën e Jezercit, janë përkujtuar sot dëshmorët, vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, të cilët ishin pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, organizatat e dala nga …

Më shumë...

U mbajt takimi i parë me kryetarët e Këshillave Lokal të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mbajti takimin e parë me kryetarët e këshillave lokal, dhe që në fillim të takimit nderuan, heroin më të ri të Kosovës, policin që ra në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës si dhe përgëzuan policinë e shtetit tonë për profesionalizmin …

Më shumë...

Kuvendi i Vitisë miratoi buxhetin për vitin 2024-2026

Seanca e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për policin Afrim Bunjaku, që u vra gjatë përleshjes së armatosur me grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën. Njëherit, kryesuesi i KK-së Bekim Azizi ju shprehu ngushëllime familjes Bunjaku …

Më shumë...

Një delegacioni i lartë i Komunës së Skenderajt ka marrë pjesë në ngushëllime te familja e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Sot, një delegacioni i lartë i Komunës së Skenderajt, i kryesuar nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, bashkë me Endrit Thaçin, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-komandantë të UÇK-së, drejtorët komunal, anëtarët e Kuvendit, zyrtarë të administratës dhe udhëheqës të organeve tjera publike, kanë marrë pjesë në ngushëllime …

Më shumë...