leoni

Lajmet

Kryesia e Kuvendit e shqyrton sot kërkesen e deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për zbrazjen e vendit nga të rinjtë

Vendimet që u morën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Raportimet e fundit për ikjen e qytetarëve nga Kosova, ka bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.  Thirrjen e seancës e kanë kërkuar, 41 deputetë me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur …

Më shumë...

20-vjet më parë u themelua Batalioni, “Atlantiku” me vullnetarë shqiptarë amerikanë të cilët hynë në frontet e luftës në Kosovë

Batalioni "Atlantiku": Aktakuza për Thaçin dhe Veselin është “luftë speciale” të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK-së

20-vjet më parë u themelua Batalioni, “Atlantiku” me vullnetarë shqiptarë amerikanë të cilët hynë në frontet e luftës në Kosovë. Nga prilli i vitit 1999 organizimi ishte në përfundim dhe veprimtarët e ‘Fondit Vendlindja Thërret’ pothuajse kishin realizuar të gjitha procedurat për nisjen e vullnetarëve duke i përfunduar me sukses …

Më shumë...

Sot bëhen 20 vjet nga rënia heroike në Koshare e luftëtarit të lirisë dhe heroit të kombit, Agim Ramadani

Sot bëhen 20 vjet nga rënia heroike në Koshare e luftëtarit dhe heroit të kombit, Agim Ramadani

Sot bëhen 20 vjet nga rënia e luftëtarit të lirisë dhe heroit të kombit, Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri …

Më shumë...

Johannes Hahn: Integrimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interesin gjeopolitik

Hahn thotë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit është garanci për zhvillimin e këtij rajon

Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, gjatë vizitës së tij në Këshillin Atlantik në Uashington, deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është qëllim i përbashkët në të dy anët e Atlantikut. “Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është stabilizimi …

Më shumë...

Ka ndërruar jetë në moshë të shtyrë veterani i UÇK-së, Hasan Shyti nga fshati Oshlani i Vushtrrisë

Ka ndërruar jetë në moshë të shtyrë veterani i UÇK-së, Hasan Shyti nga fshati Oshlani i Vushtrrisë

Ka ndërruar jetë në moshë të shtyrë veterani i UÇK-së, Hasan Shyti nga fshati Oshlani i Vushtrrisë. I ndjeri ishte veteran i UÇK së të Batalionin e parë të Brigadës, 142 të Zonës Operative të Shalës. Varrimi bëhet të enjten me datë 11.04.2019 në orën 16.30 në fshatin e tij …

Më shumë...

Ish-pjesëtari i UÇK-së Shaban Viqa- Baci nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Ish-pjesëtari i UÇK-së Shaban Viqa- Baci nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që ish-pjesëtari i UÇK-së Shaban Viqa- Baci të nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”, në shenjë nderimi për veprën e tij kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai këtë e ka bërë të ditur sonte …

Më shumë...

KMDLNJ kërkon arrestimin e ish-ministrit Teodosijeviq, dhe gjykimin e tij për urrejtje dhe fyerje në baza etnike

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit Ivan Teodosijeviq, si dhe të gjykimin e tij për urrejtje dhe fyerje në baza etnike. KMDLNJ thotë se ministri i Serbisë në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Teodosijeviq ndonëse merrte rrogë të majme nga buxheti …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj: Jemi këtu sot për të kujtuar mbi 440 mijë qytetarë të pafajshëm që ishin në kampin e Bllacës

Haradinaj: Të gjithë ata që thonë se ne kemi falë Çakorr e Kullë janë rrenca dhe kanë venë pyka në historinë e kombit

Me rastin e 20 vjetorit të gjenocidit serb në Bllacë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sot po e vëmë gurthemelin e një shtëpie që do të kujtoj vajtjet e shqiptareve dhe gjenocidin serbë në Bllacë. ” Sot po e bëjmë gur themelin e një shtëpie të jashtëzakonshme që …

Më shumë...

Ministrja Hoxha, ka takuar sot ministrin e Shtetit, Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës

Ministrja Hoxha, ka takuar sot ministrin e Shtetit, Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar ministrin e Shtetit, Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës, me të cilin ka diskutuar për të arriturat dhe reformat e ndërmarra në fushën e sundimit të ligjit me theks në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit …

Më shumë...

OAK vlerëson se ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në të si shtet i pavarur është e domosdoshme

OAK: Ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në të si shtet i pavarur është e domosdoshëm

Impakti i taksës 100 % me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinen dhe klima e të bërit biznes ishin ndër çështjet kryesore të diskutimit në takimin e përfaqësuesve të OAK-ut me Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës. Aliu përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli thotë se shteti nuk forcohet duke ikur nga Kosova e as duke u tërhequr nga sfidat

Kryekuvendari Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë sot pjesë në lansimin e bibiliotekës digjitale në Prishtinë. Duke folur para të pranishmëve, ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk forcohet as duke ikur nga vendi e as nga sfidat. “Shteti nuk forcohet duke ikur nga Kosova e as …

Më shumë...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se formula 1 noter në 10 mijë banorë do të fillojë të zbatohet shumë shpejt

Tahiri: Nëse edhe kjo qeveri dështon, ne duhet të presim momentin që të shkojmë sa më parë në zgjedhje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të noterëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë. “Sot kam bërë hapin e fundit në përgatitjen e …

Më shumë...

Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson ekonominë botërore aktualisht në një moment delikat

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje 6% të ekonomisë globale gjatë vitit 2021

Ekonomia botërore është në atë që shefja e ekonomistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar e cilëson si moment delikat, nuk parashikohet një recesion botëror dhe se ka shumë rreziqe negative. FMN ka publikuar raportin e vlerësimit të saj të rregullt për zhvillimin ekonomik botëror që parashikon një rritje botërore të ekonomisë …

Më shumë...

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos, derisa çështjen e taksës më shumë e sheh si problem të vetë Serbisë. Ne nuk shkojmë në dialog për të dëmtuar Kosovën. Në raport me politikën e jashtme duhet të jemi të …

Më shumë...

Matthew Palmer: Amerika nxit Kosovën e Serbinë të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë

Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin Prishtinën dhe Beogradin të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden, ka thënë Matthew Palmer, zëvendës-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse …

Më shumë...

Sot janë bërë plotë 21 vjet që kur mjeku i UÇK-së, Hafir Shala është zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij

Sot janë bërë plotë 21 vjet që kur mjeku i UÇK-së, Hafir Shala është zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij

Sot janë bërë plotë 21 vjet që kur mjeku i UÇK-së, Hafir Shala është zhdukur në rrethana enimatike dhe që nga ajo kohë nuk dihet asnjë informacion lidhur me fatin e tij. Atë e ka kujtuar sot, djali i tij, Gentriti, ai ka thënë së nuk u mendove dy herë …

Më shumë...