Lajmet

O’Connell: Për Kosovën më e rëndësishme se dialogu duhet të jetë sundimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar

Ambasadori O’Connel thotë se as ndryshimi i kufijve nuk do të sjellë fundin e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori  britanez, Ruairí O’Connell, ka thënë se Kosovës i mungon një strategji për dialogun me Serbinë. “Kosova nuk ka strategji për këtë proces, pavarësisht mendimeve të Kuintit dhe amerikanëve, kjo nuk do ta ndryshonte faktin e mungesës së kësaj strategjie”, është shprehur ai. “Kosova duhet të bëhet gati për këtë …

Më shumë...

Krerët institucionalë shprehin dhembje për vdekjen e bashkëluftëtares dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj

Krerët institucional e shprehin dhembjen për vdekjen e bashkëluftëtares dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj

Krerët institucionalë të Kosovës e shprehin dhembjen për vdekjen e hershme të bashkëluftëtares, veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj. Kryetari Thaçi ka thënë se vdekja e Fetnetes është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj. Ajo ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të …

Më shumë...

Albin Kurti thotë se nuk mund të bëhet shtetndërtimi dhe as demokracia me kushërinj e me dosta

Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë qeverisjen e vendit. Ai thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja dhe një qeveri “pas së cilës nuk duhet të ketë e nuk do të ketë asnjë individ a grup a parti më të fuqishme se shteti”.  …

Më shumë...

Vjosa Osmani thotë se gara për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka të bëjë me individë por me koncepte

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uron Talat Xhaferin,  për rizgjedhje në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Deputetja e LDK-së , Vjosa Osmani nuk e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse merr mbështetje nga delegatët e kësaj partie. “Kjo çështje më së shumti varet nga vullneti i delegatëve që do të zgjidhen  për Kuvendin qendror e më së paku varet …

Më shumë...

Të dielën me 7 prill në orë 14:00 në Gllogjan varroset luftëtarja e lirisë, studiuesja dhe veprimtarja, Fetnete Ramosaj

Fetnete Ramosaj

Ditën e diel,  më 7 prill në orën 14:00 në Kompeksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan do të bëhet varrimi i luftëtarës së lirisë, intelektuales, studiueses dhe veprimtares, Fetnete Ramosaj. Këshilli Organizativ i varrimit njofton se paraprakisht në orën 12:00 do të bëhen homazhe pranë Arkivolit, në Hollin e …

Më shumë...

RKL: Fetnete, çka të përkujtojmë më parë, derisa je nisur në rrugën e të amshimit!

Astrit Dervishaj: Në përkujtim të heroinës, Fetnete Ramosaj

20 vjet e fundit pa një punë meritore, ndër më meritoret e kohës së luftës dhe paqes në vendin tonë! 20 vjet përballje me të gjitha sfidat, pa një ndihmë nga shoqëria, së cilës  i dha tërë jetën e saj nga rina e hershme e deri në fund. Fetnetja, nga …

Më shumë...

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë, luftëtarja e lirisë, Fetnete Ramosaj

Fetnete Ramosaj

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 47-vjeçare  ka ndërruar jetë, luftëtarja e lirisë, intelektualja, studiuesja e veprimtarja,  Fetnete Ramosaj   Fitnete Ramosaj, u lind në vitin 1972, në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, Fakultetin dhe studimet pasuniversitare, në …

Më shumë...

FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave

FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave

Në organizim të Qendrës Koordinuese për Deminim të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, më 4 prill 2019, u shënua Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave. Në shënimin e kësaj dite morën pjesë: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Agim Çeku, kolonel Shaip Haziri komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, Ahmet …

Më shumë...

Pacolli: Njohjet janë shumë të komplikuara sepse nuk është vetëm vullneti i një personi por është edhe vullneti i shtetit

Pacolli: Njohjet janë shumë të komplikuara sepse nuk është vetëm vullneti i një personi por është edhe vullneti i institucioneve

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për procesin e njohjeve të reja. Duke qenë se për më shumë se një vit Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, Pacolli këtë e ka arsyetuar me procedura të gjata. “Njohjet janë shumë …

Më shumë...

Krerët institucional të Republikës së Kosovës e përkujtojnë masakrën e Rezallës të ndodhur para 20 vitesh

Krerët institucional Thaçi, Veseli dhe Haradinaj e përkujtojnë masakrën e Rezallës të ndodhur para 20 vitesh

Krerët institucional të Republikës së Kosovës e përkujtojnë masakrën e Rezallës të ndodhur para 20 vitesh ku forcat serbe hakmarrjen e shprehen ndaj civilëve shqiptarë. Kryetari Thaçi ka thënë se dhimbja për humbjen e më të dashurve në këto masakra vazhdon të jetë e madhe, por se duke kujtuar të …

Më shumë...

Nesër më një Akademi përkujtimore do të kujtohet heroi i kombit Sadri Zeneli në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Nesër më një Akademi përkujtimore do të kujtohet heroi i kombit Sadri Zeneli në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Më rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit Sadri Zeneli më 6 prill 2019 mbahen homazhe në Kompleksin Memorial në Shqiponje në orën 11:00. Ndërsa në orën 17:00 mbahet Akademi përkujtimore në Prishtinë. Sadri Zeneli ka qenë njëri prej shumë intelektualëve atdhetarë, të cilët i ngjeshën …

Më shumë...

Jashari: Përkundër dhembjes Rezalla është krenare që i dha hakun luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Jashari: Përkundër dhembjes Rezalla sot është krenare që i dha hakun luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i ka kujtuar 94 banorët e Rezallës, dëshmorë e martirë, në 20 – vjetorin e njërës nga masakrat më të pamëshirshme që kanë kryer forcat kriminale shtetrore serbe në Kosovë. Ai ka thënë se përkundër dhembjes Rezalla sot është krenare që i dha hakun …

Më shumë...

Glauk Konjufca thotë se dialogu me Serbinë duhet ta kthejmë në pikën zero sepse i mungon legjitimiteti udhëheqësve të tij

Glauk Konjufca thotë se dialogu me Serbinë duhet ta kthejmë në pikën zero sepse i mungon legjitimiteti

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes  Glauk Konjufca ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ndalet, sepse sipas tij udhëheqësit e këtij dialogu nuk janë legjitim prandaj dialogu duhet të kthehet në pikën zero “Ne pretendojmë që dialogu nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, sepse i mungon legjitimiteti. Ne mendojmë …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj, ka udhëtuar sot për në SHBA me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit

Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Siç njofton komunikata nga kryeministria, Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues …

Më shumë...

Ismajl Kurteshi thotë se orët e humbura gjatë grevës trejavëshe të mësimdhënsëve duhet të zëvendësohen

Ismail Kurteshi: Pacolli është dashur të dorëhiqej nga posti pasi ka dështuar në sjelljen e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes njëkohësisht kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se nxënësit kanë mbetur pengë të mosmarrëveshjeve në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Sipas tij, këto mosmarrëveshje në mes të këtyre dy palëve janë më …

Më shumë...

Memli Krasniqi, thotë se të gjithë ata që i shkelin rregullat e PDK-së do të shkarkohen nga pozita që janë ata

Memli Krasniqi: Është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim vlerësimin e tyre

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se të gjithë ata që i shkelin rregullat e PDK-së do të shkarkohen nga pozita që janë. “Ne kemi një sërë të rregullave të cilat nënkuptojnë veprimtari të bazuar në kod të etikës edhe në kod moral që duhet zbatuar nga secili pjesëtarë …

Më shumë...