Lajmet

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi, ku do të ketë një drekë pune me homologun e tij, Millo Gjukanoviq. Dy kryetarët do të flasin për perspektiven euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA i ka përkujtuar viktimat e 11 Shtatorit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA ka përkujtuar viktimat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA i ka përkujtuar viktimat. Ai në një postim të tij ka shkruar se në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës do të jenë bashkë me aleatët strategjikë. “Në 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, mbi …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj thotë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë opozitës çështjen e dialogut

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i cili së fundi është propozuar nga Qeveria si kryesues i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, ka thënë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë opozitës çështjen e dialogut. Ai ka thënë se deri tani bisedimet i ka zhvilluar Institucioni i presidentit, ndërsa me votimin …

Më shumë...

Doris Pack: Vuçiq flet në Kosovë për Milosheviqin si ‘një lider i madh’, e zyrtarët e BE-së nuk reagojnë

Doris Pack

Fjalimi i Aleksandar Vuçiqit në Mitrovicë dhe rehabilitimi që ai i bëri Milosheviqit janë kritikuar me reagime të shumta e të ashpra. Por vetë Bashkimi Evropian nuk ka reaguar kundër lartësimit që Vuçiqi i bëri Milosheviqit. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak politikanes gjermane, ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack. …

Më shumë...

Rreth 2 mijë e 200 punëtorë të KEDS-it, në tërë Kosovën, sot pritet të futen në grevë njëditore

KEDS/KESCO premton se nga tash e tutje do të këtë furnizim të pandërprerë me energji për gjithë vendin në ditët në vijim

Rreth 2 mijë e 200 punëtorë të KEDS-it, sa janë në tërë Kosovën, sot pritet të futen në grevë njëditore, prej orës 8.30 deri 16.30, ndërsa protesta po në këtë ditë, do të mbahet prej në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Punëtorët e KEDS-it kanë kërkesa për ngritjen e pagave nga …

Më shumë...

Sot janë bërë 17 vjet nga kryerja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sot janë bërë 17 vjet nga kryerja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sot janë bërë 17 vjet nga kryerja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer nga terrorist u shembën kullat binjake në …

Më shumë...

Senatori amerikan Ron Johnson i thotë Vuçiqit së SHBA-të nuk imponojnë zgjidhjen për Kosovën

Senatori amerikan Ron Johnson i thotë Vuçiqit së SHBA-të nuk imponojnë zgjidhjen për Kosovën

Senatori amerikan, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë së Shtetit, Ron Johnson, deklaroi sonte në Beograd se SHBA nuk do të imponojnë një zgjidhje për Kosovën. Ai ka deklaruar se të gjithë zyrtarët amerikanë, si kryetari Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence duan që problemi i Kosovës të zgjidhet. “Ne …

Më shumë...

Bashkimi Evropian reagon ndaj fjalimit të Aleksander Vuçiq në Kosovë për Sllobodan Millosheviqin

e cila ishte lejuar me presionin direkt të BE-së ka thënë se sa i përket vizitës së Vuçiqit ne dëgjuam nevojën për paqe, por në të njëjtën kohë dëgjuam provokime si ato të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin. Vlerësoj që të dyja këto nuk shkojnë bashkë, edhe vlerësimi i figurës së Milosheviqit edhe ftesa për fqinjësi. Prandaj, konsideroj se ishte një vlerësim i panevojshëm dhe aspak ndihmues për dialogun. Kur përmendet Millosheviq, përmendet e keqja më e madhe. Në të njëjtën kohë atakohen vlerat euroatlantike”, ka theksuar Thaçi, i cili në anën tjetër zotohet se pikërisht me këtë Vuçiqin dhe ithtarët e tij do të arrijë marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë gjithnjë me iluzione paragjykuese. Sot, shoqëria Lëvizja ka dorëzuar 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen dhe mbytjen në tortura të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare. Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e veprimtarëve, Shaban Shalës, Kadri Zekës, vëllezërve Gërvalla, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Ukshin Hoti, etj. Bislmi ka njoftuar se ndërkohë do të dorëzojnë dhjetëra lëndë të tjera për vrasjen e të burgosurve politik. Ai tha se shpreson që prokuroria t’i hetojë këto raste, në mënyrë që shoqëria ta ketë ndërgjegjen e qetë dhe populli ta dijë për fatin e tyre. Kurse Bajram Ajeti nga kjo shoqëri, tha se është detyrë e prokurorisë t’i ndriçojnë rastet dhe të zbardhen. Ai shtoi se mbase përgjegjësit për këto raste sot po shëtitën të lirë, por tha se sot nuk do të përmendë emra. Në këto lëndë hetimi që janë dërguar sot, janë rastet e 12 të burgosurve politik. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi ka thënë se po të ishte qeveria e përgjegjshme sot do të dilte me një qëndrim zyrtar pas deklaratave fyese e konfliktuoze të Vuçiqit. Sipas saj qeveria do të duhej të shprehte dhe qëndrimin e saj ndaj BE-së për mosdënimin e këtyre deklaratave. “Një qeveri e përgjegjshme, pas vizitës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe deklaratave të tij skandaloze, sot do të dilte me një qëndrim zyrtar ku do të dënonte si deklarata fyese dhe thirrje për konflikt dhe mospajtim deklaratat e tij për politikat qëllim-mira të Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta. Poashtu do të shprehte dhe qëndrimin e saj ndaj BE-së për mosdënimin e deklaratave të tilla, gjë që vë në pikëpyetje rolin e zyrtarëve të saj në lehtësimin e këtij dialogu. Por, është e qartë se kjo qeveri nuk ka kurajo, guxim e strategji. Qeveria Haradinaj ka dëshmuar tashmë se kanë në rradhë të parë vetëm interesin personal e partiak, andaj duhet t’i lëshojë vend një qeverie tjetër që ka dhe njohurinë e kompetencat, por edhe kurajon e guximin që të krijoj një pozicionim startegjik karshi Serbisë, e çfarë është më e rëndësishmja një qëndrim profesional e parimor karshi politika të mirëfillta që mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimin e sistemit të arsimit, shëndetësisë, gjyqësisë, sigurisë dhe të gjitha sferave të jetës, që përmirësojnë mirëqenjejn e qytetarëve”, ka shkruar Nagavci. Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mobilizimin për protesta “në mbrojtje të integritetit territorial”, pas kërkesës së kryetarit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, dy subjektet tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, ende nuk kanë vendosur nëse do t’u bashkohen këtyre protestave. Në LDK thonë se do të angazhohen për t’i shterur të gjitha rrugët institucionale dhe se protestat i shohin si mjetin e fundit, ndërsa në PSD thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga Vetëvendosja për organizim të protestave. Deputetja nga radhët e PSD-së, Besa Baftiu, thotë se kjo parti ende nuk ka diskutuar për mundësinë e organizmit të protestave. “Ne nuk kemi marrë kërkesë prej Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë dhe ne nuk e kemi diskutuar këtë. Ende nuk e kemi pasur mbledhjen e Kryesisë dhe do të diskutojmë. Momentalisht nuk ka diçka të re”, ka thënë ajo. Kryetari Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e tri komunave shqiptare të mbetura nën Serbi, me ç’rast pas takimit është bërë e ditur se përfaqësuesit e Kosovës Lindore kanë kërkuar nxjerrjen e një rezolute ku përfshihet edhe kërkesa për bashkim me Kosovën. Pas takimit Thaçi vlerësoi se është zhvilluar një takim i dobishëm dhe me rëndësi të veçantë. “Mund te them lirisht se sot zhvilluam edhe një takim tepër të mirë, produktive dhe jashtëzakonisht domethënës, me substancë për priortitetet për të ardhmen mes Kosovës dhe përfaqësuesve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc”, ka deklaruar Thaçi. Tashmë sipas tij, është e qartë që vullneti i deklaruar i shqiptarëve të kësaj treve është institucionalizuar përmes përfaqësuesve, kryetarëve të komunave, tek institucionet e Kosovës për bashkim me Kosovën. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha se “dihet botërisht që këtë të drejtë presidenti e ka mbështetur plotësisht dhe botërisht. Nëse dje e ka mbështetur fuqishëm, sot do ta mbështesë edhe më fuqishëm, që kjo e drejtë të realizohet. Do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo çështje të përmbylllet njëherë e përgjithmonë dhe kjo padrejtësi historike të korrigjohet”, ka shtuar ai. Ndërkohë, edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga kuvendi i Kosovës që sa më parë ta nxjerrë një rezolutë për mbështetjen e Luginës që te jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Kryeministri i Greqisë, Tsipras, sërish ka deklaruar se nuk ekziston çështja çame dhe negociatat me Shqipërinë që po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Shumë nga këto premtime janë prej vitit 2009. E kam fjalën për zonat detare nga ana e tyre, e kam fjalën për librat shkollorë dhe ndryshimin e tyre, për varrezat e ushtarëve grekë, dhe sidomos të reformave për sa i përket të drejtave të minoritetit grek.. Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje. Dhe do të thosha se është për të mirën tonë, që në këto tema të ketë më shumë mendjekthjelltësi pas në çështje serioze kombëtare duhet të ketë informim, dakordësi dhe besim. Ai kohë më parë ka kërkuar nga Shqipëria që në tekstet e historisë të mos përmenden fare arvanitasit madje të mos përmendet as origjina e tyre, sepse, sipas tij ata janë grekë Fatmir Limaj me ambasadoren e Finlandës kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë. “E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar me dt. 11.09.2018 të Sindikatës së ElektroKosvës – FSPE, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret e KEDS-it lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre. Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cil indo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it. 10 shtatori është përcaktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në mbarë botën se vetëvrasja mund të parandalohet. Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen kudo në botë si edhe në vendin tonë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit. Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës. Po sipas OBSH, çdo vit, rreth 1 milion njerëz vdesin nga vetëvrasja. Vetëvrasja është ndër 3 shkaqet kryesore të vdekjes për grupmoshën 15 – 44 vjeç në disa vende dhe shkaku i dytë i vdekjeve për grupmoshën 10 – 24 vjeç. Ndryshe, vetëvrasja është fenomen kompleks që rezulton si pasojë e një ndërthurjeje të një sërë faktorësh, qofshin ata psikologjikë, social, biologjikë, kulturorë dhe mjedisor. Në Evropë, çrregullimet mendore veçanërisht depresioni dhe çrregullimi i përdorimit të alkoolit, përbëjnë një faktor rreziku madhor për vetëvrasjen. Për këtë arsye, identifikimi dhe trajtimi në kohë i problemeve të shëndetit mendor ka një ndikim tepër pozitiv edhe në parandalimin e vetëvrasjeve. Rinia Demokratike e Kosovës, do t’i bashkohet aksionit për pastrimin e mjedisit në Kosovë që do të mbahet më 15 shtator, në nivel vendi. Kryesia e Rinisë Demokratike dhe të gjitha degët e rinisë, do të angazhohen atë ditë për pastrimin e zonave të ndryshme me mbeturina në qytetet përkatëse. Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi thotë se kjo është vetëm një nga aktivitetet që Rinia Demokratike po zhvillon në shërbim të komunitetit. “Ne edhe në javët dhe muajt e kaluar, në vazhdimësi kemi organizuar aktivitete të ndryshme në përmirësimin e ambientit në vend, edhe në këtë nismë nacionale, do t’i bashkohemi”, thotë Bislimi. Do të jenë rreth 400 të rinj nga degët e RDK-së që do të angazhohen në këtë aksion. Bislimi tha se edhe pas këtij aksioni, RDK ka në plan aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës me qëllim të sensibilizimit për shumë çështje dhe ndryshimit të ambientit në të mirë të qytetarëve.

Bashkimi Evropian reagoi ndaj fjalimit të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviqin e cilësoi si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi …

Më shumë...

Thaçi konsideron se ishte një vlerësim i panevojshëm i Vuçiqit për Sllobodan Milosheviqin

Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vizitën dhe mesazhet e kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq gjatë qëndrimit të tij  në Kosovë, vizitë kjo e cila ishte lejuar me presionin direkt të BE-së ka thënë se sa i përket vizitës së Vuçiqit ne dëgjuam nevojën për paqe, por në të …

Më shumë...

Përfaqësuesit e Kosovës Lindore kërkuan nxjerrjen e një rezolute për bashkim me Shtetin e Kosovës

Sot në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare

Kryetari Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e tri komunave shqiptare  të  mbetura nën Serbi, me ç’rast pas takimit është bërë e ditur se përfaqësuesit e Kosovës Lindore kanë kërkuar nxjerrjen e një rezolute ku përfshihet edhe kërkesa për bashkim me Kosovën. Pas takimit Thaçi vlerësoi se  është …

Më shumë...

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Fatmir Limaj me ambasadoren e Finlandës kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë. “E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni …

Më shumë...

Rinia Demokratike e Kosovës pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në Kosovë

Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës

Rinia Demokratike e Kosovës, do t’i bashkohet aksionit për pastrimin e mjedisit në Kosovë që do të mbahet më 15 shtator, në nivel vendi. Kryesia e Rinisë Demokratike dhe të gjitha degët e rinisë, do të angazhohen atë ditë për pastrimin e zonave të ndryshme me mbeturina në qytetet përkatëse. …

Më shumë...

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështet grevën e Sindikatës së Elektro-Kosovës

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës proteston sot kundër diskriminimit në koeficientin për paga

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar me dt. 11.09.2018 të Sindikatës së ElektroKosvës – FSPE, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret …

Më shumë...

OAK: KEDS apo Qeveria të kompenzojë dëmet dhjetëra milionëshe që është duke i shkaktuar biznesit

OAK

Oda e Afarizmit reagon ashpër lidhur me ndërprerjet e pa paralajmëruara dhe të shumta të energjisë elektrike që janë duke ndodhur në Kosovë dhe humbjet që po u shkaktohen bizneseve nga jostabiliteti me furnizim elektrik, duke kërkuar nga KEDS dhe nga Qeveria që të marrë masa në parandalimin e tyre. …

Më shumë...

Klubi i Grave Shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” kërkon që shtatorja Teutës ilire të vendoset në Ulqin

Klubi i Grave Shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” kërkon që shtatorja Teutës ilire të vendoset në Ulqin

Klubi i Grave Shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” në takimin mbarëkombëtar “Ditët e Mbretëreshës Teutë në Ulqin” 2018, ka festuar 15-vjetorin e shoqatës me shpresën që së shpejti ta shohin shtatoren e Teutës në Ulqin. Ky manifestim që për 14 vjet është organizuar në Zagreb, Zare dhe Shibnik, kësaj herë …

Më shumë...

Nesër në Deçan mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit Xhevat Sejfijaj e Sadri Vishaj

Nesër në Deçan mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit Xhevat Sejfijaj e Sadri Vishaj

Komuna e Deçanit i njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së se të martën më 11 shtator 2018, mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit sipas kësaj agjende: Ora 11:00, në Gllogjan, në  Kompleksin Memorial ,”Dëshmoret e Kombit”, përkujtohet dëshmori Xhevat Sejfijaj. Ora 11:30, …

Më shumë...