Lajmet

Kolektivi i aktivistëve dhe OJQ-ve në Ferizaj, organizon protestë kundër vrasjes së vajzave dhe grave

Dhuna ndaj femrave

Kolektivi i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare në Ferizaj, organizon protestë  për të shprehur revoltën ndaj vrasjes së vajzave dhe grave, dhe dhunës në përgjithësi. Kjo protestë mbahet, sot  në orën 12:00, si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, dhe në Prishtinë! Në njoftimin e organizatorëve thuhet se neglizhenca dhe …

Më shumë...

Më shumë se 1.658 qytetarë do të protestojnë për 1.658 të pagjetur qysh nga lufta e fundit në Kosovë

Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Marshi për të pagjeturit  do të mbahet më 30 gusht në ora 12:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe  do të vazhdojë përgjatë Sheshit “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skenderbeu”, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Secili  pjesëmarrës i marshit do të mbajë një pankartë me …

Më shumë...

Avni Arifi: Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Avni Arifi

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, në Bruksel, Avni Arifi, ka thënë se Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si formë e avancimit të pozitës së komunitetit serb në Kosovë. Arifi ka shkruar se në këtë qëndrim Kosova vazhdon të …

Më shumë...

Haradinaj, ka kërkuar mobilizimin e të gjitha institucioneve për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Therandës

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Therandë mund të arrijnë në miliona euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marr me  shqetësim lajmin për vërshimet në Suharekë. Ai ka kërkuar mobilizimin e të gjitha institucioneve për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune. Menjëherë kam kërkuar nga FSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të …

Më shumë...

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj përkrah idenë e kryetarit Thaçi për korrigjim kufijsh

Lirak Çelaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj po përkrah idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh. Ai ka shkruar se korrigjimi i kufijve është mundësia reale më e mirë për përfundimin e armiqësisë me Serbinë. Kosova dhe Serbia me këtë hap duhet të bëhen shembull pozitiv në …

Më shumë...

Shpend Ahmeti, konsideron se Hashim Thaçi nuk ka autorizim për ta drejtuar fazën finale të dialogut me Serbinë

Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së dhe i kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, konsideron se Hashim Thaçi nuk ka autorizim për ta drejtuar fazën finale të dialogut me Serbinë  Në një intervistë për “Zërin” Ahmeti ka thënë se PSD ka kërkuar ndërprerjen e pushimit të deputetëve, në mënyrë që të diskutohet rreth dialogut …

Më shumë...

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha me bashkëpunëtorët vizituan pacientët nga Malisheva, në dializë

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha me bashkëpunëtorët vizituan pacientët nga Malisheva, në dializë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi Liridon Hoti dhe ai për buxhet, Valon Mazreku, sot kanë vizituar pacientët nga Malisheva, të cilët janë në dializë dhe këtë shërbim e marrin në spitalin rajonal në Prizren. Nënkryetari Berisha, është njoftuar me gjendjen e tyre …

Më shumë...

Qeveria në Ankara është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Qeveria në Ankara është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Autoritetet në Turqi thonë se Qeveria në Ankara  është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tanishme midis dy aleatëve të NATO-s, dhe kjo po ndodh në një kohë kur Shtëpia e Bardhë është duke u përgatitur për të rritur …

Më shumë...

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Sot në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”  në Lypjan, është përuruar libri: “Januz Bajçica me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”, i autorit, Ahmet Qeriqi. Në fillim të fjalës së tij për librin, profesor, Adem Tasholli segmentoi disa çështje metodologjike që kanë të bëjnë me një vijë të prerë mes luftëtarëve nacionalistë …

Më shumë...

Lumezi: 19 mijë persona jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benificione nga shteti

Lumezi

Sipas kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benificione nga shteti. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Lumezi tha se prokurori që ka dhënë dorëheqje Elez Blakaj, ka bërë një “projekt-akuzë” ndaj disa personave për …

Më shumë...

Ministri, Abelard Tahiri, kërkon të rikthehet dinjiteti i plotë i veteranëve që i ka vulosur historia

Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka shkruar sërish për dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj, si dhe për çështjen e veteranëve të luftës, duke thënë hetimi për keqpërdorimin e listave të numrit të veteranëve nuk duhet parë nga asnjë perspektivë tjetër përveçse perspektivës ligjore. Tahiri shkruan se si ministër i Drejtësisë …

Më shumë...

Christian Heldt: Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e qartë në deklaratat e saj për korrigjimin e kufijve

Kancelarja Merkel: Racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e qartë në deklaratat e saj për korrigjimin e kufijve, pasi sipas tij këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë. Diplomati gjerman gjatë kësaj konference ka komentuar edhe për liberalizimin e vizave. Duke ofruar …

Më shumë...

Albin Kurti, duke folur për çështjen e korrigjimit të kufijve, ka thënë se Serbia kufijtë e vet i ka vizatuar me bajoneta

Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke iu referuar debateve të fundit për çështjen e korrigjimit të kufijve, ka thënë se Serbia kufijtë e vet i ka vizatuar me bajoneta. “Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe …

Më shumë...

Përfaqësuesit politikë nga Presheva e Bujanoci, kanë biseduar me diplomatin amerikan, Adam Shick

Përfaqësuesit politikë nga Presheva e Bujanoci, kanë biseduar me diplomatin amerikan, Adam Shick

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Presheva e Bujanoci,  në Preshevë, ndaras, kanë biseduar me përfaqësuesin e Ambasadës amerikane në Beograd, Adam Shick. Ata, siç njoftojnë agjencia serbe e lajmeve beta, kanë folur për pozitën e keqe të shqiptarëve që jetojnë në tri komuna në jug të Serbisë dhe njëkohësish kanë …

Më shumë...

Pjer Mirel, paralajmëron se skenari i shkëmbimit të territoreve bart rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin

Pjer Mirel, paralajmëron se skenari i shkëmbimit të territoreve bart rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin

Ish-sekretari i përgjithshëm i drejtorisë për zgjerim në Komisionin evropian, Pjer Mirel, shpreh shqetësim të madh për shkak të deklaratave për ndarje të Kosovës dhe paralajmëron se skenari i tillë bartë rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin. Ai shprehet  i habitur nga mos reagimi Komisionit evropian pas deklaratave të Thaçit …

Më shumë...

Kryetari, Thaçi, konstaton se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për bosnjëzim të Kosovës

Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi konstaton se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës. Në një intervistë për gazetën Epoka e Re ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë. Shefi i shtetit është zotuar se …

Më shumë...