Brickos

Lajmet

MASHT-i ka mirëpritur vendimin e autoriteteve turke për lejimin e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat e Turqisë

Ministria e Arsimit ka kërkuar që ora e parë mësimore t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mirëpritur vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore nga viti shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor parauniversitar. Ky është vendim shumë i rëndësishëm për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit …

Më shumë...

Familja dhe shokët e idealit përkujtojnë heroin e Kosovës, Fahri Fazliu në ditëlindjen e 54-të të tij

Fahri Fazliu

Familja dhe shokët e idealit përkujtojnë heroin e Kosovës, Fahri Fazliu në ditëlindjen e  tij, më 24 shkurt të vitit 1963, i cili sot do t’ i mbushte 54 vjet. Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit; uragan që, mbi të gjitha, kishte interesin e përgjithshëm; uragan që kurrë …

Më shumë...

Shoqata e Filozofëve të Kosovës dënon sulmin kundër shkrimtarit Azem Deliu

Shoqata e Filozofëve të Kosovës dënon fuqishëm sulmin ndaj anëtarit të saj, shkrimtarit Azem Deliu. Veprime të këtij lloji, jocivilizuese, janë sulm ndaj lirisë së mendimit dhe fjalës, autonomisë individuale, integritetit intelektual dhe sigurisë qytetare. Shoqata e Filozofëve të Kosovës shpreh shqetësimin se akte të tilla cënojnë vlerën më të …

Më shumë...

Ngritje profesionale për trajtimin e dokumentacionit pronësor që do të kthehet nga Serbia

Murat Meha

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha së bashku me një delegacion nga Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës janë duke qëndruar në një vizitë studimore profesionale në Norvegji. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave mes institucioneve …

Më shumë...

Ekspertët: Rritja e sipërfaqes së Malit të Zi tregon se sipërfaqja e Kosovës është tkurrur

Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Duke komentuar të dhënat e paraqitura të komisionit shtetëror për matjen e territorit të Kosovës, grupi i ekspertëve ka përkujtuar se nga të dhënat e reja mësohet se sipërfaqja e Malit të Zi tani është më e madhe dhe tregon se sipërfaqja e Kosovës është tkurrur. Hulumtimi ynë për demarkim …

Më shumë...

Hoxhaj: Kryeministri i Serbisë po zhvillon luftë informative kundër Republikës së Kosovës

Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i ka deklaruar revistës gjermane “Tageblatt” se kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq po zhvillon luftë informative kundër Republikës së Kosovës. Ne nuk duam ta ngrisim asnjë retorikë luftarake. Por në anën tjetër, Aleksander Vuçiç po zhvillon një luftë informative të stilit rus. Unë …

Më shumë...

Rama: Ballkani rrezikohet nga ndikimi rus

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka deklaruar gazetës britanike “The Telegraph” se Ballkani rrezikohet nga ndikimi rus. Ai ka paralajmëruar se nëse administrata e kryetarit të ri të Shteteve të Bashkuara të Ameriksës, Donald Trump injoron rajonin e Ballkanit atëherë ky rajon do të bjerë nën ndikimin e Rusisë. …

Më shumë...

Syla: Qytetarët shpenzojnë afër 150 milionë euro në vit për shërim jashtë Kosovës

Blerim Syla: Kosova t’i ndjek hapat e Evropës në mënyrë që të mos bëjnë hapje të shpejtë

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka njoftuar se qytetarët shpenzojnë afër 150 milionë euro në vit për shërim jashtë Kosovës. Ai bërë të ditur se këto të dhëna janë marr nga statistikat e Bankës Botërore. Shërbimet mjekësore në vend vazhdojnë të mbesin të mangëta andaj edhe qytetarët kërkojnë …

Më shumë...

Ekspertët e komisionit për matjen e territorit rikonfirmuan se Kosova ka 10 mijë e 905.25 km2

Ekspertët e komisionit për matjen e territorit rikonfirmuan se Kosova ka 10 mijë e 905.25 km2

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, përmes zëdhënësit Tomor Qela konfirmuan përmes një konference për ditën e sotme si të fundit për konsultime lidhur me raportin për matjen e territorit. Qela tha se ata ftojnë të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces që të …

Më shumë...

Kuçi reagoi kundër Lutfi Hazirit për deklaratën ndaj Veselit

Hajredin Kuçi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka reaguar pas deklaratës se nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili  dy ditë më parë tha se dështimi eventual i ratifikimit të demarkacionit do t’i atribuohet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kuçi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë se PDK-së, …

Më shumë...

Gjuha shqipe futet ne gjimnazet e Turqisë

Gjuha shqipe futet ne gjimnazet e Turqisë

Duke filluar nga shtatori, në vitin e ri akademik në Turqi, Ministria turke e Edukimit do t’iu ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar edhe dy gjuhë të reja: gjuhën shqipe dhe gjuhën boshnjake. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga një zyrtar i Ministrisë, i cili ka shtuar se …

Më shumë...

Studentët do të dorëzojnë peticionin për lirimin e Haradinajt

Ramush Haradinaj Gjykatë

Organizata “Demokracia Studentore” sot do të dorëzojë peticionin për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, në Ambasadën e Francës. Ky peticion është bërë për t’i mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ç’rast janë mbledhur nënshkrimet e studentëve të Universiteteve të Kosovës kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, …

Më shumë...

Shqipëri: Opozita paralajmëron bllokim të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë

Partia kryesore opzitare në Shqipëri dje ka paralajmëruar se do ta bojkotojë punën e Kuvendit, në përpjekjet për ta përmbysur kryeministrin socialist, Edi Rama, para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në qershor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të kthehej në Kuvend vetëm për të …

Më shumë...

David Philips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve

David Philips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve

Izolimi dhe refuzimi që po ia bën në vazhdimësi Evropa shtetit të vetëm në Ballkan pa liberalizim të vizave është duke kontribuuar që shtetasit e Kosovës  të kthehen nga Lindja, ndërkohë që fuqi të mëdha si Turqia janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi  për agjendat islamike. Kështu ka thënë David …

Më shumë...

Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës kërkojnë nga komunat që të punësojnë veteranët

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një shkrese i drejtohen kryetarëve të komunave të Kosovës, lidhur me obligimet dhe përgjegjësitë e komunave në implementimin e ligjit nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Kjo shkresë është vetëm një nga veprimet …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-kryetarin e Kroacisë, Stjepan Mesiq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-kryetarin e Kroacisë, Stjepan Mesiq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-kryetarin  e Kroacisë, Stjepan Mesiq. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi z Mesiq  për zhvillimet në Kosovë dhe progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe proceset tjera.  Ai ka falënderuar presidentin Mesiq për kontributin e dhënë për Kosovën …

Më shumë...